Edhe pse të gjithë narkotikët janë të dëmshëm për organizëm, shpesh mund të dëgjohet që kokaina dhe alkooli – është kombinim që vret. Por, çka është ajo që këto dy substanca dhe përzierjen e tyre e bën aq të rrezikshme?
Përgjigja është përbërësi i quajtur kokaetilen, i cili krijohet në organizëm në rast të konsumimin të njëkohshëm të kokainës dhe alkoolit. Substanca e cekur mbetet për kohë të gjatë në sistem dhe është shumë më e dëmshme se një numër i madh i narkotikëve. Pasojat së pari ndjehen në mëlçi, në sistemin e tretjes dhe muskujt e zemrës, e në rast të ndihmës joadekuate mjekësore, mund të rezultojnë edhe me vdekje.
Këto dy substanca gjithashtu shpesh lidhen me jetën e shfrenuar të natës dhe me ndeja. Përkundër përpjekjeve të shërbimeve kompetente që të kufizojnë përdorimin e kokainës, ky narkotik është shumë i pranishëm në tregun e zi. Edhe pse ka çmim të lartë, të rinjtë që do të bëjnë gjithçka për argëtim të mirë janë shpesh të gatshëm të rrezikojnë dhe t’i qasen botës së narkotikëve.
Por, një herë kur të hyhet në këtë rreth vicioz, nuk është i lehtë kthimi në jetë e vjetër. Situatën e përkeqëson edhe më shumë fakti që një numër i madh i njerëzve alkoolin nuk e konsiderojnë substancë të dëmshme. Në vend të kësaj, ata konsumojnë pijet alkoolike si një rrugë të shkurtër që i çon drejtë botës pa stres dhe obligime.
Efektet e substancave psikoaktive në organizëm
Kokaina karakterizohet si stimulues. Shumë shpejtë pas futjes në organizëm, personi ndjen në fluks të energjisë pozitive, fuqisë dhe disponimit të mirë. Njëkohësisht, rritet edhe tensioni i gjakut, dhe përshpejtohet puna e të gjithë organeve vitale, posaçërisht muskulit të zemrës. Si rezultat i këtyre ndryshimeve, vërehet një rritje e shpejtë e tensionit të gjakut, ku në rastet më të rënda mund të vijë edhe deri tek takikardia dhe sulmi në zemër.
Në anën tjerë, alkooli është klasifikuar në depresant, përkatësisht substancë që ka efekt qetësues në organizëm. Për këtë arsye, shumë individë shpëtimin nga efektet anësore të kokainës e kërkojnë në përdorimin e alkoolit, me shpresë që simptomat e padëshiruara do të zhduken. Natyrisht, ata shpesh nuk janë të vetëdijshëm që me këtë vetveten e vënë në rrezik edhe më të madh, dhe pasojat mund të jenë tragjike.
Kokaina dhe alkooli – kombinimi që vret
Për shkak të efekteve të kundërta të alkoolit dhe kokainës në organizëm, efektet e kësaj substance duket që po shkatërrohen. Mungesa e efekteve mund të interpretohet në mënyrë të gabueshme, dhe atëherë personat i kthehen marrjes së dozave të reja, për të arritur gjendjen e euforisë. Për fat të keq, me këtë rast në organizëm grumbullohen sasi të mëdha së substancave toksike, që mund të shkaktojnë mbidozë dhe vdekjen e menjëhershme.
Si rezultat i kësaj, shpesh nënvlerësohen nga njerëzit që dëshirojnë të eksplorojnë kufijtë e të mundshmes dhe janë të prirë të eksperimentojnë me substanca toksike. Pas një kohe, krijimi i varësisë psikike, përkatësisht dëshirës së pashtershme për konsumimin e këtyre substancave, bëhen të pashmangshme.
Ekspertët madje pohojnë që pikërisht varësia psikike është përgjegjëse për humbjen e kontrollit ndaj mendimeve dhe veprimeve personale. Shikuar në plan afatgjatë, ky lloj i varësisë paraqet shkaktarin kryesor të recidivëve, përkatësisht të kthimit në narkotikë dhe alkool pas një periudhe të abstinencës.
Varësia psikike nuk shërohet aq lehtë, sidomos në rast të largimit të pavarur. Përdorimi i procedurave më të reja, medikamenteve efikase dhe kontributi i ekipit të mjekëve ekspertë paraqet plan shumë më efikas të trajtimit. Prandaj, kokaina dhe alkooli / kombinimi që vret, mund të parandalohet vetëm në institucione profesionale.
Mos pritni të bëhet vonë, ndërmerrni hapat e domosdoshëm që çojnë drejtë rikuperimit të plotë qysh sot. Me ndihmën e ekipit ndërkombëtar të ekspertëve nga klinika VIP Vorobjev, kthehuni jetës së shëndetshme dhe ndaloni këto shprehi shkatërruese.