Tabela e përmbajtjes:
Trajtimi i plotë i varësisë nga opiatet (Heroina, Metadoni, Subotex, Tramal, Substidol, Trodon)
Në bazë të studimit afatgjatë ky program i trajtimit të varësisë tregon 85-89% suksesshmëri në trajtim.
Simptomat e varësisë nga opiatet
Stadiumin fillestar të varësisë nga narkotikët e karakterizon humbja e kontrollit ndaj përdorimit të substancës. Njeriu ka prirje dhe gjithnjë e më shpesh e më fortë e ndjen dehjen. Dehja bëhet qëllim kryesor, sepse shoqëria, familja dhe puna kanë rëndësi gjithnjë e më të vogël. Edhe pse familja dhe miqtë e ngushtë i vërejnë ndryshimet, vetë personi i varur mohon me këmbëngulësi efektet e përdorimit të substancës, është jokritik ndaj gjendjes së tij, është i paaftë që në mënyrë adekuate të ndryshojë situatën dhe bëhet konfliktuoz. E gjitha kjo tregon se ekziston formimi i dëshirës psikike për drogë.
Në stadiumin e mesëm përdorimi i substancës bëhet i rregullt. Për fitimin e rezultateve të dëshiruara janë të nevojshme doza më të mëdha, dmth. rritet toleranca. Në mungesë të substancës zhvillohet manifestime fizike të sindromës së abstinencës, gjegjësisht krizës, manifestime të pakëndshme, nganjëherë të mundimshme dhe të rrezikshme. Në këtë fazë personi i varur është në gjendje të shoh edhe anën negative të përdorimit të narkotikëve, e këto janë: gjendja e shkatërruar fizike dhe psikike, konfliktet në familje, humbja e punës, miqve ...
Personat e varur më së shpeshti kërkojnë ndihmë në këtë fazë. Stadiumin përfundimtar të varësisë nga narkotikët e shoqërojnë ndryshimet e pakthyeshme në organizëm. Pasojat e përdorimit të drogës çojnë në shkatërrimin e personalitetit, shëndetit të dëmtuar, demencionit dhe në fund në vdekje.
Fazat e trajtimit të varësisë nga opiatet
- Dijagnostifikimi – faza e parë dhe shumë e rëndësishme e trajtimit. Thelbi i diagnostifikimit është të vlerësohet gjendja fizike dhe psikike e pacientit. Për vlerësim të gjendjes fizike të pacientit kontrollimi standard për diagnostifikim përfshin:
Për vlerësimin e gjendjes psikike të pacientit kontrollimi standard për diagnostifikim nënkupton psikodiagnostifikimin (testet psikologjike që përcaktojnë nivelin e varësisë, në çfarë mase janë shfaqur pasojat e përdorimit të opiateve në shëndetin mental, nëse ekzistojnë shenjat e çrregullimeve psikike, nëse është i pranishëm depresioni, cila është shkalla e motivimit për shërim, vetëkritika dhe ruajtja e mekanizmave të dëshirës).
Pas diagnostifikimit, rezultatet i shqyrton ekipi i mjekëve me qëllim të hartimit të strategjisë dhe planit për trajtim. Nëse me diagnostifikim zbulohen devijime serioze në teste, prania e faktorëve të rrezikut, apo pacienti ka sëmundje përcjellëse kronike, sipas nevojës organizohen edhe ekzaminime shtesë dhe përshkruhet terapia për sëmundjet përcjellëse. Varësisht prej problemeve, mund të bëhet MRT, EEG, ultrazëri, rëntgeni, endoskopia, analizat e përqendrimit të medikamenteve dhe narkotikëve, kontrollimet e kardiologut, neurologut, endokrinologut, infektologut etj. Ekzaminimet shtesë të lartpërmendur nuk hyjnë në çmimin e kësaj pakoje të trajtimit dhe paguhen veçmas.
- Detoksifikimi – Varësisht prej rezultateve të diagnostifikimit, për secilin pacient individualisht zgjidhet metoda përkatëse e detoksifikimit, gjegjësisht një grup i metodave të cilat në rastin e tij do të japin rezultate më të mira. Grupi i metodave përfshin UBOD (detoksifikimin ultra të shpejtë nga opiatet), terapinë Neuro Jet (N.E.T), farmakoterapinë, infuzionet speciale me vitamina, hepaprotektorë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme të detoksifikimi të jetë i shpejtë, që pacienti të mos ndjejë dhe durojë shimbje, që gjumi dhe oreksi i pacientit të kthehen në normalitet, që disponimi i pacientit të bëhet stabil, që mos të ketë më ankthe dhe depresion.
