Helmimi aktu me alkool bën pjesë në pasojat e shpeshta të alkoolizmit.
Alkooli është i njohur që nga kohërat e hershme, qysh paraardhësit tanë kanë festuar me verë. Janë përgatitur për beteja me gota të pijes së preferuar dhe kanë shuar etjen me pijen më të vjetër – birrën. Për këtë arsye mund të themi lirisht që alkooli është i njohur sikur edhe shoqëria njerëzore, e rrjedhimisht, edhe përdorimi i tepruar është shfaqur me krijimin e bashkësive njerëzore.
Sot, alkoolizmi në familje është problem gjithnjë më i shpeshtë në shoqëri, që e dëshmojnë edhe të dhënat statistikore. Në të vërtetë, konsiderohet sëmundja e tretë e kohërave bashkëkohore, menjëherë pas sëmundjeve të zemrës dhe sëmundjeve malinje. Ndërsa është sëmundja e parë kur bëhet fjalë për sëmundjet e varësisë, me numër shumë më të madh të rasteve të regjistruara në krahasim me varësinë nga heroina dhe kokaina.
Që alkoolizmin nuk duhet marrë si të lehtë flet edhe e dhëna që vetëm depresioni shkakton invaliditet më të lartë psikik sesa alkooli, dhe nuk habit fakti që në dekadat e fundit konsiderohet si problem kompleks, socio-mjekësor.
Përdorimin e lartë të pijeve e shoqëron helmimi akut me alkool. Në fakt, ai zë ndër vendet e para në mesin e helmimev.
Çka është helmimi akut me alkool?
Sipas përkufizimit helmimi akut me alkool është “gjendje e përkohshme e cila krijohet nga prija e menjëhershme e pijeve alkoolike që rezulton me çrregullime të shumta psikike e fizike”.
Me përdorim të tepruar të alkoolit tek meshkujt konsiderohet pirja e 5 apo më shumë pijeve radhazi, ndërsa tek femrat 3 deri në 4. Konsumi i tillë për një kohë të shkurtër lë pasoja, sidomos nëse e konsumoni në bark të zbrazët.
Alkooli së pari absorbohet në mukozën e gojës, ndërsa pjesa kryesore e absorbimit kryhet në zorrën e holle dhe pjesërisht në lukth. Nga atje alkooli kalon në gjak, së pari në enë e më pas në arterie, dhe përmes tij arrin në të gjitha indet e organizmit.
Për dallim nga ushqimi, alkooli absorbohet më shpejtë, por nevojitet shumë më tepër kohë për të dalë nga trupi. Pasi shumicën e alkoolit e përpunon mëlçia, duhet së paku një orë për të përpunuar përqendrimin në vetëm një pije. Kjo do të thotë që me pirje të menjëhershme të sasisë së madhe, ju e pamundësoni punën e saj, dhe kështu ndodh helmimi akut me alkool.
Si identifikohet helmimi akut me alkool?
Shpejtësia me të cilën alkooli vepron në organizëm, rrjedhimisht edhe rreziku nga helmimi, varen nga shumë faktorë. Para së gjithash, nga gjendja shëndetësore, pesha dhe konstruksioni i trupit, dhe mënyra dhe shpejtësia e pirjes, fortësia por edhe temperatura e pijes janë faktorë të rëndësishëm që ndikojnë në efektet e tij.
Simptomat karakteristike të helmimit akut me alkool janë vjellja dhe ndryshimet në sjellje, perceptim dhe disponim. Duke marrë parasysh që pija kontrollon shumë funksione të organizmit, duke përfshirë edhe frymëmarrjen, shfaqet frymëmarrja e ngadalësuar apo pauzat ndërmjet psherëtimave që janë më të gjata se 10 sekonda.
Njëkohësisht, bie niveli i sheqerit në gjak kështu që vjen deri tek koma apo sulmet që janë të ngjashëm me sulmet epileptike. Gjithashtu, bie temperatura e trupit, që shkakton lëkurë të ftohtë, e në raste më ekstreme hipotermi, që mund të shkaktojë arrest kardiak.
Pasojat më të rënda të helmimit akut janë dëmtimet e pakthyeshme të trurit dhje vdekja.
Si shërohet?
Edhe pse helmimi akut me alkool është gjendje aktuale, ajo kërkon ndihmë mjekësore.
Trajtimi nënkupton mbikëqyrjen e stafit mjekësor derisa trupi të largojë plotësisht toksinën. Më së shpeshti përfshin larjen e lukthit, terapinë me oksigjen, marrjen e infuzioneve, glukoza apo fruktoza për përshpejtimin e oksidimit të alkoolit, parandalimin e zënies së frymës.
Keni parasysh që një gotë e pijes sjell të dytën, të tretën, e shumë shpesh edhe alkoolizmin kronik. Për të parandaluar komplikimet serioze të kësaj sëmundje, qysh me simptomat e para paraqituni për trajtim të alkoolizmit në klinikën VIP Vorobjev.
Mjekët specialistë të njohur në botë dhe psikoterapistët aplikojnë metodat bashkëkohore të trajtimit të sëmundjeve të varësisë në kushte rreptësisht të kontrolluara. Kështu, procedura e përgjithshme është plotësisht pa dhimbje dhe shumë më e shpejtë në krahasim me programet që aplikohen në qendrat tjera. Kujdesi për pacientët pasqyrohet, në të njëjtën kohë, edhe me metodat rigjenerative më efektive, përmes së cilave nxitet rikuperimi dhe forcohet imuniteti, ndërsa mbështetja e plotë pas trajtimit garanton rehabilitim të plotë pa shfaqej të recidivëve.
Klinika VIP Vorobjev dallohet edhe me akomodimin luksoz, i cili mundëson që gjatë trajtimit të qëndrojnë të afërmit tuaj, e për komfor shtesë, përveç diskrecionit, aty janë edhe palestra, pishina dhe jacuzzi.