Pyetjet e shpeshta klinika VIP Vorobjev
  • Srpski jezik
  • Engleski jezik
  • Francuski jezik
  • Nemački jezik
  • Ruski jezik
  • Španski jezik
  • Italijanski jezik
  • Bugarski jezik
  • Grčki jezik
  • Arapski jezik
  • Iranski jezik
  • Albanski jezik
Menu
Menu

Pyetjet e shpeshta që pacientët na bëjnë para se të vijnë në klinikë

Sëmundjet e varësisë dhe çrregullimet psikike janë një problem i madh si për pacientët ashtu edhe për familjen dhe miqtë. Këto janë sëmundje me të cilat rrethi i pacientit ballafaqohet çdo ditë dhe për shumë vite. Për këtë arsye të gjithë kanë plotë frikë dhe pyetje rreth shërimit, procedurave, rehabilitimit, për të mësuar nëse janë në vendin e duhur për të ndihmuar djalin, vajzën, babanë, vëllanë, mikun…

Si të dimë nëse kemi zgjedhur klinikën e duhur për trajtimin e varësisë¬?

Në faqen tonë të internetit mund të informoheni rreth procedurave dhe trajtimet që ne i bëjmë pacientëve që vuajnë nga sëmundjet e varësisë qoftë nëse bëhet fjalë për drogë, bixhoz apo alkoolizëm. Mund të shihni pse kemi fituar Međunarodnu Çmimin prestigjioz ndërkombëtar për kualitet  si dhe përvojat e pacientëve tanë që janë shëruar me sukses. E gjitha kjo ju tregon që jeni në vend të duhur që të bëni një hap të mirë në jetën tuaj.

A duhet të paguani për konsultimet e para?

Natyrisht që jo! Klinika jonë është e orientuar drejtë pacientit dhe me dëshirë për shërim të shpejtë dhe të suksesshëm. Për këtë arsye dëshirojmë që të na vizitoni dhe ta bëjmë bisedën e parë dhe duke biseduar bashkë të ndërmarrim hapin e parë drejtë shërimit tuaj.

A është procedura e detoksifikimit pa dhimbje?

Gjatë detoksifikimit në klinikën tonë VIP Vorobjev pacientët nuk kanë absolutisht qasje në narkotikë, ndërsa gjatë terapisë janë nën kontroll njëzetekatër orësh të mjekëve dhe nën monitorim të pajisjeve moderne, që e bën këtë proces maksimalisht pa dhimbje dhe të rehatshëm.

Sa është e suksesshme procedura juaj për largim nga droga?

Pjesa e obligueshme e programit të trajtimit të plotë të largimit nga narkotikët është marrja e informacioneve mbi gjendjen e pacientit gjatë një periudhe të gjatë kohore. Kriteri i përfundimit të suksesshëm të shërimit është pjesëmarrja e pacientit në një program që zgjat 12 muaj dhe përfshin kontrollet e rregullta, testimin, masat drejtuar kundër rikthimit. Programin e kanë përfunduar me sukses 86% e pacientëve.

Sa është i suksesshëm në klinikën tuaj shërimi nga alkoolizmi?

Alkooli është veçanërisht i pranishëm si problem sepse personi i varur një kohë të gjatë e refuzon trajtimin, sepse nuk e konsideron veten të sëmurë. Mirëpo, pas përfundimit të përcjelljes së pacientit gjatë 12 muajve, përqindja e pacientëve që kanë abstenuar nga alkooli ishte madje 92%.   

A mund të jem i vetëm në dhomë gjatë procesit të trajtimit?

Natyrisht. Klinika VIP Vorobjev disponon me dhoma që ju ofrojnë komfor dhe privatësi maksimale.

Klinika për sëmundjet e varësisë Dr Vorobjev

Kontrola vašeg života i realna očekivanja od vaših svakodnevnih izazova su ključ za smanjenje stresa.

— Josh Billings