Diagnoza - VIP Vorobjev
  • Srpski jezik
  • Engleski jezik
  • Francuski jezik
  • Nemački jezik
  • Ruski jezik
  • Španski jezik
  • Italijanski jezik
  • Bugarski jezik
  • Grčki jezik
  • Arapski jezik
  • Iranski jezik
  • Albanski jezik
Menu
Menu
  • Diagnoza

    Diagnostifikimi është një procedurë përmes së cilës përcaktohet prania apo mungesa e sëmundjeve dhe përmes së cilës bëhet radhitja në një kategori të caktuar të diagnostifikimit. Në këtë proces vërehen simptomat dhe shenjat e sëmundjes. Simptomat janë probleme subjektive të cilët pacienti i përjeton, ndërsa shenjat janë ato që janë të dukshme objektivisht. Diagnostifikimi është faza më e rëndësishme e trajtimit sepse vetë thelbi i diagnozës është vlerësimi i gjendjes së përgjithshme fizike dhe psikike të pacientit.

    Pse kemi nevojë për diagnostifikim?

    Pa diagnostifikim të mirë dhe preciz është e pamundur të vendoset një diagnozë e mirëfilltë. Për këtë arsye në fillim të trajtimit të pacientit nga sëmundjet e varësisë në klinikën tonë diagnostifikimi është faza e parë. Përmes tij, vijmë deri tek vlerësimi i gjendjes psikike por edhe fizike të pacientit.

    Kontrollimi standard për diagnostifikim përfshin: testin e urinës, testin për hepatit B dhe C, për HIV dhe analizat e përgjithshme të gjakut, dhe EKG-në tek mjeku internist.

    Nëse gjatë procesit të diagnostifikimit arrijmë të zbulojmë që pacienti ka devijime serioze në teste laboratorike dhe/ose në rast të pranisë së faktorëve të rrezikut, klinika VIP Vorobjev bashkëpunon me ekspertë dhe klinika eminente në Serbi për t’i angazhuar shtesë në diagnostifikimin e detajuar dhe strategjinë e trajtimit. 

    dijagnostika klinika vip vorobjev

    Gjithashtu përveç diagnostifikimit në klinikën tonë i ofrojmë pacientëve tanë dhe kontrollime të detajuara që i kryejmë në klinikat tona partnere. Në këtë mënyrë mund të ofrojmë kontrollime MRI, EEG apo ultrazë, incizime rëntgen, kontrollime endoskopike si dhe konsultime të kardiologut, neurologut, endokrinologut dhe specialistëve tjerë.

    Këta teste specifike gjatë diagnostifikimit nuk janë të përfshirë në çmimin e trajtimit dhe paguhet shtesë. Klinika VIP Vorobjev ju ofron gjithashtu edhe teste specifike laboratorike përmes të cilëve detektojmë praninë e ilaçeve në gjak, urinë dhe lëngjet tjera trupore.

    Diagnostifikimi psikiatrik

    Diagnostifikimi në psikiatri është me specifik në krahasim me diagnostifikimin në mjekësinë somatike. Derisa në mjekësinë somatike diagnostifikimi përdoret për klasifikimin e gjendjeve somatike, në psikiatri diagnostifikimi përdoret për klasifikimin e sëmundjeve mentale.   

    Duke marr parasysh që çrregullimet mentale kanë status të konstrukteve hipotetike, duhet që më me kujdes dhe vëmendje t’i qasemi diagnostifikimit, sepse çrregullimet mentale si edhe vetë psikika janë të ndryshueshme në raport me sëmundjet somatike. Gjithashtu, tek sëmundjet somatike kemi tregues objektiv të sëmundjes, në psikiatri mbështetemi në dëshmitë e pacientit që shpesh janë të pakuptueshme, dhe nl përshtypje rreth sjelljeve të tij në situata të ndryshme.   

    Edhe një specifikë e diagnostifikimit në psikiatri edhe vetë specifika e çrregullimeve mentale.

    Tregimet e pacientëve rreth problemeve të tyre janë shpesh të dhimbshëm dhe provokues, si për të ashtu edhe për familjen e tij.

    Diagnoza shpesh tërheq edhe stigmën, përkatësisht qëndrimin negativ ndaj njerëzve që vuajnë nga çrregullimet mentale. Këtij hapi të parë i qasemi me kujdes për të minimizuar sikletet që diagnostifikimi psikiatrik mund të shkaktojë.

    Diagnostifikimi psikologjik

    Psikodiagnostifikimi i referohet aplikimit të diagnostifikimit në fushën e psikologjisë klinike të plotësuar me përshkrimin e personaliteteve dhe implikimeve për trajtimin e çrregullimeve. Psikodiagnostifikimi është specifikë e psikologjisë akademike sepse psikologjia akademike ka zhvilluar instrumente përmes së cilëve personaliteti mund të vlerësohet dhe përshkruhet.

    Psikodiagnostifikimi përfshin evidentimin e informatave themelore rreth pacientit. Intervistën diagnostifikuese dhe bateri të llojllojshme të testeve. Me ndihmën e kësaj mund të vlerësojmë nivelin intelektual të personit, tiparet e personalitetit dhe praninë apo mungesën e çrregullimeve mentale.

