Tretman Ibogainom - Bezbolno skidanje sa heroina Klinika || VIP Vorobjev
  • Srpski jezik
  • Engleski jezik
  • Francuski jezik
  • Nemački jezik
  • Ruski jezik
  • Španski jezik
  • Italijanski jezik
  • Bugarski jezik
  • Grčki jezik
  • Arapski jezik
  • Iranski jezik
  • Albanski jezik
Menu
Menu

Trajtimi i varësisë me Ibogainë

Sot trajtimi me ibogainë konsiderohet metodë alternative e detoksifikimit dhe trajtimin të narkomanisë, ku kryesisht ka të bëjë me varësinë nga opioidet. Ibogaina ndikon në receptorë për dy neurotransmetues kryesorë, serotoninën dhe dopaminën. Këta neurotransmetues janë të lidhur me ndjenjën e lumturisë dhe vetëbesimit e gjithashtu paraqesin dy pikat kryesore të ndikimit të heroinës, kokainës dhe opiateve tjerë në tru.  

Këto droga bëjnë që personi të ndjehet euforik duke ndikuar në rritjen e shpejtë të serotoninës dhe dopaminës. Me kalimin e kohës, receptorët përshtaten artificialisht me nivelet e rritur dhe për këtë arsye janë më pak të ndjeshëm në këta neurotransmetues. Këto droga bëjnë që truri të prodhojë më pak serotoninë dhe dopaminë. Kjo shpjegohet pse përdoruesit e drogës zhvillojnë tolerancën dhe në fund nuk munden më të ndjehen të lumtur nëse nuk përdorin drogë.  

Çfarë është Ibogaina?

Ibogaina është një psikodelik i cili është nxjerrë nga disa bimë afrikane nga familja e Apocinaceae dhe ka veti halucinogjene. Ai buron nga rrënjët e Ibogës, dhe Ibogaina është një alkaloid natyral të cilin e fiset në Afrikë e kanë përdorur me shekuj për rit shpirtërore dhe fisnore. Derisa Ibogaine ka filluar si mjekësi shpirtërore e vendasve afrikan, ai është dëshmuar krejt rastësisht si aleat i mirë në fushëbetejë tek varësia nga opiatet, e sidomos nga heroina. Vetitë e saj kundër varësive nga opiatet janë zbuluar rastësisht kur H. Lotsof në vitin 1962, e mori Ibogainën për qëllime rekreative dhe në mëngjesin e ardhshëm e zbuloi se nuk kishte dëshirë për drogë.    

tretman ibogainom

Që atëherë, Ibogaina është e njohur si substancë e cila ka ndihmuar shumë persona të varur ta largojnë drogën nga jeta e tyre.

Studime dhe hulumtime të shumta shkencore rreth Ibogainës jashtëzakonisht bindshëm tregojnë që Ibogaine ka aftësi që ndjeshëm të zbusë simptomat e krizës së abstinencës pothuajse në të gjithë rastet e varësisë nga droga. 

Vetitë e Ibogainës

Vetitë e Ibogainës kanë efekte anti-varësi dhe anti-abstinencë dhe mund të shpjegohen me efektet e metabolitit të përkohshëm të saj, të quajtur Noribogain. Noribogain rrit nivelin e dopaminës dhe serotoninës në trup, të cilët pacientit i japin ndjenjën e mirëqenies dhe bllokojnë receptorët e trurit për dëshirën për drogë. Ibogaina nuk është zëvendësim për ilaçet dhe nuk shkakton varësi. Ibogaina i pengon kimikisht organizmit të krijojë varësi nga drogat. Detyra kryesore e terapisë me ibogainë në klinikën VIP Vorobjev është të sigurojë detoksifikim të sigurt dhe pa dhimbje nga opioidet në kombinim me trajtimin efikas dhe të besueshëm që largon dëshirën për drogë.    

Para trajtimit është i obligueshëm dijagnostifikimi i plotë si dhe vlerësimi i gjendjes psikike të pacientit. Ky vlerësim i mundëson ekipit tonë mjekësor që të caktojë planin më të mirë të trajtimit për secilin nga pacientët tonë individualisht. Terapia me Ibogainë e tërheq pacientin në një gjendje, në të cilën është në gjendje të fokusohet në shkaqet e varësisë pas kaluar përmes simptomat intensive dhe stresuese të tërheqjes, të cilët i përcjellin shumicën e llojeve të detoksifikimit nga opiatet. 

