Informacionet prej 07.30h deri në 15.30h E hënë – E diel prej 00h deri në 24h

Dhomat për terapitë

Dhoma për procedura

Klinika për trajtimin e sëmundjeve të varësisë VIP Vorobjev posedon dhomën për procedura e cila ka dy shtretër mjekësorë dhe të gjitha pajisjet përcjellëse në mënyrë që procedurat të kryhen sigurt dhe plotësisht pa dhimbje.

Përveç aparaturës standarde mjekësore, siç janë sistemi laboratorik i automatizuar, aparatet për ultrazë, EKG, aparatet që mundësojnë përcjelljen e sistemi kardio-respirator, inhalatorë të ndryshëm, aparate me terapi me oksigjen, aparatet për rrezatim të gjakut ultravjollcë dhe rrezatim me laser, e aty janë edhe pajisjet për stimulimin e punës së sistemit endorfin në tru dhe për terapi me ksenon.

Dhoma për procedura në klinikën VIP Vorovjeb është ndërtuar sipas standardeve më të larta mjekësore dhe gjatë procedurës pacientët janë nën mbikëqyrje të ekipit kujdestar të mjekëve dhe motrave medicinale.

Metodat tona inovative dhe të pranuara ndërkombëtarisht në trajtimin e sëmundjeve të varësisë garantojnë rezultate pozitive të trajtimit nëse pacienti u përmbahet këshillave dhe udhëzimeve tona. Shkalla e suksesit të shërimit të pacientëve tanë është madje 93%!

Dhoma për psikoterapi

Dhoma për psikoterapi është vendi ku pacientët tanë relaksohen dhe bisedojnë me psikologët dhe psikiatrët që sëmundjen e tyre ta shohin nga një këndvështrim krejtësisht tjetër.

Psikoterapia është dialogu ndërmjet terapistit dhe pacientit dhe ka për qëllim që të sjeëë rehabilitimin e plotë pas trajtimit me detoks, nëse bëhet fjalë për trajtimin nga sëmundjet e varësisë, siç janë narkomania, alkoolizmi apo bixhozi.

Raporti konfidencial që ndërtojnë psikoterapistët dhe pacientët në klinikën tonë na mundëson që në një rreth të sigurt të flasim për sëmundjet dhe problemet që i mundojnë pacientët. Psikoterapia është proces i gjatë dhe kërkon pjesëmarrje aktive dhe maksimale të vetë pacientit.

Rezultatet më të mira arrihet kur pas trajtimit intensiv të kryer, pacienti qëndron në klinikën tonë që qendrën e rehabilitimit. Më pas, gjatë disa javëve apo muajve në vazhdim me metoda psikoterapeutike me pacientin dhe familjen e miqtë e tij vijmë deri tek zgjidhja e përbashkët që përfundimisht të lirohemi nga shtrëngesa e varësisë.

Dhoma për fizioterapi

Fizioterapia sot aplikohet gati në të gjitha fushat klinike kështu që ka zënë vend të rëndësishëm në klinikën tonë për trajtimin e sëmundjeve të varësisë dhe rehabilitimit VIP Vorobjev.

Fizioterapisti i ndihmon pacientit që gjatë procesit të detoksifikimit apo rehabilitimit të mbetet në formë, por ajo që është edhe më e rëndësishme që t’i ndihmojë që grupe të ndryshme muskujsh që të vihen përsëri në lëvizje, muskujt që kanë mbetur të dobësuar gjatë përdorimit shumëvjeçar të drogave narkotike apo alkoolit.

Dhoma për fizioterapi ka pajisjet më bashkëkohore mjekësore për të arritur rezultate të mira të shërimit në kohë të shkurtër. Në kuadër të terapisë fizikale, janë përfshirë metodat bashkëkohore të udhëtimeve terapeutike, terapitë manuale, elektroterapitë, agjentët fizikanë dhe ushtrimet mekanike.

Element i rëndësishëm i fizioterapisë në klinikën tonë është orientimi në qasje individuale në planifikim dhe zbatim të ushtrimeve të fizioterapisë duke bërë vazhdimisht vlerësimin e rezultateve.

Zgjidhni një program për shërimin e varësisë

image