Psikoterapia - VIP Vorobjev
  • Srpski jezik
  • Engleski jezik
  • Francuski jezik
  • Nemački jezik
  • Ruski jezik
  • Španski jezik
  • Italijanski jezik
  • Bugarski jezik
  • Grčki jezik
  • Arapski jezik
  • Iranski jezik
  • Albanski jezik
Menu
Menu
  • Psikoterapia

    Psikoterapia në klinikën VIP Vorobjev ka një rol të madh, sepse përveç pacientëve që kanë një formë të mosfunksionimit psikik (depresioni, ankthi, sulmet e panikut, fobitë…) paraqet një trajtim të pashmangshëm të shërimit të sëmundjeve të varësisë (narkomania, alkoolizmi, bixhozi, tabletomania…).

    Pra, psikoterapia është e rëndësishme tek tejkalimi i të gjitha llojeve të problemeve.

    Çdo njeri është tregim në vete, dhe secili prej nesh ka probleme, frika dhe dyshime të cilat biseda zgjidhen më së miri. Pikërisht për këtë, në klinikën tonë, hartojmë plan individual, përmes së cilit i qasemi zgjidhjes se problemeve.

    Përse është e dobishme psikoterapia?

    Psikoterapia i ndihmon individit që të përballet me problemet dhe të arrijë ndryshimet e dëshiruara në jetën e tij. Ndryshimi është diçka të cilin e aspirojnë të gjithë në një periudhë të jetës por rruga deri tek ndryshimi nuk është e lehtë dhe na nevojitet ndihmë.

    Përveç që është një metodë e përzgjedhjes tek çrregullimet psikike, ajo nuk është e kufizuar vetëm në fushën e patologjisë. Psikoterapia gjithashtu i ndihmon njerëzit e shëndoshë që të rikthejnë kënaqësinë dhe të avancojnë jetën e tyre.

    Sot, për fat të keq, stresi është pjesë e përditshmërisë, ndërsa problemet me të cilët për çdo ditë ballafaqoheni, natyrisht që ndikojnë në psikikë. Pikërisht për këtë arsye psikoterapia ka një rëndësi kruciale! Ajo është një metodë e rritjes personale dhe dobi nga ajo mund të kenë të gjithë. Ndihmon në zgjidhjen e raporteve familjare dhe ndërmjet partnerëve, të menaxhoni stresin, si dhe tek përmirësimi i aftësive për punë. 

    Në procesin e psikoterapisë, ju ndihmojmë që të perceptoni dhe pranoni veten, shqyrtoni sjelljet dhe veprimet tuaja, si dhe të siguroni një pasqyrë reale rrethp personave dhe botës që ju rrethon.

    video

    Psikoterapia dhe sëmundjet e varësisë

    Kur bëhet fjalë për sëmundjet e varësisë, psikoterapia i mundëson personit të gjejë alternativa për mënyra jo të shëndetshme të funksionimit. Kjo është një detyrë shumë sfiduese kur bëhet fjalë për sëmundjet e varësisë por nuk është e pamundur. Psikoterapia është e domosdoshme për të ndërtuar një personalitet më i shëndoshë i një ish personi të varur. 

    Të gjithë njerëzit janë të ndryshëm, kjo vlen edhe për personat e varur. Për këtë arsye plani i trajtimit dhe i qëllimeve duhet nga fillimi të përshtatet për çdo rast konkret për të arritur rezultatet më të mira të mundshme.

    Psikoterapia në masë të madhe varet nga vullneti dhe përkushtimi i personit që ka kërkuar ndihmë, dhe lirisht mund të themi që kur këta dy faktorë ekzistojnë, suksesi i saj është i pashmangshëm.

    Raporti ndërmjet psikoterapistit dhe klientit

    Ajo që njerëzit më së shpeshti i frikësohen kur vendosin për psikoterapi është nëse ajo që është thënë do të mbetet ndërmjet tyre dhe terapistit.

    Psikoterapia hap tema të dhimbshme dhe të vështira. Personi shpesh i komunikon veprimet dhe ndjenjat nga të cilat turpërohet dhe të cilat vështirë ia pranon edhe vetvetes, a lëre më tjerëve.

    psikoterapia të zhvillohet si duhet thelbësore është besimi ndërmjet terapistit dhe klientit, si dhe konfidencialiteti. Të gjitha të janë thënë mbeten ndërmjet trapistit dhe klientit. Mund të jeni së sigurt që në klinikën tonë VIP Vorobjev është i garantuar diskrecioni.  

    Qëllimi i psikoterapisë është risocializimi dhe riintegrimi

    Qëllimi i psikoterapisë është ndryshimi gradual i sjelljeve dhe bindjeve të pacientit. Përveç kësaj, qëllim është kthim i tij në rrethin shoqëror, përkatësisht risocializimi dhe riintegrimi.

