Informacionet prej 07.30h deri në 15.30h E hënë – E diel prej 00h deri në 24h

Klinika VIP Vorobjev

Klinika për trajtimin e sëmundjeve të varësisë VIP Vorobjev

Në klinikën tonë ju ofrojmë metodat bashkëkohore dhe inovative të trajtimit, si dhe rehabilitim të avancuar dhe gjithëpërfshirës. Programet tona dhe trajtimet e trajtimit të varësisë dhe çrregullimeve mentale janë të përshtatur për çdo pacient individualisht dhe për çdo fazë dhe nevojë të sëmundjeve të tij. Ekipi ynë i mjekëve specialistë dhe stafit mjekësor përcjell 24h në javë procesin e trajtimit dhe rehabilitimit të pacientit.

Në klinikën tonë pacientët janë të vendosur në dhoma të rehatshme dhe komfore ku kanë privatësi absolute dhe diskrecion. Programet tona të trajtimit dhe procedurat zakonisht zgjasin prej disa javë deri në disa muaj, në varësi prej nevojave individuale të çdo klienti.

Kohëzgjatja e trajtimit varet nga pacienti dhe është e caktuar në marrëveshje me mjekët gjatë procesit të pranimit dhe gjatë rehabilitimit.

Klinika për trajtimin e sëmundjeve të varësisë dje problemeve psikike VIP Vorobjev është e fokusuar në rehabilitim total dhe për këtë arsye i pacientëve tanë i ofrojmë përvojë me pesë yje. Pacientët tanë marrin trajtim luksoz dhe hapësirë për të shijuar.

Me ndihmën e psikoterapistëve tanë përmes trajtimeve individuale dhe grupore, në atmosferë relaksuese largojmë stresin, sepse ai është helmi që pengon përmirësimin e plotë. Përveç akomodimit komfor dhe bashkëkohor, këtu janë dhe shujtat e përgatitura nga ana e kuzhinierëve të kualifikuar, transporti deri në aeroport si dhe ekskursionet dhe terapitë në vende të bukura nëpër Serbi.

Dhomat tona të mëdha dhe luksoze janë shumë më të mëdha se disa apartamente në hotele. Përzgjedhja e madhe në televizion kabllor, Wi-Fi e shpejtë si dhe disponueshmëria e librave ofrojnë mundësi që të relaksoheni maksimalisht gjatë trajtimit në klinikën tonë. Gjatë verës gjithashtu keni qasje të pakufizuar në pishinë dhe jacuzzi, e gjithashtu kemi edhe palestrën e fituesit për të mbajtur trupin në formë.

Përse dallojmë nga klinikat tjera?

Trajtimi në klinikën tonë është e fokusuar në trajtimin e plotë dhe përmirësimin e pacientëve tanë.

Për këtë arsye në përpiqemi të në hap të parë zbulojmë cilat janë dëmtimet e organizmit dhe trurit që kanë ardhur nga përdorimi shumëvjeçar i substancave psikoaktive, për të filluar më pas me procesin e detoksifikimit. Procedurat tona janë treguar si trajtime efikase në trajtimin e sëmundjeve të varësisë, të cilat me infuzione, me procedura dhe barna përkatëse pastrojnë organizmin tuaj pa dhimbje.

Me ndihmën e psikoterapistëve tanë identifikojmë dhe shërojmë të gjithë problemet psikike që kanë ardhur si pasojë e sëmundjeve të varësisë dhe çrregullimeve tjerë mental: biokimik, psikologjik, fizik, social dhe shpirtëror.

Rehabilitimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për trajtimin e plotë të pacientit kështu që jemi të orientuar në këtë qëllim, ndërsa pacientëve tanë i ofrojmë mbështetje maksimale dhe pas largimit nga klinika VIP Vorobjev.

Shërojmë sëmundjet e varësisë dhe çrregullimet psikike

Varësia nga alkooli
Varësia nga narkotikët
Varësia nga bixhozi
Varësia nga tabletat
Depresionin
Sulmet e panikut
Ankthin
Çrregullimet e personalitetit
Stresin post traumatik
Çrregullimet obsesivo-kompulsive

Çfarë ju ofrojmë në klinikë?

01
Gradation Image
Metodat e trajtimit pa dhimbje
Trajtimi i manifestimeve fizike, psikike dhe sociale të sëmundjeve si detoksifikimi pa dhimbje na kanë mundësuar të arrijmë rezultate të shkëlqyeshme dhe ofrim të gjasave të reja për jetë për një numër të madh të njerëzve nga e gjithë bota.
02
Gradation Image
Dhoma rë mëdha dhe të rregulluar me komfor
Akomodimi në klinikën VIP Vorobjev ju ofron komfor maksimal, liri të lëvizjes dhe diskrecion gjatë procesit ë trajtimit. Të gjitha dhomat posedojnë TV me televizion kabllor dhe internet wireless.
03
Gradation Image
Palestra e fitnesit dhe terapia fizikale
Aktivitetet fizike janë segment i rëndësishëm i trajtimit të sëmundjeve të varësisë sepse pas një përdorimit ë gjatë të substancave psikoaktive vjen deri tek dëmtimi i muskujve trupor. Duke forcuar organizmin forcojmë dhe psikikën.
04
Gradation Image
Pishina dhe jacuzzi
Klinika për trajtimin e sëmundjeve të varësisë dhe çrregullimeve psikike vëmendje të veçantë i kushton rehabilitimit të plotë të pacientëve kështu që në oborrin tonë kemi ndërtuar pishinë të re me jacuzzi.

Zgjidhni një program për shërimin e varësisë

image