Trajtimi i varësisë nga lojërat e fatit || VIp Vorobjev
  • Srpski jezik
  • Engleski jezik
  • Francuski jezik
  • Nemački jezik
  • Ruski jezik
  • Španski jezik
  • Italijanski jezik
  • Bugarski jezik
  • Grčki jezik
  • Arapski jezik
  • Iranski jezik
  • Albanski jezik
Menu
Menu

SI KRIJOHET VARËSIA NGA LOJËRAT E FATIT?

Bixhozi është padyshim një sëmundje. Shenja themelore e sëmundjes është pjesëmarrja në bixhoz e cila përsëritet dhe përkeqësohet pa marr parasysh pasojat (varfërinë, shkatërrimin personal, profesional dhe të jetës familjare). Njerëzit zakonisht fillojnë të luajnë bixhoz nga kurioziteti, në shoqëri, për argëtim, për të ikur nga problemet e përditshme. Por, shumë prej tyre nuk e kuptojnë që humbja nuk janë vetëm paratë, por edhe shëndeti mental

Gjithashtu nuk e kuptojnë që humbja është e garantuar, ndërsa fitimi nuk është i obligueshëm.

Humbja godet sedrën dhe ata dëshirojnë revansh, një shans të ri për të fituar para përsëri, ku humb ndjenja e humbjes, që të ndjehen të fuqishëm dhe të suksesshëm. Kështu krijohet pasioni për bixhoz. Atëherë vendosin shuma gjithnjë e më të mëdha dhe pa e vërejtur fillojnë të bien në të ashtuquajturin trans bixhozi. Transin e bixhozit e përcjell gjendja e ndryshueshme e vetëdijes dhe atëherë harrojnë botën rreth tyre. Kur fitojnë para, ata zakonisht nuk largohen me shumën e fituar, por vënë shuma të reja dhe vazhdojnë të luajnë bixhoz derisa të mbeten pa para.

Lecenje zavisnosti od igara na sreću

Pasi humbasin përsëri ata shpejtë harrojnë pendimin dhe gjithë premtimet që nuk do të luajnë më bixhoz dhe përsëri fillojnë të ndjejnë dëshirë të fortë për të luajtur. Me shuma të reja dëshirojnë të rikthejnë paratë e humbura dhe mendojnë që herën tjetër do të kenë më shumë fat. Kjo i sjell ata përsëri në kazino, kur përsëri bien në gjendjen ne transit të bixhozit. Transi i bixhozit është gjendje psikike e cila mund të krahasohet me efektin e substancave psikoaktive (droga dhe alkooli). Dëshira patologjike për bixhoz është aq e fuqishme sa që njeriu gradualisht e humb interesin për realitetin rreth tij dhe nuk zgjedh mënyra që të vijë deri tek paratë për bixhoz.

Kohë të gjatë lojtarët e bixhozit e mbajnë në fshehtësi pasionin e tyre. Por anëtarët e familjes mund të vërejnë se lojtarët e bixhozit kanë filluar të fshehin të ardhurat dhe shpenzimet e tyre, shpikin versione të ndryshme rreth humbjes së parave dhe gjësendeve nga shtëpia, huazojnë para nga miqtë apo të njohurit, marrin kredi në bankë. Gjithnjë e më shumë kohë kalojnë jashtë shtëpisë, e këtë e shpjegojnë duke thënë që i duhet të qëndrojnë më gjatë në punë. Gënjeshtra dhe manipulimi për ata bëhet gjë e zakonshme. Familja zakonisht këto i zbulon pasi të vjen deri tek problemet serioze financiare. Rezultatet e varësisë nga bixhozi janë borxhet e mëdha, shkatërrimi i familjes, degradimi i personalitetit, humbja e miqve, e statusit social, ndryshimi i personalitetit, përfshirja në krim, tentim vetëvrasje etj.

STADIUMET E VARËSISË NGA LOJËRAT E FATIT

1. Humbja e kontrollit mbi procesin e bixhozit – Kjo është simptoma e parë e varësisë që e dallon një person të zakonshëm nga lojtari i bixhozit. Kur hyn në kazino, njeriu i zakonshëm nuk ndjen asgjë të veçantë. Nëse fiton apo humb një shumë parash, kjo nuk e rrezikon gjendjen e tij financiare. Kalon ca kohë në kazino dhe shkon në shtëpi. Nuk është i ngazëllyer as i dëshpëruar nga humbja. Në anën tjetër, situata tek lojtari i bixhozit del jashtë kontrollit. Ai luan bixhoz për adrenalinë, e jo për para. Derisa fiton, adrenalina e stimulon që të vazhdojë edhe më tej të luajë. Por nuk mund vetëm të fitojë. Kur sillet rrota dhe fillon të humbasë, nuk mund të ndalojë së luajturi bixhoz. Dëshiron revansh për të fituar përsëri dhe të kthejë të humburën, që të ndjehet i suksesshëm dhe i fuqishëm. E vetmja gjë që mund ta ndalojë është pamundësia që edhe më tej të mbetet në lojë, pasi që i ka harxhuar të gjitha mjetet financiare, e askush më nuk dëshiron t’i jep para borxh.

