Terapia profesionale - VIP Vorobjev
  • Srpski jezik
  • Engleski jezik
  • Francuski jezik
  • Nemački jezik
  • Ruski jezik
  • Španski jezik
  • Italijanski jezik
  • Bugarski jezik
  • Grčki jezik
  • Arapski jezik
  • Iranski jezik
  • Albanski jezik
Menu
Menu

Qëndrimi në spital mund të jetë monoton për pacientët nëse nuk është i përmbushur me aktivitete përmbajtjesore. Lehtë humbet ndjenja e kënaqësisë dhe ajo e qëllimit sepse gjendemi larg jetës së përditshme. Pothuajse të gjithë njerëzit nuk i duan spitalet dhe mezi presin të dalin prej tyre. 

Por, ne me krenari theksojmë që klinika jonë nuk është klinikë tipike dhe ofron lehtësira të shumta dhe përmbajtje shtesë që njerëzve i përmbushin kohën me sukses, dhe për këtë arsye në klinikën tonë VIP Vorobjev – terapia profesionalë zë vend të veçantë. Falë kësaj terapie, pacientët tanë arrijnë që me sukses të distancohen nga sëmundjet e varësisë dhe çrregullimet mentale, dhe i kthehen anës së bukur të jetës, duke rikujtuar se sa gjëra përmbajtjesore ka jeta.   

radno okupaciona terapija

Çfarë është terapia profesionale?

Terapia profesionale është pjesë e trajtimit spitalor dhe përfshin aktivitete të ndryshme manuale, kreative, rekreative, edukative, intelektuale dhe aktivitete tjera që kanë për qëllim arritjen dhe avancimin e funksioneve fizike dhe mentale të pacientëve.  

Qëllimi i terapisë profesionale është rehabilitimi sa më i shpejtë dhe përgatitja e pacientit për kthim në rrethin shoqëror, përkatësisht risocializimi.

Qëllimi ynë është që njerëzit të largohen nga klinika jonë të kënaqur dhe të gatshëm për të gjitha sfidat jetësore, dhe besojmë që qëndrimi në klinikën tonë do t’i përgatisë për këtë.

Me ndihmën e terapisë profesionale ndikohet në përmbushjen e një sërë nevojash që duhet përmbushur në mënyrë që një person të ndjehet mirë në lëkurën e tij dhe të jetë mentalisht i shëndoshë. Posaçërisht është e rëndësishme nevoja për përkatësi, konsideratë, vetërespekt dhe respekt. Në klinikën tonë VIP Vorobjev i kushtojmë vëmendje secilës prej këtyre nevojave sepse e dimë që ato janë thelbësore për rikuperim dhe fillim të një jete të re, më kualitative.

Teknikat e terapisë profesionale

Jemi munduar që pacientëve tanë t’i ofrojmë format e punës që janë interesante, që nxisin aktivitete dhe i përgatisin ata për një jetë aktive edhe pas largimit nga klinika. Për të mundësuar përdorimin e të gjithë potencialit të tyre, ne përdorim këto teknika në punën tonë:

– të dirigjuara: pacientët duhet të mbështeten në udhëzime, propozime dhe urdhra të terapistit, dhe t’i ndjekin ato (truri kreativ, puzzle, aktivitete të ngjashme që bëjnë pjesë në zgjidhjen e problemeve);  

– qetësuese: kanë efekt qetësues tek pacientët, sidomos tek femrat, të cilat me kënaqësi pranojnë këto teknika. Pikturimi në vaj, me temper apo akuarel, skulptura me argjilë dhe aktivitetet e ngjashme artistike mundësojnë shprehjen e ndjenjave që nuk mund të komunikohen me gojë. Rol të rëndësishëm në gjithë këto teknika luajnë edhe lloji i materialit dhe karakteristikat e ngjyrave.