Madje edhe nëse ndonjë mbetje e simptomave të opiateve janë ende të pranishëm pas trajtimit me Ibogainë, ata janë zvogëluar në mënyrë drastike, janë bërë mjaftë të tolerueshëm dhe lehtë zbuten në 24 orët e ardhshme. Ibogaina është halucinogjen, i cili ndryshon perceptimin dhe njohuritë e përdoruesit. Efektet e Ibogainës fillojnë në afat prej 45 minuta pas përdorimit. Trajtimi aktiv me Ibogainë zgjat prej 12 deri në 24 orë. 

Gjendja në vetëdije e pacientit është karakteristika kryesore e terapisë me Ibogainë e cila zgjat deri në 6 orë. Gjatë kësaj kohe ne bashkëpunojmë në mënyrë aktive me pacientët tanë për të shfrytëzuar këtë kohë që të analizojmë kushtet dhe shkaqet që kanë krijuar varësinë nga droga, dhe i ndihmojmë të gjejnë mënyrën për të dalë.   

Si funksionon Ibogaina?

Në një nivel fizik, Ibogaina ka aftësi të plotësisht të resetojë trurin. Pacientët bëhen të varur nga droga kur mbështeten tek ato për të plotësuar receptorët kimik në tru. Trupi i tyre mësohet aq shumë me këto kimikate, kështu që ndalojnë së prodhuari në mënyrë natyrale. Kur personi i varur provon të ndalojë me përdorimin e drogës, mbetet pa këtë sasi të kimikateve dhe fillon të përjetojë dhimbje fizike intensive dhe mosfunksionim të jetës. 

lečenje tretman ibogainom

Ibogina lidhet me këta receptorë dhe i kthen në gjendje normale. Kjo kthen ekuilibrin kimik në nivele natyrale dhe mund të rikuperojë funksionet e neurotransmetuesve të cilët janë dëmtuar për shkak të përdorimit të drogës. Ajo që do t’i duhej normalisht trurit, Ibogaina  mund ta arrijë për disa orë.

Dobitë psikologjike të Ibogainës

Si substanca psikoaktive, Ibogaina vepron në atë mënyrë që stimulon gjendjen e ngjashme me gjumin e cila zhvendos nivelin e vetëdijes pa precedent. Shumë njerëz këtë gjendje e përshkruajnë si kuptim të vërtetë të jetës së tyre për herë të parë. Kjo qartësi është pjesë e mënyrës se si Ibogaina ndikon në perspektivën e personit të varur. Personat e varur kanë njoftuar për dobitë psikologjike nga përvojat e tyre me Ibogainën. 

Kjo shpesh vjen me ndjenjën e sigurisë sepse personi i varur ballafaqohet mendërisht me problemin kryesor të sëmundjes së tij. Zgjidhja e arsyeve psikologjike tek varësia edhe po aq e rëndësishme sikur edhe trajtimi i simptomave fizike. Ibogaina ka potencial të trajtojë të dytë.

Fazat e trajtimit me Ibogainë

Duke marr parasysh që për procedurën me Ibogainë janë të nevojshme disa përgatitje, trajtimi zgjat 5 ditë, ndërsa vetëm procedura me efektin më intensiv rreth 6 orë, edhe pse efekti i Ibogainës ndjehet në një formë më të butë edhe ditët në vazhdim. 1. Dijagnostifikimi – faza e parë dhe shumë e rëndësishme e trajtimit. Thelbi i diagnostifikimit është të vlerësohet gjendja fizike dhe psikike e pacientit. Për vlerësim të gjendjes fizike të pacientit kontrollimi standard për diagnostifikim përfshin:

  • testin e urinës • testet në hepatit B dhe C, infeksionin HIV • analizat e përgjithshme të gjakut • ekzaminimin biokimik të gjakut • EKG • kontrollimin e mjekut internist

Për vlerësimin e gjendjes psikike të pacientit kontrollimi standard për diagnostifikim nënkupton psikodiagnostifikimin (testet psikologjike që përcaktojnë nivelin e varësisë, në çfarë mase janë shfaqur pasojat e përdorimit të substancës në shëndetin mental, nëse ekzistojnë shenjat e çrregullimeve psikike, nëse është i pranishëm depresioni, cila është shkalla e motivimit për shërim, vetëkritika dhe ruajtja e mekanizmave të dëshirës).

