Informacionet prej 07.30h deri në 15.30h E hënë – E diel prej 00h deri në 24h

Detoksifikimi ultra rapid

Detoksifikimi ultra rapid nga opioidet (UROD) është një metodë moderne dhe shumë efikase e detoksifikimit nga droga.

Detoksifikimi ultra rapid po bëhet gjithnjë e më e popullarizuar në botë kryesisht për shkak të shkallës së lartë të problemeve me relapsin që janë të lidhur me metodat tradicionale të detoksifikimit. Çdo person i varur i cili e ka provuar që i vetëm “të heqë dorë” nga droga mund të dëshmojë që ky mund të jetë një proces shumë i dhimbshëm dhe i rrezikshëm.

soba za procedure VIP Vorobjev

Procesi i largimit nga përdorimi i drogës është shumë më joefikas nëse provohet me ndalimin e përnjëhershëm të përdorimit të opiateve, pa ndihmë mjekësore. Në anën tjetër, tërheqja he largimi nga opiatet pa ndihmën e ilaçeve siç jane metadona apo buprenorfina, zbusin simptomat e detoksifikimit.

Megjithatë, programi i detoksifikimit i cili përfshin zëvendësimin e opioideve ka dy mungesa të rëndësishme. Së pari, ato rrisin kohëzgjatjen e detoksifikimit, që shpesh e bën procesin e plotë të përmirësimit afatgjatë dhe rraskapitës. Së dyti, ata përfshijnë përdorimin e opiateve.

Këta dy faktorë: procesi i stërzgjatur i detoksifikimit dhe përdorimi i sërishëm i opiateve në masë të madhe mund të çoj në atë që personi i varur shumë shpejtë t’i kthehet përdorimit të drogës.

Për dallim prej kësaj, detoksifikimi ultra rapid ndihmon që njëkohësisht të zvogëlohet intensiteti i simptomave dhe sikleti në të cilin kalojnë pacientët, si dhe të shkurtohet vetëm koha e trajtimit. Detoksifikimi ultra rapid kombinon më së miri dy qasje të kundërta: shpejtësinë e vetë procesit relativ pa dhimbje të detoksifikimit gradual.

Ideja e detoksifikimit ultra rapid është mjaftë e thjeshtë. Pacienti hyn në anestezion total dhe i jepet një antagonist opat, zakonisht naltrekson apo nalokson, për të liruar receptorët opioid. Naltreksoni është antagonist opioid që përdoret në terapinë e abstinencës. Naltreksoni në mënyrë efikasne bllokon efektet e heroinës dhe opioideve tjerë me ndihmën e inhibimit kompetitiv të receptorëve. Naltreksoni nuk ka efekte të antagonistit opioid kështu që me të nuk mund të abuzohet.

Tek detoksifikimi ultra rapid proceset zhvillohen në gjumë

Tek detoksifikimi ultra rapid shumica e simptomave të krizës shfaqen derisa pacienti është nën anestezion, dhe për këtë arsye nuk ndjen asnjë dhimbje dhe siklet. Kur pacienti zgjohet, simptomat fizike të pastrimit të opiateve kryesisht zhduken. Detoksifikimi ultra rapid është zgjidhje e shumë personave të varur. Njerëzit që individualisht përpiqen të ndalojnë përdorimin e opiateve, pa ndihmë mjekësore, përjetojnë ndryshime të vështira psikike por edhe fizike.

Vuajnë nga mundimi, diarreja, rrufa, lotimi i syve, djersitja e madhe, kërcitjet e muskujve dhe simptoma tjera të pakëndshme. Temperatura e tyre trupore, shpejtësia e frymëmarrjes dhe tensioni i gjakut bëhen të larta, duke e bërë procesin e detoksifikimit të padurueshëm.

Gjatë detoksifikimit ultra rapid pacientët janë 24h nën mbikëqyrje

Detoksifikimi ultra rapid i ndihmon pacientëve që të kalojnë simptomat më të vështira të krizës së abstinencës në gjumë. Edhe nëse në momentin e zgjimit disa simptoma mbeten, intensiteti i tyre është dukshëm i zvogëluar dhe kontrollohen lehtë me ilaçe kundër dhimbjeve.

Shumë persona te varur kanë frikë nga kriza e abstinencës dhe për këtë arsye nuk vendosin të përdorimin e opiateve, por me detoksifikin ultra rapid mund të bëhen pa dhimbje.

Detoksifikimi ultra rapid është opsioni më i mirë për pacientët që janë kohë të gjatë të varur nga metadoni, morfium sulfati, oksikontina dhe substitoli. Simptomat fizike të krizës së abstinencës tek ata zgjasin 3 deri në 4 javë, që paraqet një periudhë mjaftë të gjatë. Por, detoksifikimi ultra rapid ka shkallë të lartë të suksesit, sepse është pa dhimbje dhe paraqet shansin më të mirë për individët që të shmangin simptomat fizike dhe psikike të krizës së abstinencës nëpër të clën duhet të kalojnë.

Choose an addiction recovery program

image