Podrška nakon lečenja || Klinika za lečenje bolesti zavisnosti VIP Vorobjev
  • Srpski jezik
  • Engleski jezik
  • Francuski jezik
  • Nemački jezik
  • Ruski jezik
  • Španski jezik
  • Italijanski jezik
  • Bugarski jezik
  • Grčki jezik
  • Arapski jezik
  • Iranski jezik
  • Albanski jezik
Menu
Menu
  • Mbështetje pas trajtimit

    Trajtimi i suksesshëm është pjesa më e madhe e punës. Por, mbështetja pas trajtimit është shumë e rëndësishme që gjërat të mos kthehen në nivelin e mëparshëm të funksionimit.

    Çfarë është mbështetja pas trajtimit?

    Mbështetja pas trajtimit është proces i vazhdueshëm i përcjelljes dhe inkurajimit të pacientit të dikurshëm që të ruajë mënyrën e shëndetshme të jetesës dhe funksionimit.   

    Çfarë është mbështetja pas trajtimit?

    Kur përfundon procesi i trajtimit, anëtarët e familjes janë të lumtur por njëkohësisht edhe të shqetësuar. Ata janë në gjendje të reagojnë edhe në imtësinë më të vogël që mund ta ndërlidhin me jetën e dikurshme që personi i varur e ka bërë. Nganjëherë kjo është e arsyeshme, por nganjëherë ketë janë alarme të rrejshme. 

    Kjo rezulton me situata të tensionuara dhe me konflikte. Ndërsa personi i varur mund që përsëri t’i kthehet substancës si mënyrë e ikjes nga problemi.

    Çështja kyçe është që familja t’i ofrojë mbështetje personit të varur, e nëse nuk është e sigurt si ta bëjë këtë, mund të informohet rreth kësaj çështje në klinikën tonë VIP Vorobjev.

    Pse është e rëndësishme mbështetja pas trajtimit?

    Mbështetja pas trajtimit është e rëndësishme për shumë arsye.

    Para së gjithash, ajo ofron mbështesë për pacientin. Në këtë mënyrë forcohen bindjet e tij që mund të mbetet i shëndetshëm edhe pas largimit nga enti. Mbështetja pas trajtimit i jep shpresë dhe e forcon pacientin.* 

    Nëse mungon mbështetja pas trajtimit, ndërsa ndryshimi i arritur nuk ruhet, pacienti mund të hyjë në krizë dhe të ndodh relapsi. Relapsi është kthimi i gjendjes së mëparshme pas shërimit të dukshëm. 

    Mbështetja pas trajtimit dhe hospitalizimi

    podrška nakon lečenja

    Hospitalizimi është i domosdoshëm dhe efikas, sidomos kur bëhet fjalë për sëmundjet e varësisë, pasi që ato më së miri trajtohen në një rreth të mbrojtur. Klinika jonë VIP Vorobjev dallon nga klinikat tjera për nga komfori, rehatia dhe arredimi modern. Ne përpiqemi që pacientët tonë të ndjehen maksimalisht komod tek ne, dhe të harrojnë që janë në trajtim.

    Mbështetja pas trajtimit synon integrimin e pacientëve në jetën e përditshme, të jetojnë në komunitet dhe jo të vetëm, dhe të rujnë kapacitetet e tyre.

    Mbështetja pas trajtimit tek ne

    Në klinikën tonë besojmë që mund të bëjmë diçka për pacientët tanë edhe kur largohen nga klinika jonë.

    Ne e dimë që riintegrimi në shoqëri mund të jetë stresues për personin i cili sapo është shëruar nga sëmundja e varësisë.  

    Është e nevojshme të ndryshohet rrethi i njerëzve me të cilët ish personi i varur është shoqëruar. Kjo kërkon përvetësimin e aftësive të reja sociale dhe forcim të vetëbesimit.

    Sëmundja për një kohë të caktuar hendikepon personin dhe ia merr gjithë vëmendjen dhe kohën. Është e nevojshme përmbajtja e deri te kjo përmbajtje personi nuk mund të vijë i vetëm, dhe së paku në fillim ka nevojë për udhëheqje. Për këtë arsye mbështetja pas trajtimit në klinikën tonë zë një vend të veçantë.

    Mbështetja pas trajtimit dhe rregullat tona

    Që të shëroheni me sukses dhe të qëndroni të shëndetshëm, pasi që jeni shëruar tek ne, sipas ekspertëve tanë, duhet t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

    • Përkushtim ndaj punës apo studimeve për të shmangur mërzinë dhe kohën e lirë, që mund të provokojnë kthimin tek substancat;
    • Ndalimi i përdorimit të substancave dhe mundësia që problemet të zgjidhen pa to;
    • Ndalimi i përdorimit të ilaçeve që shkaktojnë varësi;
    • Kontrollim i rregullt dhe respektimi i terapisë për të ruajtur ndryshimet e arritura;
    • Vizita pedagogut special dhe ushtrimet që ndihmojnë personin të përballet me sfidat e riintegrimit;
    • Masat kundër recidivëve për të ruajtur qëndrueshmërinë e gjendjes psikike.

    Më mbështetjen adekuatë që do ta gjeni në klinikën tonë VIP Vorobjev, respektimi i këtyre rregullave nuk duhet të jetë shumë i vështirë. Mbështetja pas trajtimit përforcon rezultatet e trajtimin dhe inkurajon personin për arritje te reja.

    Të fundit nga blogu ynë

    • Vitin e suksesshëm në punë e rrumbullakuam me një festë në restorantin Filmski Grad

      Vitin e suksesshëm në punë e rrumbullakuam me një festë në restorantin Filmski Grad

      Edhe një vit i shkëlqyeshëm për ne është drejtë fundit, dhe këtë rast e shfrytëzuam të festojmë sukseset e shumta që e shënuar këtë vit. Kemi arritur rezultate të shkëlqyeshme dhe kemi shëruar shumë njerëz që na u drejtuan për ndihmë. Prioriteti jonë është që me ritëm të njëjtë të vazhdojmë edhe në vitet në

      Lexo me shume
    • Viktimat e varësisë – Fëmijët e lënë pas dore

      Viktimat e varësisë – Fëmijët e lënë pas dore

      Viktima të varësisë janë të gjithë anëtarët e familjes, por edhe rrethi i afërt. Përdorimi i  drogës dhe alkoolit janë të njohur prej kohësh. Por, kohërat moderne kanë sjell ekspansion të vërtetë. Alkoolizmi në familje është problem gjithnjë e më i shpeshtë në shoqëri, ndërsa varësia nga substanca të ndryshme ilegale ka arritur përmasat e epidemisë

      Lexo me shume

Features

Klinika za bolesti zavisnosti Dr Vorobjev

Being in control of your life and having realistic expectations about your day-to-day challenges are the keys to stress management.

— Josh Billings