2. Krijimi i varësisë psikike – Nevoja për të ndjerë përsëri adrenalinën për të është sikur droga apo alkooli. Sapo t’i krijohet një mundësia, ai shkon në kazino. Gjithnjë e më shpesh qëndron atje dhe humb ndjenjën për kohën edhe paratë. Ndalon të kalojë kohën me familjen e tij, ndërsa mungesat e shpeshta në shtëpi i arsyeton me punë jashtë orarin të punës. Paratë më nuk i shërbejnë për pagesa të komunalive, ushqimit, veshmbathjes dhe shpenzimeve tjera jetësore, por vetëm për bixhoz.

3. Sindroma e abstinencës (kriza)– Një lojtar bixhozi kalon gjithnjë e më shumë kohë në kazino, gjithnjë kërkon para dhe kohë për bixhoz dhe fillon të ndjej krizën psikike: ndjehet keq, nuk bën gjumë, është nervoz, i irrituar, me disponim të ndryshueshëm. Borxhet e çojnë në një situatë të pashpresë. Kur nuk ka më ku të shkojë, i pranon të gjitha para familjes. Familja e ndihmon, merr kredi, paguan borxhet. Ai i premton që kurrë më nuk do të luajë bixhoz. Por këto janë vetëm premtime të kota. Rezulton se jeta pa bixhoz nuk është interesante. Lojtari i bixhozit konsideron që është privuar nga diçka e këndshme dhe për një kohë të shkurtë i ktheht bixhozit. Dhe cikli i bixhozit përsëritet.

4. Faza očajanja – Potreba za kockanjem postaje toliko jaka da radi njenog zadovoljavanja kockar prodaje vredne stvari i dragocenosti iz kuće, zloupotrebljava poslovni novac. Kajanje i depresija su nakon prokockanog novca neizdrživi, ali čini se da je jedini izlaz u revanšu, da se povrati izgubljen novac i dokaže svima da su pogrešili. Stalni stres i depresija guraju kockara u zloupotrebu alkohola, narkotika ili tableta. Javljaju se misli o samoubistvu. Najčešće nam se za pomoć obraćaju ljudi koji su u ovoj fazi zavisnosti.

4. Faza e dëshpërimit – Nevoja për të luajtur bixhoz është aq e fuqishme saqë për të kënaqur këto nevoja lojtari i bixhozit shet gjërat me vlerë dhe të çmueshme nga shtëpia, keqpërdor paratë nga puna. Pendimi dhe depresioni nga humbja e parave në bixhoz janë të padurueshme, por i duket se zgjidhja e vetme është në revansh, që të kthejë paratë e humbura dhe t’i tregojë të gjithëve që kanë gabuar. Stresi i vazhdueshëm dhe depresioni e çojnë lojtarin e bixhozit në abuzim me alkool, narkotikë apo tableta. Paraqiten mendimet për vetëvrasje. Më së shpeshti njerëzit që janë në këtë fazë të varësisë kërkojnë ndihmë tek ne.

Trajtimi i varësisë nga bixhozi – Fazat

lečenje zavisnosti od kocke

Qëllimi kryesor i trajtimit është të eliminohet nevoja e manisë që të jetë në gjendje transi bixhozi, që t’i kthehet kontrolli i emocioneve dhje sjelljes së pacientit, që të stabilizohet gjendja e tij psikike, të normalizohet gjumi, të largohet nervozizmi, irritimi, ndryshimet e disponimit.

Trajtimi përbëhet prej disa fazave:

1.Dijagnostifikimi –faza e parë dhe shumë e rëndësishme e trajtimit. Thelbi i diagnostifikimit është të vlerësohet gjendja fizike dhe psikike e pacientit. Për vlerësim të gjendjes fizike të pacientit kontrollimi standard për diagnostifikim përfshin: testin e urinës, viruset, analizat e përgjithshme të gjakut, ekzaminimin biokimik të gjakut, EKG, kontrollimin e mjekut internist

Për vlerësimin e gjendjes psikike të pacientit kontrollimi standard për diagnostifikim nënkupton psikodiagnostifikimin (testet psikologjike që përcaktojnë nivelin e varësisë, në çfarë mase janë shfaqur pasojat e varësisë në shëndetin mental, nëse ekzistojnë shenjat e çrregullimeve psikike, nëse është i pranishëm depresioni, cila është shkalla e motivimit për shërim, vetëkritika dhe ruajtja e mekanizmave të dëshirës).