  1. Plani i trajtimit– Pas diagnostifikimit, rezultatet i shqyrton ekipi i mjekëve, me qëllim të hartimit të strategjisë dhe planit për trajtim. Nëse me diagnostifikim zbulohen devijime serioze në teste, prania e faktorëve të rrezikut, apo pacienti ka sëmundje përcjellëse kronike, sipas nevojës organizohen ekzaminime shtesë dhe përshkruhet terapia për sëmundjet përcjellëse. Varësisht prej problemeve, mund të bëhen MRT, EEG, ultrazëri, rëntgeni, endoskopia, analizat e përqendrimit të medikamenteve dhe narkotikëve, kontrollimet e kardiologut, neurologut, endokrinologut, infektologut etj. Ekzaminimet shtesë të lartpërmendur nuk hyjnë në çmimin e kësaj pakoje të trajtimit dhe paguhen veçmas.
  1. përgatitjet për seancë – Një ditë para seancës, përmes testeve speciale psikologjike, grumbullohen informacionet rreth pacientit dhe rreth jetës së tij, dhe në bazë të gjendjes fizike dhe karakteristikave fizike të pacientit, mjeku përshkruan dozën e saktë të Ibogainës, e cila duhet t’i jepet.
  1. Harta mentale –Në mënyrë që seanca të japë rezultatet më të mira dhe të mund të ndikojmë në ndërdijen e pacientit, ne duhet që dimë mirë edhe gjërat e këqija nga e kaluara e tij, kush janë njerëzit që i dashuron dhe për të cilët dëshiron ta largohet nga droga, të gjitha gjërat e shëmtuara që i kanë ndodh për shkak të përdorimit të drogës, a është i vetëdijshëm për pasojat që i sjell droga dhe cili është motivimi më i madh i tij.
  1. Terapia me Ibogainë– Të gjithë pacientët që kanë marrë terapinë me Ibogainë në klinikën tonë thonë se ajo është përvoja në intensive në jetën e tyre. Seanca me Ibogainë në klinikën tonë zhvillohet nën kontrollin konstant të mjekëve dhe pacienti është kyçur në monitorim përmes së cilit përcillen pulsi dhe rrahjet e zemrës së pacientit. Përdoret ekskluzivisht Ibogaina natyrale, hidroklorid i pastër,

Askush asnjëherë nuk ka deklaruar që ka pasur pasoja për shkak të seancës me Ibogainë siç ndodh kur pacientët e blejnë privat ibogainën dhe provojnë që të detoksifikohen të vetëm, apo këtë e bëjnë në prani në një personi joprofesional. Atëherë kjo mund të jetë shumë e rrezikshme sepse nëse organizmi nuk është pastruar më parë nga substanca, gjatë seancës mund të vijë deri tek takikardia apo rreziqet tjerë. 

Derisa zgjat efekti i Ibogainës, pacientët për herë të parë e shohin sëmundjen e tyre realisht, dhe nga jashtë e shohin veten në mënyrë kritike. Disa pacientë kanë përvoja vizuale e disa vetëm mendojnë shumë. Seanca zakonisht zgjat rreth gjashtë orë dhe është e ndarë në tri faza. Pacienti e sheh jetën e tij nga mosha dyvjeçare deri më sot, kalojnë nëpër gjendje emocionale nga më të ndryshmet, i bren ndërgjegjja për njerëzit që i kanë lënduar e që i dashurojnë, frika nga sëmundja dhe pasojat që sjell droga, disa madje e shohin edhe vdekjen e tyre. Dhe këtu ndodh kthesa, pason ajo faza e tretë në të cilën me ndihmën e ekspertëve, mjekëve dhe psikologëve tanë, pacienti arrin të mbledh forcat që drogën ta vendos në të kaluarën, të ndajë të mirën nga e keqja dhe ta kuptojë sa është e çmuar jeta, cilat janë vlerat e vërteta për të cilat duhet luftuar, i ndihmojmë të kuptojë që ende është i aftë të jetojë si çdo njeri normal, dhe që droga në jetën e tij ka qenë një gabim që mund t’i ndodh gjithkujt, një gabim që i ka sjell sëmundjen e tmerrshme të varësisë. Pas seancës pacientët ndjehen ndryshe, të ri, të rilindur.     