    Varësia lë pasoja fizike, psikike dhe sociale. Derisa pasojat fizike eliminohen me metodën e detoksifikimit, psikoterapia eliminon pasojat psikike dhe sociale. Disa prej tyre janë:

    • Gjumi i çrregulluar;
    • Ndryshimi i personalitetit;
    • Zvogëlimi i interesit për të gjitha përveç substancave;
    • Ankthi;
    • Paranoja;
    • Depresioni;
    • Reagimet psikotike;
    • Mendimet për vetëvrasje;
    • Humbja e kuptimit të jetës;
    • Humbja e punës;
    • Divorci dhe shkatërrimi i familjes;
    • Prirja për veprime kriminele;
    • Sulmet e panikut;
    • Stresi;
    • Frika ;
    • Izolimi social
    • Mendimet dhe veprimet obsesivo-kompulsive …

    Të gjitha këto pasoja është e mundur të tejkalohen duke punuar për vetveten dhe me bashkëpunim me psikologët dhe psikiatër e klinikës sonë, duke ndjekur udhëzimet dhe rekomandimet, që çojnë në shërim dhe rehabilitim të plotë.

    Psikoterapia ju ofron mundësinë që pa gjykuar dhe pa shikime “të drejtpërdrejta” të thoni të pathënat, ju ndihmon të hyni në kontakt me veten dhe me emocionet tuaja të vërteta dhe të forconi potencialin dhe forcat e brendshme që i keni, të përmirësoni dhe të krijoni raporte më të mira me njerëz tjerë, por kjo gjithashtu ju mëson se si në të ardhmen të përballeni me rrethanat e paparashikuara jetësore, me problemet, stresin dhe sfidat.

    Në klinikën tonë VIP Vorobjev faza e risocializimit dhe riintegrimit zgjat disa muaj dhe gjatë kësaj faze personi gradualisht merr përgjegjësinë për veten dhe i kthehet jetës normale. Në gjithë këtë ekspertët tanë, së bashku me familjen ofrojnë mbështetje konstante, e cila në rrugën drejt shërimit është më e rëndësishmja.

    Psikoterapia në klinikën tonë

    Ne kujdesemi rreptësisht që të mbrohet privatësia e secilit prej jush. Në klinikën tonë i ofrohet ndihma secilit që ka nevojë për të, në mënyrë anonime, dhe mund të paraqiteni me çfarëdo emri. 

    Klinika VIP Vorobjev ka traditë shumëvjeçare dhe reputacion në trajtim të suksesshëm të sëmundjeve të varësisë, si dhe të gjithë çrregullimeve tjerë mental dhe problemeve psikike, që i sjell jeta e përditshme.

    Ndihma e psikologut nganjëherë është e nevojshme dhe kur dëshirojmë që perceptojmë dhe pranojmë problemet e përditshme, që na krijojnë stres dhe na pamundësojnë funksionimin normal. duke iu falënderuar ekspertizës, vullnetit dhe përvojës shumëvjeçarepunonjësve tanë, zgjidhja është gjithnjë e mundshme, pa marr parasysh për çfarë problemi bëhet fjalë.

    Të fundit nga blogu ynë

      • 27/12/2018
      • 0
      Vitin e suksesshëm në punë e rrumbullakuam me një festë në restorantin Filmski Grad

      Vitin e suksesshëm në punë e rrumbullakuam me një festë në restorantin Filmski Grad

      Edhe një vit i shkëlqyeshëm për ne është drejtë fundit, dhe këtë rast e shfrytëzuam të festojmë sukseset e shumta që e shënuar këtë vit. Kemi arritur rezultate të shkëlqyeshme dhe kemi shëruar shumë njerëz që na u drejtuan për ndihmë. Prioriteti jonë është që me ritëm të njëjtë të vazhdojmë edhe në vitet në

      Lexo me shume
      • 22/08/2019
      • 2
      Viktimat e varësisë – Fëmijët e lënë pas dore

      Viktimat e varësisë – Fëmijët e lënë pas dore

      Viktima të varësisë janë të gjithë anëtarët e familjes, por edhe rrethi i afërt. Përdorimi i  drogës dhe alkoolit janë të njohur prej kohësh. Por, kohërat moderne kanë sjell ekspansion të vërtetë. Alkoolizmi në familje është problem gjithnjë e më i shpeshtë në shoqëri, ndërsa varësia nga substanca të ndryshme ilegale ka arritur përmasat e epidemisë

      Lexo me shume

Features

Klinika za bolesti zavisnosti Dr Vorobjev

Being in control of your life and having realistic expectations about your day-to-day challenges are the keys to stress management.

— Josh Billings