Pas diagnostifikimit, rezultatet i shqyrton ekipi i mjekëve me qëllim të hartimit të strategjisë dhe planit për trajtim. Nëse me diagnostifikim zbulohen devijime serioze në teste, prania e faktorëve të rrezikut, apo pacienti ka sëmundje përcjellëse kronike, sipas nevojës organizohen edhe ekzaminime shtesë dhe përshkruhet terapia për sëmundjet përcjellëse. Varësisht prej problemeve, mund të bëhet MRT, EEG, ultrazëri, rëntgeni, endoskopia, analizat e përqendrimit të medikamenteve dhe narkotikëve, kontrollimet e kardiologut, neurologut, endokrinologut, infektologut etj. Ekzaminimet shtesë të lartpërmendur nuk hyjnë në çmimin e kësaj pakoje të trajtimit dhe paguhen veçmas.   

2. Farmakoterapia– Në fillim të trajtimit është i domosdoshëm stabilizimi farmakologjik i gjendjes së pacientit. Me ndihmën e medikamenteve është e rëndësishme të arrihet ekuilibri, të largohet nervozizmi, tensioni, depresioni etj. Pasi që pacienti të jetë përsëri në gjendje që në mënyrë adekuate të pranojë, analizojë dhe reagojë ne ngjarjet, mund të kalohet në fazën tjetër të trajtimit.

3. Trajtimi me pajisje mjekësore –  Terapia Neuro Jet është metodë nëpërmjet së cilës me impulse speciale ndikohet në neuronet e trurit, që janë përgjegjës për sekretimin e endorfinës. Neuro Jet është një pajisje e vogël elektronike e cila normalizon nivelin e dopaminës dhe endorfinës. Stimulimi me pajisjen Neuro Jet është pa dhimbje. Pacienti ndjen vetëm një gudulisje dhe vibrim të lehtë. Frekuencat dhe intensiteti i impulseve kontrollohet me kompjuter.

Terapia laterale për normalizimin e asimetrisë së hemisferave të trurit, paraqet metodën neurofiziologjike të korrigjimit të çrregullimeve të sjelljes, vullnetit, dëshirës patologjike për të luajtur bixhoz. Me ndihmën e kësaj metode, vjen deri tek normalizimi i funksioneve të hemisferës së majtë dhe të djathtë të trurit.  

Integruesi i lëvizjeve të syve është metodë e desenzibilizimit me ndihmën e serive të përsëritura të lëvizjeve të syve, gjatë së cilës bllokohen dhe përshpejtohen ngjarjet që janë të lidhura me dëshirën patologjike për të luajtur bixhoz. Syzet speciale përcjellin video-sinjalet e koduar, ndërsa nëpërmjet dëgjueseve përcillen sinjalet zanore. Kompjuteri përcjell informacionet. Vetë informacionet janë të ndara në imazhe të shkurta, të dallueshme, të cilat në nivel të ndërdijes formojnë shpejt asociacione të reja rreth efekteve të dëmshme, neverisë ndaj bixhozit, qëndrim negativ rreth atmosferës në kazino, ritualeve të bixhozit.

4. Psikoterapia– Zbatojmë disa lloje të psikoterapisë:

Psikoterapia individuale nënkupton punën individuale të psikoterapistit me pacientin. Terapisti e trajnon pacientin të jetojë dhe të punoj nën stres, si të ruajë integritetin e personalitetit dhe të ketë raporte të pjekura me të afërmit. Pacienti së bashku me psikoterapistin hartojnë planin e aktiviteteve ditore dhe është i detyruar t’i përmbahet këtij plani gjatë fazës ambulatore të trajtimit.  

Psikoterapia edukative – ndihmon të zbulohen shkaqet e sëmundjes. Pacientëve i paraqiten gjërat e këqija rreth sëmundjes, pasojat fizike, psikike, profesionale dhe sociale, e gjithashtu trajnohen rreth rregullave të sjelljes në abstinencë. Shohin filma special rreth pasojave të bixhozit.

Psikoterapia grupore nënkupton punën e psikoterapistin me grupin e pacientëve, që te pacientët të zgjidhen konfliktet e brendshëm, të largohet tensioni dhe të përmirësojnë çrregullimet në sjellje. Ky lloj i psikoterapisë i mundëson pacientëve që të kuptojnë që nuk janë të vetëm me problemet e tyre dhe që problemi i tyre nuk është i pazgjidhshëm.