– inventive: këtu kërkohet nga pacienti që të vetëm të shpikin dhe të gjejnë zgjidhjen e detyrave që i marrin dhe kështu përsëri zgjojnë kreativitetin e tyre. Për shembull krijojnë urime, moto, bizhuteri, teknikat e dekupazhit…

– të lira: pacientët zgjedhin vetë këto teknika në bazë të përzgjedhjes dhe interesave së tyre personale, dhe këtu nuk ka asnjë rregull dhe kufizim;

Përveç teknikave të mësipërme, përdorim dhe aktivitete rekreative dhe intelektuale.

Ne përpiqemi që të stimulojmë të gjithë nivelet e funksionimit të pacientëve tanë, dhe për këtë arsye konsiderojmë që aktivitete rekreative siç janë gjimnastika, shëtitjet, palestra, bowling, biliardi, pikado dhe pikniku kanë efekt të dobishëm dhe përshpejtojnë rikuperimin. Pacientët tanë kënaqen shumë në këto aktivitete, ndërsa ndodhin edhe miqësi të reja, dhe për këtë ne jemi jashtëzakonisht të kënaqur.

Aktivitetet intelektuale përfshijnë format shqisore, siç janë shikimi i filmave dhe format e lehta intelektuale si leximi, kuizet, lojërat argëtuese dhe shahu. Në dëshirojmë që pacientët tanë të ndjehen si në shtëpi dhe t’i ofrojmë të gjitha kushtet e nevojshme për relaks dhe pushim. 

Në klinikën tonë VIP Vorobjev e dimë që terapia profesionale është faktor i rëndësishëm për trajtim dhe mundohemi që t’i përshtatemi çdo pacienti që nga ai të nxjerrim më të mirën për të forcuat vetëbesimin dhe vetërespektin e tij.

Kur bëhet fjalë për sëmundjet e varësisë, njerëzit shpesh harrojnë çfarë force dhe potenciale kanë ata. Ata ndjehen të pafuqishëm dhe nuk shohin dalje nga labirinti në të cilin gjenden. Për këtë arsye ne jemi këtu, që vazhdimisht t’i kujtojmë çfarë mund të bëjnë ata sepse fuqia e tyre është në duart e tyre. Ne gjithnjë përpiqemi që të zgjojmë besimin e tyre që mund të jetojnë jetë shumë të bukur, sepse këtë jetë e meritojnë të gjithë.

video

Pošaljite nam poruku

Pošaljite nam poruku i uskoro ćemo vam se javiti

Klinika për sëmundjet e varësisë Dr Vorobjev

Kontrola vašeg života i realna očekivanja od vaših svakodnevnih izazova su ključ za smanjenje stresa.

— Josh Billings

Të fundit nga blogu ynë

    • 12/12/2019
    Trajtimi i personave të varur – Shpëtoni nga adikcioni në mënyrë të sigurt dhe pa dhimbje!

    Trajtimi i personave të varur – Shpëtoni nga adikcioni në mënyrë të sigurt dhe pa dhimbje!

    Varësia nga drogat, përkatësisht nga narkotikët është një sëmundje e rëndë, kronike dhe komplekse. Personat që luftojnë me varësinë dhe që vuajnë nga kjo sëmundje kanë dëshirë kompulsive dhe të pakontrollueshme për të konsumuar substanca adiktive. Linja karakteristike e personave të varur shihet në atë që këta persona do to vazhdojnë të kërkojnë dhe të

    Lexo me shume
    • 12/12/2019
    Trajtimi i alkoolistëve – Si kryhet ky tretman?

    Trajtimi i alkoolistëve – Si kryhet ky tretman?

    Alkooli është një substancë e rrezikshme dhe njëra prej substancave psikoaktive që krijon varësi më së shumti. (Keq) përdorimi i tij afatgjatë dhe kompulsiv çon në shfaqjen e varësisë nga alkooli, përkatësisht në alkoolizëm. Kjo është njëra prej sëmundjeve më të përhapura të ditëve të sotme, e cila nuk bën diskriminim ndërmjet njerëzve dhe e

    Lexo me shume