Detoksikacija || Klinika za lečenje bolesti zavisnosti VIP Vorobjev
  • Srpski jezik
  • Engleski jezik
  • Francuski jezik
  • Nemački jezik
  • Ruski jezik
  • Španski jezik
  • Italijanski jezik
  • Bugarski jezik
  • Grčki jezik
  • Arapski jezik
  • Iranski jezik
  • Albanski jezik
Menu
Menu
  • Detoksifikimi

    Detoksifikimi është faza fillestare në të cilën personi i varur merr tretjet e domosdoshme nëpërmjet infuzionit, procedurave dhe ilaçeve. I gjithë procesi përshpejton dhe lehtëson eliminimin e substancës adiktive nga organizmi. Gjithashtu është një mënyrë e zbutjes apo parandalimit të krizës së abstinencës ndërsa në organizëm vendoset ekuilibri i dëmtuar.

    Detoksifikimi për shkak të abuzimit me droga

    Mjekët përdorin detoksifikimin tek abuzimi me droga për të zvogëluar apo zbutur simptomat që paraqiten tek personi i varur derisa në të njëjtën kohë i ndihmon që të vazhdojë më përpjekjet për t’u shëruar dhe përshtatur me jetën pa drogë. 

    Detoksifikimi nuk është i drejtuar në shërimin e varësisë, por paraqet hapin e parë në trajtim afatgjatë.

    Gjatësia kohore e trajtimit varet nga lloji i substancës së përdorur. Kryesisht vetë procesi zgjat shkurt: prej disa ditë deri në një javë.

    Kriza e abstinencës dhe detoksifikimi

    Kriza e abstinencës është një gjendje jashtëzakonisht e pakëndshme që paraqitet tek njerëzit të cilët ndalojnë përnjëherë që përdorin substancat prej të cilave kanë qenë të varur. Paraqiten këto simptoma: dhimbje në muskuj, dridhjet e trupit, delirium tremensi, sulmet e panikut, ankthi dhe ndryshimi i disponimit.

    Personat e varur shumë vështirë mund ta durojnë abstinencën në kushte shtëpiake, kështu që rekomandohet ngrohtë që trajtimi dhe detoksifikimi të bëhen në kushte spitalore. Sipas fjalëve të ekspertëve, tek personat që trajtohen nga varësia, sidomos nga narkotikët, krizat mund të jenë të tmerrshme. Pikërisht për këtë arsye, këtu është ekipi i ekspertëve që kryen mbikëqyrjen e vazhdueshme dhe përcjelljen e gjendjes së pacientit për t’i lehtësuar atij përballjen me këto momente të vështira. 

    sobe za procedure klinika vip vorobjevDetoksifikimi nga alkooli

    Alkooli është një substancë psikoaktive e cila si droga, është pjesë e sistemit PAS.

    Detoksifikimi nga alkooli është një proces gjatë së cilit organizmi i personit të varur nga alkooli kthehet në normalitet pasi të mësohet me futjen konstante të pijes pas një periudhe të gjatë, episodike apo të përditshme.

    Varësia serioze nga alkooli rezulton me zvogëlimin e numrit GABA, receptorëve neurotransmetues. Tërheqja e pavarur nga alkooli pa ndihmë mjekësore mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, e cila madje edhe mund të jetë e rrezikshme për jetën. 

    Është pak e njohur që gjendja e deliriumit,  në të cilën hyjnë personat që ndalojnë përnjëherë përdorimin e alkoolit, është vdekjeprurëse në 10% të rasteve, sepse mund të shkaktojë sulm në tru apo në zemër.

    Detoksifikimi nga alkooli nënkupton pastrimin e organizmit plotësisht pa dhimbje dhe sigurt. Gjatë gjumit trupi juaj së të thithë nëpërmjet infuzionit vitamina, aminoacide, minerale dhe përbërës tjerë vital. Kur të zgjoheni të gjitha simptomat e krizës siç janë dridhjet e trupit, drithërima, mundimi, dhimbjet dhe nervozizmi, do të zvogëlohen për 90%.

    Pas lirimit të organizmit nga alkooli vjen deri tek prodhimi i shtuar i endorfinës në organizmin tuaj, do të humbasë dëshira për alkool, dhe ju do të ndjeheni i fuqishëm dhe i shëndetshëm, do t’ju shtohet apetiti dhe gjumi do të jetë më kualitativ dhe pa makth.