Psikoterapia familjare është metodë e ndihmës psikologjike gjatë së cilës psikoterapisti punon me anëtarët e familjes së pacientit. Zakonisht anëtarët e familjes janë të bashkë-varur në sëmundje. Gjatë kësaj terapie mësojnë si të sillen me pacientin pas daljes së tij nga spitali. Psikoterapia familjare është formë e veçantë e konsultimeve psikologjike e orientuar në zgjidhjen e problemeve në marrëdhëniet e ndërsjella familjare dhe eliminimin e konfliktit midis anëtarëve të familjes.

5. Bllokimi mental është procedurë me elemente të hipnozës kur pacienti që është në gjendje të transit përsëri e jeton jetën e tij. Gjatë procedurës pacienti kaloidoskopikisht vëzhgon dhe merr pjesë në ngjarjet më të rëndësishme të jetës së tij. Në moment kalojnë imazhet nga fëmijëria, shfaqen imazhet e njerëzve, ngjarjet që kanë pasur ndikim të madh në jetën e pacientit. Në këto momente pacientët përjetojnë me emocione të forta gabimet e tyre, shohin pasojat tragjike të veprimeve të tyre në lidhje me bixhozin. Shumicën prej tyre “i çelen sytë”, qajnë dhe thonë që pas këtyre ndodhive asgjë nuk do t’i detyrojë t’i kthehen bixhozit.

5. Trajtimi ambulator – Pas daljes së pacientit nga spitali fillon faza e trajtimit ambulator në kohëzgjatje prej 12 muajve. Trajtimi ambulator nënkupton kontrollime të rregullta mujore dhe ndihmë konstante kundër-recidive. Pacienti mbetet në kontakt me mjekët e spitalit tonë dhe merr këshillat e nevojshme, ndihmë në rast nevoje.

Programi ynë përfshin edhe transportin e pacientit nga aeroporti apo stacioni deri tek klinika jonë si dhe kthimin pas trajtimit. Në klinikën tonë, mjekët dhe motrat medicinale janë 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, në dispozicion të pacientëve. Të gjithë mjekët janë anesteziologë, psikiatër dhe psikologë të certifikuar me 10-25 vite përvojë. Në klinikë janë të punësuar më shumë se 60 njerëz. Rreth sigurisë së pacientëve dhe stafit kujdeset sigurimi i angazhuar. Objekti është nën mbikëqyrje të kamerave.

Pacientët janë të akomoduar në dhoma të rehatshme që janë plotësisht të arreduara për qëndrim komfor në klinikën VIp Vorobjev. Dhomat pastrohen dy herë në ditë. Në kohën e lirë, pacientët kanë në dispozicion dhomën e ndejës, pishinën, jacuzzin, jogën, palestrën dhe shtëpinë e verës. Klinika ka edhe kasafortë, në të cilën pacientët mund të lënë gjërat e tyre personale që nuk mund të lënë në dhoma. Pacientëve që vijnë nga jashtë, të cilëve i nevojitet viza, mund të ndihmojmë ta marrin atë. Nëse pacientët që vijnë nga jashtë kanë përcjellje, në formë të mbështetjes, ata mund të qëndrojnë në klinikën tonë. 

Programi i trajtimit të varësisë nga lojërat e fatit – Diagnostifikimi laboratorik dhe ekzaminimi eksplorues-psikologjik, Farmakoterapia; Terapia Neuro Jet, Terapia laterale, Integruesi i lëvizjeve të syve, Psikoterapia, Bllokimi mental, 12 muaj kontrollime ambulatore dhe mbështetje kundër recidivëve. Trajtimi zgjat 14 ditë.

Klinika për sëmundjet e varësisë Dr Vorobjev

Kontrola vašeg života i realna očekivanja od vaših svakodnevnih izazova su ključ za smanjenje stresa.

— Josh Billings

Të fundit nga blogu ynë

  • Detoksifikimi nga heroina – Riktheni kontrollin e jetës suaj!

    Detoksifikimi nga heroina – Riktheni kontrollin e jetës suaj!

    Detoksifikimi nga heroina është një hap i rëndësishëm për  trajtimin e personave të varur. Heroina është substanca psikoaktive më vjetër e njohur. Lulëkuqja, nga e cila fitohet heroina është përdorur qysh në kohën e sumerëve. Çfarë efekti fillestar ka tregon edhe vetë emri, pasi në përkthim bukval nga gjuha e tyre, e ka kuptimin –

    Lexo me shume
  • Varësia nga interneti – Sëmundje e epokës moderne

    Varësia nga interneti – Sëmundje e epokës moderne

    Varësia nga interneti është sëmundje e epokës moderne. Shekulli XXI karakterizohet me telefona celular, internet dhe rrjete sociale. Sigurisht, ata na kanë lehtësuar jetën në masë të madhe. Vetëm me një klikim mund të gjejmë informacionet e nevojshme. Detyrat e punës tani i kryejmë edhe jashtë zyrës, ndërsa nga komoditeti i shtëpisë mund të blejmë,

    Lexo me shume