Trauma, lečenje i oporavak na klinici || Vip Vorobjev
  • Srpski jezik
  • Engleski jezik
  • Francuski jezik
  • Nemački jezik
  • Ruski jezik
  • Španski jezik
  • Italijanski jezik
  • Bugarski jezik
  • Grčki jezik
  • Arapski jezik
  • Iranski jezik
  • Albanski jezik
Menu
Menu

Trauma

Trauma je odgovor na pretrpljeni negativni događaj. U traumatskoj situaciji imamo doživljaj da nam preti opasnost i da nam nedostaju resursi da se zaštitimo.

Trauma është përgjigje ndaj ngjarjes së përjetuar negative. Në një situatë traumatike kemi përjetimin që na kanoset rreziku dhe që na mungojnë resurset për t’u mbrojtur.

Kur përmendet trauma shumica e njerëzve mendojnë që patjetër bëhet fjalë për një ngjarje ekstreme që tejkalon përvojat e zakonshme të njerëzve. Për shembull luftërat, refugjatët, fatkeqësitë natyrore, prania në skena të vuajtjes…

Por, përveç këtyre traumave intensive ekzistojnë edhe trauma të vogla të cilat i kanë përjetuar të gjithë. Këto janë aksidentet rrugore, situatat kur ndahemi nga personat e dashur, ndryshimi i rrethit, abuzimi emocional, fizik, seksual, mobingu…

Besojmë që keni provuar ndonjërën prej këto dhe kjo ju ka shkaktuar vuajtje të mëdha me të cilat përballeni akoma. Nuk duhet të shqetësoheni më, tek ne jeni në duar së sigurta. Ne do t’ ju ndihmojmë që të shpëtoni nga traumat dhe përsëri të doni jetën.

Si mund të jenë traumat?

Lečenje traume na klinici vip vorobjev

Simptomat emocionale të traumës

Kur përjetoni efektet e traumës është e zakonshme që të ndjeheni në ankth dhe në depresion. Disa njerëz këto nuk mund ta përballojnë dhe fillojnë të përdorin alkoolin, drogën, cigaren, tabletat për të zbutur simptomat e tyre dhe kështu hyjnë në rrethin e varësisë.

Klinika VIP Vorobjev me efikasitet trajton sëmundjet e varësisë, e kjo ka të bëjë me shkaqet dhe pasojat. Çfarëdo problemi të keni, ne mund t’i shërojmë me sukses dhe ju ndihmojmë që të ndryshoni përvojën tuaj jetësore.  

Si të lirohemi nga traumat?

Është shumë e rëndësishme të liroheni nga trauma sepse ajo mbetet në kujtesën tuaj dhe cenon kualitetin e jetës së tanishme.

Çfarëdo traume të aktivizohet, shfaqen simptomat e pakëndshme, para së gjithash depresioni, zemërimi, por edhe reaksionet trupore në formë të mundimit, ngërçeve dhe mpirjes.

Mos u frikësoni nga këto simptoma sepse ato janë plotësisht normale. Nuk është faji juaj që ju u jeni ekspozuar situatave negative dhe që ato kanë lënë pasoja juve. Përkundrazi, forca juaj qëndron në tejkalimin e tyre, e ne e dimë që ju mundeni.

Ju nuk jeni vetëm, sepse në klinikën tonë VIP Vorobjev punojnë ekspertë të njohur botëror që me sukses trajtojnë traumat. Ne i ndihmojmë të gjithëve që kanë dëshirë dhe vullnet që të shërohen. Sfidat janë pjesë përbërëse e jetës dhe duhet që ato t’i tejkalojmë që të rritemi dhe të zhvillohemi.

Sa herë që bini poshtë, gjithnjë duhet të ngriheni dhe të vazhdoni me krenari rrugën tuaj. E ne jemi këtu që t’ju inkurajojmë dhe t’ju mbështesim në këtë.  

Klinika për sëmundjet e varësisë Dr Vorobjev

Kontrola vašeg života i realna očekivanja od vaših svakodnevnih izazova su ključ za smanjenje stresa.

— Josh Billings

Të fundit nga blogu ynë

    • 12/12/2019
    Trajtimi i personave të varur – Shpëtoni nga adikcioni në mënyrë të sigurt dhe pa dhimbje!

    Trajtimi i personave të varur – Shpëtoni nga adikcioni në mënyrë të sigurt dhe pa dhimbje!

    Varësia nga drogat, përkatësisht nga narkotikët është një sëmundje e rëndë, kronike dhe komplekse. Personat që luftojnë me varësinë dhe që vuajnë nga kjo sëmundje kanë dëshirë kompulsive dhe të pakontrollueshme për të konsumuar substanca adiktive. Linja karakteristike e personave të varur shihet në atë që këta persona do to vazhdojnë të kërkojnë dhe të

    Lexo me shume
    • 12/12/2019
    Trajtimi i alkoolistëve – Si kryhet ky tretman?

    Trajtimi i alkoolistëve – Si kryhet ky tretman?

    Alkooli është një substancë e rrezikshme dhe njëra prej substancave psikoaktive që krijon varësi më së shumti. (Keq) përdorimi i tij afatgjatë dhe kompulsiv çon në shfaqjen e varësisë nga alkooli, përkatësisht në alkoolizëm. Kjo është njëra prej sëmundjeve më të përhapura të ditëve të sotme, e cila nuk bën diskriminim ndërmjet njerëzve dhe e

    Lexo me shume