    Mendimi juaj për alkoolin do të ndryshoj dhe do të keni qëndrim negativ për të, sepse ju ka shkatërruar jetën dhe ju ka pamundësuar të jetoni normalisht dhe i shëndetshëm.

    Pas detoksifikimit, i cili është vetëm fillimi, aplikohen dhe trajtime tjerë me qëllim të trajtimit të problemit të varësisë, i cili ka shkaktuar abuzimin me alkool, dhe kjo para së gjithash nënkupton mbështetjen e psikiatrit dhe psikologut, si dhe puna e vazhdueshme për vetveten.

    Tek shumica e njerëzve nevojiten prej katër deri në shtatë ditë që personi të pastrohet plotësisht nga alkooli.

    Në klinikën tonë ekziston edhe mundësia e vendosjes së bllokuesit-implant, dhe me vendosjen e tij trupi juaj ndalon së reaguari në alkool, ndërsa përdorimi i tij bëhet i pakuptimtë.

    Për t’ju ndihmuar që periudhën e adaptimit ta kaloni sa më lehtë, klinika jonë ju ofron mbështetje shtesë në 12 muajt e ardhshëm.

    Detoksifikimi në klinikën tonë

    Në klinikën tonë bëjmë përshtatjen e qasjes për secilin pacient. Tek disa është e mjaftueshme terapia farmakologjike, por ky është vetëm hapi i parë, i cili duhet të ndërmerret domosdoshmërish. Pas përfundimit të detoksifikimit, i cili është plotësisht pa dhimbje, personat e varur janë deri diku të rikuperuar por është e detyrueshme të vazhdohet me trajtim dhe kontrollime në 12 muajt e parë, për të siguruar rikuperimin e tyre.

    Ajo që pason është shumë më e vështirë dhe më e rëndësishme, e kjo është tërheqja psikologjike, përkatësisht humbja e dëshirës për substanca adiktive.

    Për këtë qëllim, kemi hartuar dhe hartojmë në vazhdimësi programe të terapisë dhe mbështetjes, të cilët janë të domosdoshëm që pacientët të përballojnë tundimet të cilët para tyre i vendosin substancat adiktive.

    Terapitë individuale e grupore dhe bisedat me psikologun do të ndihmojnë që të kuptoni thelbin e problemti, dhe që të merreni me varësinë edhe në nivel të ndërdijes. Do ta doni veten tuaj të re dhe do të kuptoni që konsumimi i alkoolit ka ndikuar që të largoheni nga njerëzit të cilët kanë qenë në çdo moment të gatshëm që t’ju ndihmojnë. Do të dëshironi të jetoni jetën në maksimum, të bëni miq të ri, të ndërtoni përsëri miqësitë e prishura dhe ajo që është më e rëndësishme do të jeni krenar me veten që keni arritur të hapni një faqe të re dhe më të bukur në jetën tuaj.  

    Të fundit nga blogu ynë

    • Vitin e suksesshëm në punë e rrumbullakuam me një festë në restorantin Filmski Grad

      Vitin e suksesshëm në punë e rrumbullakuam me një festë në restorantin Filmski Grad

      Edhe një vit i shkëlqyeshëm për ne është drejtë fundit, dhe këtë rast e shfrytëzuam të festojmë sukseset e shumta që e shënuar këtë vit. Kemi arritur rezultate të shkëlqyeshme dhe kemi shëruar shumë njerëz që na u drejtuan për ndihmë. Prioriteti jonë është që me ritëm të njëjtë të vazhdojmë edhe në vitet në

      Lexo me shume
    • Viktimat e varësisë – Fëmijët e lënë pas dore

      Viktimat e varësisë – Fëmijët e lënë pas dore

      Viktima të varësisë janë të gjithë anëtarët e familjes, por edhe rrethi i afërt. Përdorimi i  drogës dhe alkoolit janë të njohur prej kohësh. Por, kohërat moderne kanë sjell ekspansion të vërtetë. Alkoolizmi në familje është problem gjithnjë e më i shpeshtë në shoqëri, ndërsa varësia nga substanca të ndryshme ilegale ka arritur përmasat e epidemisë

      Lexo me shume

Features

Klinika za bolesti zavisnosti Dr Vorobjev

Being in control of your life and having realistic expectations about your day-to-day challenges are the keys to stress management.

— Josh Billings