Informacionet prej 07.30h deri në 15.30h E hënë – E diel prej 00h deri në 24h

Relaksi

Palestra e pajisur moderne dhe funksionale

Klinika për trajtimin e sëmundjeve të varësisë dhe problemeve psikike VIP Vorobjev është sidomos e fokusuar në rehabilitimin e plotë ë pacientëve kështu që në kuadër të objektit kemi ndërtuar palestrën e cila është e klimatizuar dhe e pajisur në mënyrë ideale me pajisje moderne të prodhuesve të njohur.

Palestra është e ndërtuar sipas standardeve më të larta sportive dhe përveç zonës kardio ku gjendet shiriti për vrapim, biçikleta dhe vrapim nordik, aty janë edhe stolat, girat prej 5kg deri në 20kg si dhe girat prej 1 kg deri në 20kg.

Gjithashtu në kuadër të palestrës gjendet pajisja gladiator e prodhuesit Technogym, e cila do të ju mundësojë që në të të bëni ushtrime të ndryshme për grupe muskujsh.

Dyshemeja është ndërtuar sipas standardeve më të larta sportive dhe e tërë palestra është në pasqyra dhe më pajisje të vogla për stërvitje të suksesshme siç janë dyshekët aerobie, gira për këmbë, litarët, shufra të ndryshme…

Largohuni nga klinika VIP Vorobjev të shëndetshëm, mentalisht stabil dhe fizikisht të fortë..

Qëndrimi ditor dhe kuzhina

Qëndrimi ditor dhe kuzhina janë të vendosura në përdhesen e klinikës VIP Vorobjev dhe shtrihen në 200 metra katrorë. Dhoma e ndejës është e arreduar në mënyrë luksoze me një set lëkure me televizor të madh LCD. Në dhomën tonë të ndejës të cilën pacientët e përdorin për shoqërim dhe shikim të përbashkët të emisioneve dhe filmave zakonisht gjatë dimrit, organizojmë edhe biseda të përbashkëta dhe trajtime psikologjike. Socializmi dhe besimi që pacientët tanë e fitojnë gjatë trajtimit në klinikën tonë, janë shumë të rëndësishëm sepse atyre u jep vetëbesim të madh në momentin kur dalin nga klinika dhe vazhdojnë një jetë të re. Dhoma e ndejës është e rrethuar me dritare të mëdha nëpërmjet të cilëve kalojnë rrezet e diellit dhe ndriçojnë hapësirën, e njëkohësisht ka edhe dalje në oborr dhe pishinë.

Kuzhina me pajisjet komplete shfrytëzohet për përgatitjen e ushqimeve të ndryshme në bazë të kërkesave të pacientëve tanë. Ne kujdesemi në mënyrë të veçantë për regjimet e veçanta të ushqimit, nëse dikush është vegjetarian apo ka probleme me sëmundjen e diabetit. Kuzhina shfrytëzohet për ngrënie dhe në të vazhdimisht mund të gjeni fruta të freskëta të pemëve dhe ëmbëlsira si dhe pije të ndryshme në frigorifer. Hapësira në dhomën e ndejës është e klimatizuar kështu që në të ju pret temperaturë e volitshme, qoftë kur është ditë e ftohtë dimërore apo pasdite e nxehtë verore.

Pishina dhe jacuzzi në kuadër të klinikës VIP Vorobjev

Pishina e cila gjendet në kuadër të klinikës VIP Vorobjev është krejtësisht e re dhe është lëshuar në përdorim në nëntor të vitit 2018. Përveç asaj që pacientëve tanë i ofron efekt rekalsues dhe freskim gjatë ditëve të nxehta verore, gjithashtu në këtë periudhë na mundëson që me fizioterapistin të bëhen ushtrimet nën veprimin e presionit hidrostatik, forcës, tensionit të ujit, që ndikojnë në relaksim, përmirësim të lëvizshmërisë dhe qarkullimit, si dhe rritje të fuqisë së muskujve.

Fuqia relaksuese e ujit kontribuon në krijimin e një atmosfere të rehatshme, gjatë kohës së qëndrimit në klinikën për trajtimin e sëmundjeve të varësisë dhe çrregullimeve mentale gjatë programe qëllimore të trajtimit.

Pishina dhe jacuzzi janë rëndësi të veçantë tek rehabilitimi psikik sepse sëmundjet siç janë depresioni dhe ankthi janë pasojë e drejtpërdrejtë e stresit.

Pikërisht, përveç përfitimeve të shumta fizike që sjell shfrytëzimi i pishinës dhe jacuzzot, rëndësi të veçantë përbëjnë edhe përfitimet psikologjike, si formë e relaksim mental, stimulimi i mirëqenies së tërë organizmit, duke e sjell në një ekuilibër natyral psikofizik.

Zgjidhni një program për shërimin e varësisë

image