Qëllimi i detoksifikimit ultra të shpejtë është që shumicën e simptomave të krizës pacienti t’i kalojë në gjumë kur nuk ndjen kurrfarë dhimbje. Kur zgjohet pjesa më e fuqishme e krizës tashmë ka kaluar. Madje edhe pas zgjimit mbeten disa simptoma të vogla të krizës, intensiteti i tyre është zvogëluar dukshëm dhe ato lehtë munden që të largohen me analgjetikë tradicional jo-opiat. Gjatë procesit të detoksifikimit pacienti kalon 2 apo 3 procedura të këtilla.
Pacienti ndjen vetëm një gudulisje të lehtë dhe vibrime. Frekuenca dhe intensiteti i impulseve kontrollohen nëpërmjet kompjuterit. Në afat prej 15-20 minuta zhduken simptomat e abstinencës, gjegjësisht intensiteti i tyre zvogëlohet për 70-80%.
- Fizioterapia – Fizioterapia nënkupton kombinimin e terapive – fizikale, medicinale apo masazhit të indit të thellë. Masazhi ka efekt qetësues dhe relaksues. Kur personi kalon procesin e largimit, nivelet e dopaminës janë më të ulët se sa tek personat që nuk janë të varur. Masazhi ndihmon në normalizimin e procesit të sekretimit të dopaminës tek personat që kalojnë përmes procesit të largimit.
Masazhi gjithashtu ndihmon në detoksifikim duke përshpejtuar qarkullimin e gjakut dhe limfës, dhe në këtë mënyrë përshpejton procesin e eliminimit të materieve helmuese nga organizmi. Në çmimin e pakos së trajtimit është e përfshirë një seancë e fizioterapisë.
- Bllokimi farmakologjik – Në fund të trajtimit është paraparë bllokimi farmakologjik në formë të impianteve (Naltrekson). Qëllimi i kësaj procedure është që nën efektin e Naltreksonit receptorët e opiatit të pacientit bllokohen, kështu që me përdorimin e heroinës, tramalit, metadonit, nuk arrihet euforia dhe ndjenjat e ngjashme dhe nuk provokohen recidivi dhe kthimi tek narkotikët. Terapia me Naltrekson aplikohet tek personat që kanë kaluar detoksifikimin nga opiatet. Pacientëve tanë i këshillojmë që të jenë të mbrojtur me implante së paku 12 muaj pas daljes nga spitali. Në çmim të këtij trajtimi hyn implanti Naltrekson në kohëzgjatje prej dy muajsh dhe dy depo injeksione. një për çdo muaj.
- Trajtimi i varësisë psikike – Terapia informative ka për qëllim eliminimin e dëshirës për narkotikë në nivelin e ndërdijes. Kjo nënkupton që pacienti në gjendje të gjumit medicinal i kalon disa orë nën stimulimin audio-vizual, të cilin e merr nëpërmjet kompjuterit me ndihmën e dëgjueseve dhe syzeve speciale që emitojnë sinjale me frekuencë të lartë, sepse në gjendje me vetëdije mund të hasim në bllokim mental (në kuptimin: Unë nuk jam narkoman, kjo mua nuk më duhet, apo mua nuk më ndihmon asgjë, kjo nuk ka efekt tek unë dhe të ngjashme).
Me aplikimin e kësaj teknike përpunohen informacione në atë mënyrë avancojnë vlerat dhe kualitetin e perceptimit.
Informacionet ndahen në grupe të imazheve të shkurta të mrekullueshme në nivel të ndërdijes. Rezultati i kësaj terapie është shfaqja e indiferencës dhe qëndrimit negativ ndaj narkotikëve.
Psikoterapia individuale – Psikoterapia individuale nënkupton punën individuale të psikoterapistit me pacientin për t’i ofruar ndihmë dhe mbështetje pacientit i cili po përballet me probleme, i cili është në gjendje depresioni, ka çrregullime të stresit post traumatik, shqetësimit, sjelljes së varur, çrregullime të personalitetit. Puna me psikoterapistin i ndihmon pacientit që të lirohet nga traumat psikologjike, problemet emocionale dhe vuajtjet.