  1. Vlerësimi i rezultateve – Në fund të trajtimit bëhet vlerësimi i rezultateve të trajtimit, gjendja fizike dhe psikologjike e pacientit është stabile, bëhen përgatitjen për çregjistrim nga spitali, dhe familjes së tij i jepen instruksionet e sjelljes në bazë të pacientit. Së bashku me pacientin, ekipi ynë i ekspertëve hartojnë planin e aktiviteteve për muajin e ardhshëm dhe jepen këshilla për rehabilitim dhe risocializim të suksesshëm.
  2. Trajtimi ambulator – Gjatë periudhës prej një viti, nënkuptohet që pacienti të mbetet në kontakt me mjekët në 12 muajt e ardhshëm që të mund të përcjellim situatën e tij, t’i ndihmojmë në momentet e vështira, t’i ndërrojmë terapinë nëse kjo është e domosdoshme dhje t’i ndihmojmë të mbajë abstinencën stabile. Me rastin e daljes nga spitali pacientit i përshkruhet terapia me ilaçe dhe psikoterapia në vendin ku jeton, sepse kjo është treguar që ka ndikuar shumë në rezultatet e trajtimit. Trajtimi ambulator dymbëdhjetë mujor dhe kontrollet janë falas.

Në rast të ndryshimit të gjendjes (depresioni, ankthi, dëshira e sërishme për drogë), pacienti duhet që menjëherë të lajmëroj spitalin që mjeki t’i caktojë kursin e mëtutjeshëm të trajtimit. Kontakti ndërmjet pacientit dhe mjekut që mbahet përmes emailit, skajpit, telefonit, apo vizitës në klinikë, është paraparë të zgjat së paku një vit sepse konsiderohet që kjo periudhë është e mjaftueshme që pacienti të mësohet me stilin e ri të jetës, të rigjenerohen receptorët dhe të ndërtohet vetëbesimi, që substanca në jetën e tij të bëhet e kaluar. 

Programi ynë përfshin edhe transportin e pacientit nga aeroporti apo stacioni deri tek klinika jonë si dhe kthimin pas trajtimit. Në klinikën tonë, mjekët dhe motrat medicinale janë 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, në dispozicion të pacientëve. Të gjithë mjekët janë anesteziologë, psikiatër dhe psikologë të certifikuar me 10-25 vite përvojë. Në klinikë janë të punësuar më shumë se 60 njerëz. Rreth sigurisë së pacientëve dhe stafit kujdeset sigurimi i angazhuar. Objekti është nën mbikëqyrje të kamerave

Pacientët janë të akomoduar në dhoma komfore që janë plotësisht të arreduara për qëndrim në klinikën tonë. Dhomat pastrohen dy herë në ditë. Pacientëve që vijnë nga jashtë, të cilëve i nevojitet viza, mund të ndihmojmë ta marrin atë. Nëse pacientët që vijnë nga jashtë kanë përcjellje, në formë të mbështetjes ata mund të qëndrojnë në klinikën tonë

Ne përdorim vetëm ibogainë medicinale HCL e cila është e testuar në laborator dhe i kontrolluar me rigorozitet më mjediset e spitalit. Vetëm mjeku më i mirë që ka njohuri me Ibogainën mund të llogarisë dozën e saktë që nevojitet për trajtim. 

Trajtimi me Ibogainë në klinikën tonë është kalimi i sigurt dhe pa dhimbje nga jeta e shkatërruar me varësi nga droga, në jetën me shëndet të plotë dhe vetëpërmbajtje. Në klinikën tonë, për trajtim me Ibogainë, na vijnë pacientë nga të gjitha pjesët e botës: Amerika, Kanada, Holanda, Britania e Madhe, Danimarka, Gjermania, Polonia, Rusia, Austria, Spanja, Hungaria, Australia, Italia, Franca, Greqia, Sllovenia, Kroacia, Mali i Zi …  

  • Vitin e suksesshëm në punë e rrumbullakuam me një festë në restorantin Filmski Grad

    Vitin e suksesshëm në punë e rrumbullakuam me një festë në restorantin Filmski Grad

    Edhe një vit i shkëlqyeshëm për ne është drejtë fundit, dhe këtë rast e shfrytëzuam të festojmë sukseset e shumta që e shënuar këtë vit. Kemi arritur rezultate të shkëlqyeshme dhe kemi shëruar shumë njerëz që na u drejtuan për ndihmë. Prioriteti jonë është që me ritëm të njëjtë të vazhdojmë edhe në vitet në

    Lexo me shume
  • Viktimat e varësisë – Fëmijët e lënë pas dore

    Viktimat e varësisë – Fëmijët e lënë pas dore

    Viktima të varësisë janë të gjithë anëtarët e familjes, por edhe rrethi i afërt. Përdorimi i  drogës dhe alkoolit janë të njohur prej kohësh. Por, kohërat moderne kanë sjell ekspansion të vërtetë. Alkoolizmi në familje është problem gjithnjë e më i shpeshtë në shoqëri, ndërsa varësia nga substanca të ndryshme ilegale ka arritur përmasat e epidemisë

    Lexo me shume