    Psikodiagnostifikimi është mjet themelor i psikologëve klinik, të cilët janë ekspertë të vetëm të aplikojnë metodat e vlerësimit psikodiagnostifikues dhe të interpretojnë rezultatet tek të cilët vijnë me ndihmën e metodave që përdorin. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për deficit intelektual, problemet në raportet ndërnjerëzore apo çrregullimet e sjelljes, psikodiagnostifikimi i ofron psikologëve mjet me ndihmën e të cilit mund të vijnë deri tek diagnoza por edhe deri tek përshkrimi gjithëpërfshirës i personalitetit.

    Përveç përshkrimit të fuqive dhe dobësive të pacientit, psikodiagnostifikimi gjithashtu ofron udhëzime të dobishme për trajtim të mëtutjeshëm. Varësisht prej diagnozës, është e mundur të ofrohet psikoterapi e caktuar e cila është më adekuate për një çrregullim të caktuar. Kështu për shembull ekziston pëlqimi që fobitë më së miri shërohen me ndihmën e terapisë behaviorale ndërsa trajtimi i sëmundjeve të varësisë kërkon qasje multidisiplinare. 

    Gjëja themelore tek psikodiagnostifikimi është një pyetje e mirë referimi, përkatësisht pyetja me të cilën fillojmë procesin e vlerësimit klinik, sepse vlerësimi klinik duhet gjithnjë t’i përgjigjet pyetjeve paraprakisht të hartuara dhe të shtruara.  

    Psihološka dijagnostika klinika VIP Vorobjev

    Kujt i dedikohet psikodiagnostifikimi?

    Të rriturit paraqiten me vetiniciativë apo sipas rekomandimit të psikiatrit apo neurologut. Në rastet kur personat shfaqin sjellje problematike në punë, kompania në të cilën punon personi mund të kërkojë shërbimet e psikologut, konkretisht psikodiagnostifikimin.

    Psikodiagnostifikimi rekomandohet për:

    • Personat që kanë probleme emocionale dhe të cilët gjithmonë janë në gjendje krize;
    • Personat që kanë sulme paniku dhe ankth të vazhdueshëm;
    • Personat për të cilët dyshohet që vuajnë nga çrregullimet e personalitetit;
    • Personat për të cilët dyshohet se kanë diagnozën e skizofrenisë;
    • Personat me deficit intelektual, përqendrim të dobët dhe çrregullime të vëmendjes;
    • Personat që për një kohë të gjatë shfaqin shenja të depresionit.

    Sa zgjat procesi i psikodiagnostifikimit?

    Procesi i psikodiagnostifikimit zgjat në varësi të numrit të testeve që janë përzgjedhur dhe nga vetë pacienti.

    Testimi afatgjatë zakonisht kërkon përpjekje dhe shkakton lodhje tek pacienti. Në raste të këtilla është mirë të bëhen pauza dhe procesi i testimit të ndahet në disa ditë. Rezultati final i psikodiagnostifikimit është shkrimi i raportit psikologjik në të cilin gjenden edhe implikimet për trajtim të mëtutjeshëm.  

    Në klinikën tonë ofrojmë psikodiagnostifikim të detajuar dhe plan të trajtimit të cilin ia përshtatim çdo pacienti me qëllim që të maksimizojmë efikasitetin e trajtimit. Ekipi ynë i ekspertëve, i cili përbëhet prej psikiatërve dhe psikologëve, do t’ju ofrojë mbështetje profesionale që të kaloni shëroheni me sukses nga çrregullimet mentale.

    Më shumë nga blogu ynë

    • Vitin e suksesshëm në punë e rrumbullakuam me një festë në restorantin Filmski Grad

      Vitin e suksesshëm në punë e rrumbullakuam me një festë në restorantin Filmski Grad

      Edhe një vit i shkëlqyeshëm për ne është drejtë fundit, dhe këtë rast e shfrytëzuam të festojmë sukseset e shumta që e shënuar këtë vit. Kemi arritur rezultate të shkëlqyeshme dhe kemi shëruar shumë njerëz që na u drejtuan për ndihmë. Prioriteti jonë është që me ritëm të njëjtë të vazhdojmë edhe në vitet në

      Lexo me shume
    • Viktimat e varësisë – Fëmijët e lënë pas dore

      Viktimat e varësisë – Fëmijët e lënë pas dore

      Viktima të varësisë janë të gjithë anëtarët e familjes, por edhe rrethi i afërt. Përdorimi i  drogës dhe alkoolit janë të njohur prej kohësh. Por, kohërat moderne kanë sjell ekspansion të vërtetë. Alkoolizmi në familje është problem gjithnjë e më i shpeshtë në shoqëri, ndërsa varësia nga substanca të ndryshme ilegale ka arritur përmasat e epidemisë

      Lexo me shume

Features

Klinika za bolesti zavisnosti Dr Vorobjev

Being in control of your life and having realistic expectations about your day-to-day challenges are the keys to stress management.

— Josh Billings