Terapisti stërvit pacientin si të jetojë dhe punojë nën stres, si të ruajë integritetin e personalitetit të tij dhe të ketë raporte të pjekura me të afërmit, e kjo kontribuon në zhvillimin personal të pacientit.
Psikoterapia grupore është puna e psikoterapistit me një grup pacientësh, që tek pacientët të zgjidhen konfliktet e brendshme, të eliminohet tensioni dhe korrigjohen çrregullimet në sjellje. Puna me psikoterapistin i mundëson të gjithëve të shprehin mendimet e tyre në temën e dhënë, që të ndajnë përvojat e tyre me tjerët, të shohin veten me sytë e të tjerëve, që kuptojnë që nuk janë të vetëm me problemet e tyre dhe që problemi i tyre nuk është i pazgjidhshëm.
Psikoterapia e orientuar në trup – Ky lloj i psikoterapisë mundëson që personi të lirohet nga tensioni kronik dhe lodhja e grumbulluar, të rritë disponimin, të përmirësojë kualitetin e jetesës. Kjo i ndihmon njeriut që të ndjehet më mirë, të heq ngërçet në muskuj, lirojë energjinë e grumbulluar jetësore që paraqet bazën e funksionimin të personit të shëndetshëm dhe ndihmon të arrijë stabilitet dhe siguri.
Meditimi – meditimi aplikohet për të eliminuar tensionin psikik, dhimbjet fizike dhe është një metodë kundër stresit. Zakonet tone varen nga ajo se në cilët rrugë të neuroneve zhvillohen proceset elektrokimike në tru dhe sistem nervor. Falë meditimit krijohen një sërë rrugësh të neuroneve dhe energjia psikike shpërndahet ndryshe, që pon në mbylljen e rrugëve të dëmshme të neuroneve.
Njeriu lehtë ndalon me pirjen e duhanit, konsumimin e alkoolit dhe narkotikëve.
Trajnimi autogjen eliminon tensionin, frikën e shqetësimin, dhe bën që personi të ndjehet i qetë dhe i sigurt në vetvete. Organizmi posedon resurse të shumta te fshehura, që deri më sot janë studiuar pak. Trajnimi autogjen mundëson menaxhimin e vetëdijshëm të këtij resursi në modë.
Relaksimi – zotërimi dhe aplikimi i teknikës së relaksimit mundëson kthimin e shpejtë të forcës pas një largese fizike dhe emocionale, përballjen më të lehtë me stresin, forcimin e sistemit nervor dhe shërimin e tërë organizmit.
Relaksimi progresiv i muskujve – Kjo teknikë efikase e relaksimit është e bazuar në faktin fiziologjik që pas një periudhe të tensionuar çdo muskuj automatikisht relaksohet thellë. Për të arritur relaksimin e thellë të gjithë muskujve skeletor, është e nevojshme që njëkohësisht apo në mënyrë alternative të shtrihen fortë, e më pas të përqendrohen në relaksimin që shfaqet në muskuj.
Terapi arti – Mundëson që personi të çlirohet nga ngjarjet psikike të ndrydhura dhe emocionet negative, si dhe të shprehet nëpërmjet artit. Terapi arti është mënyrë e lirimit të emocioneve të forta (ndihmon të shprehet zemërimi, dhimbja, shqetësimi dhe frika). Kjo metodë përshpejton procesin terapeutik dhe ndihmon në diagnostifikim. Gjithashtu çon në forcimin e ndjenjave të vlerave personale.
Analiza transakcionale – Çdo person ka në vete Prindin, Personin e rritur dhe Fëmijën, tri gjendje të vetvetes “Unë”, të cilat shprehen në situata të ndryshme: vlerësojmë në mënyrë objektive situatën dhe sjellim vendime (si Persona të rritur), kërkojmë apo kujdesemi për dikë (si Prindërit), kemi fantazi, jemi të dëgjueshëm apo të padëgjueshëm (si Fëmijë).
