Informacionet prej 07.30h deri në 15.30h E hënë – E diel prej 00h deri në 24h

Dhomat për pacientët

Dhoma komfore numër 1

Dhoma numër 1 gjendet në përdhesen e klinikës VIP Vorobvjev dhe ka një krevat dopio të madh e të rehatshëm, tavolinë kuzhine me dy karrige dhe vitrinë të madhe me pasqyre. Dhoma është e arreduar me mobilie luksoze kulmore, si dhe me gjëra të nevojshme për qëndrim komfor siç janë TV LCD me televizion kabllor, internet Wi-Fi falas dhe kondicioner ajri.

Përparësi e kësaj dhome është që gjendet në afërsi të dhomës së ditës dhe kuzhinës kështu që shoqërimi me pacientët tjerë është afër vetëm disa hapa.

Përveç krevatit të madh dopio, aty është edhe rafti për vendosjen e gjërave më të imëta si dhe rafti për TV, vitrinat e natës, pasqyra, llambat e murit… Bukurinë e kësaj dhome e plotësojnë tepihët dhe perdet e bukura që i japin ngrohtësi hapësirës.

Dhoma e madhe numër 2

Dhoma e madhe numër 2 ka krevat të madh e të rehatshëm dopio, tavolinë shumë të bukur të kuzhinës dhe një vitrinë të bukur. Dhoma është e arreduar me mobilie luksoze, si dhe me të gjitha gjërat e nevojshme për qëndrim të rehatshëm në të, siç janë TV LCD me televizion kabllor, internet Wi-FRi falas dhe një frigorifer të vogël e kondicioner ajri.

Dalja ne tarracë ju ofron pamje shumë të bukur dhe atmosferë relaksuese me ajër të freskët dhe nën tingujt e zogjve.

Me dizajnin e saj elegant dhe komfor, do të plotësojë të gjitha kërkesat e hedonistëve më të mëdhenj. Pranë krevatit të madh dopio, gjendet edhe rafti për vendosjen e gjërave më të imëta, si dhe rafti për TV, vitrina e natës, pasqyra, llambat e murit… Bukurinë e hapësirës së përgjithshme e plotësojnë tepihët e leshtë që i japin ngrohtësi kësaj dhome. Dhoma është me parket më kualitativ dhe me perde shumë të bukura.

Dhoma shumë e bukur komfore numër 3.

Dhoma e rehatshme dhe e qetë numër 3 është e arreduar dhe e dizajnuar në atë mënyrë që gjatë qëndrimit në klinikën tonë për sëmundjet e varësisë dhe çrregullimeve psikike, qëndrimi do të jetë kënaqësi e vërtetë.

Kjo dhomë ofron pamje nga oborri dhe posedon një krevat të madh dopio, tavolinën e kuzhinës, vitrinë të madhe dhe një krevat të rehatshëm shtesë në të cilin gjatë pushimit mund të lexoni libra.

Klinika për trajtimin e sëmundjeve të varësisë VIP Vorobjev është e dizajnuar që pacientëve t’i ofrojë rehati maksimale, komfor por edhe privatësi. Kjo dhomë është ideale nëse dëshironi që gjatë procesit të trajtimit pranë jush të qëndrojë edhe ndonjë i afërm. Pa marr parasysh nëse bëhet fjalë për prindër, të dashur apo grua në këtë dhomë të bukur numër 3, do të keni të gjithë komforin dhe privatësinë e duhur.

Natyrisht, aty është edhe LCD TV me televizion kabllor dhe interneti Wi-Fi falas, që të mund që relaksoheni plotësisht.

Zgjidhni një program për shërimin e varësisë

image