Njerëzit besojnë që ekziston dallimi midis drogave të lehta dhe të rënda. Mund të hasim në këtë ndarje në jetën e përditshme, madje edhe në media. Por, kjo ndarje është pasaktë dhe mjegullon shikimin dhe kuptimin e qartë të efekteve që këto substanca të rrezikshme shkaktojnë, e që shpesh mund të jenë fatal.
Me çka lidhet dallimi midis drogave të lehta dhe të rënda?
Ky dallim lidhet me kuptimin e gjerë se ekzistojnë droga që nuk janë aq të rrezikshme dhe që nuk mund të dëmtojnë seriozisht organizmin. Madje edhe në literaturë profesionale më herët ka ekzistuar ndarja, përkatësisht dallimi midis drogave të lehta dhe të rënda. Drogat që shkaktojnë varësi fizike quhet të rënda, derisa ato që shkaktojnë varësi psikike quhen të lehta. Por, kjo ndarje për një kohë të gjatë ka qenë joreale dhe subjektive, dhe ka ekzistuar para së gjithash, për shkak të klasifikimit dhe sistematizimit më të lehtë. Dallimi thelbësor midis drogave nuk ekziston – të gjitha çojnë drejt shkatërrimit të jetës.
Nuk ekzistojnë drogat e lehta. Të gjitha drogat janë të rënda.
Cilado substancë e cila shkakton ndryshimin e gjendjes mund të ju kushtojë shumë juve dhe të dashurve tuaj. Mbi të gjitha, mund të jetë e rrezikshme për jetën.
Dallimi midis drogave të lehta dhe të rënda nuk ekziston!
Mashtrimi më i shpeshtë që përballen të rinjtë është që ekziston dallimi midis drogave të lehta dhe të rënda dhe që përdorimi i drogave mund të kontrollohet. Për këtë është meritor disponueshmëria e lehtë e drogave si dhe mungesa e informimit tek njerëzit lidhur me pasojat e varësisë. Me kalimin e kohës, zgjerohet repertori i drogave dhe rrallëkush qëndron vetëm me një lloj.
Çdo përdorim i drogës çon në ndryshim të sjelljeve dhe përjetim të vetvetes, dhe mbetet e paqartë nëse personi bën diçka me iniciativë të veten apo për shkak që është nën ndikim të drogës. Vjen deri tek përvetësimi i shpejtë i secilës drogë dhe personi nuk mund të funksionojë më pa drogë. Ndërprerja e konsumimit përcillet me sindromën e abstinencës, i cili paraqet një gjendje shumë serioze, që shoqërohet me dukuri somatiko-vegjetative.
Marihuana – njëra nga drogat më të përdorura
Droga më e rëndë është kur përdoret për herë të parë sepse krijon hapësirë për të gjithë drogat tjera. Kryesisht nisen me marihuanë, dhe më vonë kalohet në droga tjera. Edhe pse marihuana në disa vende përdoret për qëllime mjekësore, ajo është ilegale në shumicën e vendeve, edhe atë për arsye të mira. Shumë njerëz besojnë që përdorimi i marihuanës mund të ndikojë pozitivisht në shëndet, por është fakt që varësia nga marihuana çon në probleme serioze fizike, psikike dhe sociale.
Marihuana është njëra prej drogave më të disponueshme dhe më të përhapura në territorin e Serbisë. Pasojat e përdorimit të marihuanës manifestohen në mënyra të ndryshme, vjen deri tek dëmtimi i trurit dhe sistemit nervor qendror, dobësimi i memories dhe motivimit, rritja e tensionit të gjakut dhe aritmia. Hulumtimet e neuropsikologëve tregojnë që përdorimi i marihuanës rrit rrezikun për sulm në tru.
Trajtimi i personave të varur nga droga në klinikën tonë
Falë përvojës dhe sukseseve në fushën e trajtimit të varësisë, ne e dimë sa vuan familja e personit ti varur, edhe pse vetë personi i varur nuk është i vetëdijshëm që ka nevojë për ndihmë dhe shërim. Edhe pse problemi shpesh minimizohet, familja duhet të marr përgjegjësinë për trajtimin e personit të varur. Vuajtja, dëshpërimi, zemërimi, mosbesimi dhe ndjenja e pafuqisë janë reagime të zakonshme të familjes.
Ne i kuptojmë plotësisht këto reagime. E dimë që nuk dëshironi të lejoni që fëmija juaj të shkojë rrugëve të këqija dhe të shkatërrojë të ardhmen e tij. Të rinjtë janë shpesh të hutuar dhe të papjekur. Gjëja më e keqe që mund të bëni është gjithmonë të grindeni me fëmijën tuaj. Për fat të mirë, ju nuk jeni të vetëm në gjitha këto. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe t’ju lehtësojmë të kaloni nëpër këtë proces.
Në klinikën tonë VIP Vorobjev ne me vite kemi radhitur suksese në këtë fushë. Nuk ekziston problem i pazgjidhshëm sepse ne e dimë si të përballemi me sukses me këto probleme, falë stafit profesional dhe maksimalisht të përkushtuar. Klinikën e mirë e bëjnë profesionistët e lartë, e në klinikën tonë punojnë ekspertët të njohur në botë.
Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar të forconi dëshirën tuaj për shërim dhe të jeni të këmbëngulës për këtë. Ju këtë mund ta bëni me ndihmën tonë. Ne do mbështesim përpjekjet tuaja që të keni një jetë më të bukur dhe më të shëndetshme, dhe që përvoja juaj me drogën të mbetet një episod i hershëm.