Analiza transakcionale është efikase në zgjidhjen e problemeve siç janë fobitë dhe varësia. I ndihmon personit të ndryshojë, që përsëri të bëhet Fëmijë normal, të përforcojë pozicionin e Prindit të lodhur nga lufta, të mësojë të zgjidh problemet e tij nga pozita e Personit të rritur dhe të kthejë sigurinë në vetvete, si dhe fuqitë e tij.
Terapia familjare - metodë e ndihmës psikologjike gjatë së cilës psikoterapisti punon me gjithë familjen apo me disa anëtarë të familjes. Familja konsiderohet si sistem unik social i cili funksionon sipas zakoneve të tij të veçantë. Terapia familjare është formë e veçantë e konsultimeve psikologjike e orientuar në zgjidhjen e problemeve në marrëdhëniet e ndërsjella familjare, eliminimin e konfliktit midis bashkëshortëve, arritjen e harmonisë etj.
Psikoterapia familjare është sidomos e rëndësishme tek problemet me alkool dhe narkomani. Pas trajtimit të pacientit, vijnë një herë në javë në psikoterapi familjare.
Edukimi individual dhe grupor – Gjatë trajtimit është paraparë puna grupore dhe individuale në temën e s[mundjeve të varësisë. Punohet në këto tema: termi dhe kuptimi i sëmundjes së varësisë; faktorët e zhvillimit të sëmundjes dhe konceptet e gabuara rreth sëmundjes; shkaktarët e brendshëm dhe të jashtëm; pasojat fizike, psikike, profesionale dhe sociale; karakteristikat e sjelljes në varësi; rregullat e sjelljet në abstinencë dhe risocializimi.
Trajnimet për zhvillimin e shkathtësive komunikuese – Pacientët në grup trajnohen për sjellje adaptive. Theksi vihet në atë që pacientëve t’i ndihmohet që të zotërojnë shkathtësitë në komunikim, si dhe të kontrollojnë emocionet e tyre. Trajnohen në shkathtësitë e planifikimit të karrierës dhe në vendimmarrje, mësojnë si të mposhti shqetësimin, perfeksionojnë shkathtësitë e komunikimit, fitojnë siguri në vete, mësojnë si të zgjidhin ato probleme që i kanë sjell në grup.
- Kontrollet mujore (Mbështetja kundër recidivëve) – Trajtimi ambulator nënkupton mbështetjen kundër recidivëve në kohëzgjatje prej një viti. Pacienti vjen në kontrolle mujore, në të cilat bëhet kontrolli i gjendjes aktuale të pacientit dhe korrigjimi eventual i terapisë. Në çmimin e këtij trajtimi hyn trajtimi ambulator në kohëzgjatje prej 12 muajve.
Programi ynë përfshin edhe transportin e pacientit nga aeroporti apo stacioni deri tek klinika jonë si dhe kthimin pas trajtimit. Në klinikën tonë, mjekët dhe motrat medicinale janë 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, në dispozicion të pacientëve. Të gjithë mjekët janë anesteziologë, psikiatër dhe psikologë të certifikuar me 10-25 vite përvojë. Rreth sigurisë së pacientëve dhe stafit kujdeset sigurimi i angazhuar. Objekti është nën mbikëqyrje të kamerave.
Pacientët janë të akomoduar në dhoma të rehatshme të cilat kanë gjithë komforin e duhur gjatë qëndrimit në klinikën VIP Vorobjev. Dhomat pastrohen dy herë në ditë. Në kohën e lirë, pacientët kanë në dispozicion dhomën e ndejës, pishinën, jacuzzin, jogën, palestrën dhe shtëpinë e verës. Klinika ka edhe kasafortë, në të cilën pacientët mund të lënë gjërat e tyre personale që nuk duhet lënë në dhoma.
Pacientëve që vijnë nga jashtë, të cilëve i nevojitet viza, mund të ndihmojmë ta marrin atë. Nëse pacientët që vijnë nga jashtë kanë përcjellje, në formë të mbështetjes, ata mund të qëndrojnë në klinikën tonë me një pagesë shtesë.
Trajtimi i plotë i varësisë nga opiatet – Detoksifikimi laboratorik dhe psikodiagnostik (UBOD, Neuro Jet, Farmakoterapia), Trajtimi i varësisë psikike, Bllokimi farmakologjik, 12 muaj të mbështetjes kundër recidivëve – zgjat 14 ditë në stacionar.