Metodat rigjenerative janë të rëndësishme për trajtimin e varësisë.
Përdorimi i drogave dhe substancave tjera psikoaktive shkakton pasoja serioze. Bë fakt, çdo formë e sëmundjeve të varësisë përfshin tri nivele – nivelin fizik, psikik dhe social. Detoksifikimi pa dhimbje nga opiatet i cili aplikohet në klinikën VIP Vorobjev mundëson që në afat prej dy deri në tri ditë trupi të pastrohet fizikisht nga droga.
Falë metodave më bashkëkohore të trajtimit të varësisë psikike me sukses mënjanohet dëshira obsesive për të marrë përsëri narkotikë. Derisa rëndësia e psikoterapisë, si dhe mbështetja e plotë pas trajtimit, në masë të madhe pasqyrohet në nivel social, me ndihmën e tyre pacienti i kthehet mënyrës së shëndetshme të jetesës.
Në mënyrë që secili prej këtyre hapave të jetë i suksesshëm, d.m.th. shërimi i plotë, është i domosdoshëm forcimi i sistemit imunitar dhe që organizmit të shkatërruar t’i jepet energjia e nevojshme që të përballet me varësinë. Pikërisht këtë e sigurojnë procedurat rigjenerative.
Si fushë e posaçme, mjekësia rigjenerative, duke aplikuar të arriturat në biologjinë dhe inxhinierinë molekulare, stimulon indet dhe organet, dhe ata vetë bëhen mekanizma të “riparimit” të trupit.
Cilat janë metodat rigjenerative më të rëndësishme tek sëmundjet e varësisë ju zbulon klinika VIP Vorobjev.
Metodat rigjenerative që aktivizojnë aktivitetet e neuroneve
Qysh në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar janë zhvilluar preparate më të efektshëm, me më pak efekte anësore. Pikërisht në këto preparate bazohet terapia neurometabolike.
Përkatësisht, me aplikimin e peptideve, aminoacideve, nukletoideve, lipoideve, oligosakarideve dhe mikroelementeve forcohet sinteza dhe shfrytëzimi i oksigjenit dhe glukozës. Këto nuk veprojnë vetëm në sistemin nervor qendror, por edhe në qelizat e gjakut dhe në organe tjerë.
Në këtë mënyrë vjen deri tek efekti pozitiv në kujtesë, në të folurit, gjykim, përqendrim dhe aftësitë e të mësuarit. Më pas, zhvillohet edhe sistemi imunitar më i mirë kështu që zhduket ndjenja e dobësisë, këputjes dhe rraskapitjes, duke mënjanuar shenjat e stresit, shqetësimit dhe irritimit. Terapia ka ndikim të fortë andidepresiv, duke zhvilluar tek pacienti motivimin për gjetjen e zgjidhjeve për problemeve në të cilët has.
Për shkak të këtij veprimi të gjerë, terapia neurometabolike është bazë e trajtimit të sëmundjeve të varësisë dhe çrregullimeve psikike. Aplikim ka gjetur edhe në shumë degë tjera – në imunologji, oftalmologji,. Gjinekologji, si dhe në trajtimin e sëmundjeve të brendshme dhe atyre kirurgjike.
Rezultatet e para janë të dukshme pas një trajtimi, që paraqet njërin prej avantazheve të kësaj metode.
Metodat rigjenerative të detoksifikimit
Plazmafereza paraqet një metodë pa dhimbje dhe maksimalisht efikase të pastrimit të gjakut. Përmes kësaj metode largohen përbërës të caktuar të plazmës apo qelizave të gjakut, për të mënjanuar materiet e dëmshme. Njëkohësisht, zvogëlohet rreziku nga shfaqja e deliriumit të dridhjeve dhe çrregullimeve psikotike.
Përmes kësaj metode rigjenerative nxitet prodhimi i qelizave të reja në organizëm. Dhe me këtë forcohet sistemi imunitar dhe aktiviteti i limfocitit T për luftë kundër viruseve dhe baktereve.
Në fakt, plazmafereza përmirëson jo vetëm gjendjen e brendshme, por edhe atë të jashtme të organizmit.
Pastrimi i gjakut me laser është procedurë në të cilën gjaku i nënshtrohet nivelit të ulët të dritës së kuqe. Laseri drejton energjinë e dritës në qelizat trupore. Qelizat më pas shndërrojnë këtë energji në energji kimike, të domosdoshme për trajtim natyral dhe qetësim të dhimbjeve.
Laseri gjithashtu mundëson që fotonet të futen në ind dhe të absorbohen në mitokondrie të qelizave kur formësohen në energji elektromagnetike. Me këtë përmirësohet metabolizmi, zhvillohet indet muskulore dhe kolagjeni, përmirësohet qarkullimi i gjakut, përshpejtohet shërimi i plagëve dhe stimulohet sistemi nervor dhe ai imunitar.
Oxyven
Terapia Oxyven paraqet një detoksifikim natyral të organizmit, bazuar në aplikimin e sasive të vogla të oksigjenit. Trajtimin e ka zhvilluar neurologu gjerman Dr med Regelsberger, në bazë të hulumtimeve shumëvjeçare të aplikimit të oksigjenit për qëllime të terapisë.
Përdorimi i oksigjenit çon në qarkullim më intensiv të gjakut dhe krijim të hormonit antitrombotik Prostaciklin. Rezultat i kësaj është dilatimi vaskular i fuqishëm në strukturën e plotë, përmes së cilit përshpejtohet shërimi i plagëve, rikuperimi i nervave periferike, rigjenerohet mëlçia dhe forcohet rezistenca e organizmit.
Fusha magnetike dhe rrezet spark.
Magnetoterapia është njëra prej metodave më të vjetra të trajtimit. Përdorimi i fushës magnetike rrjedh nga egjiptianët e vjetër 3600 vjet para Erës së Re.
Kjo metodë rigjenerative ka efekte të shumëfishta në organizmin e njeriut. Është konstatuar që magneti ka efekt pozitiv në qarkullim, përmirëson metabolizmin, tensionin e gjakut dhe imunitetin. Me aplikimin e tij stimulohet prodhimi i endorfinës dhe serotoninës, kështu që zbutet stresi dhe gjendjet depresive.
Pasi që fusha magnetike bllokon ndjenjën e dhimbjes, përbën pjesën përbërëse të trajtimit të sëmundjeve të varësisë, para së gjithash në simptomat e krizës së abstinencës. Ndërsa me relaksimin e muskujve vjen deri tek një fluks shtesë i energjisë, i cili është i nevojshëm për luftën kundër varësisë.
Terapia me rreze spark është trajtimi më i efektshëm kundër ulcerave, dekubitusit, plagëve të mëdha dhe lezioneve të rënda.
Metoda inovative u zhvillua në Gjermani. Duke përdorur aparatin special MTS aktivizohen mekanizmat natyror të shërimit të indit të prekur, dhe kështu vjen deri tek krijimi i enëve të gjakut kapilarë në zonat e prekura.
Të gjitha metodat rigjenerative në klinikën VIP Vorobjev janë tl karakterit individual. Kjo do të thotë që përshkruhen pas diagnostifikimit të detajuar të gjendjes fizike dhe psikike të pacientit. Zbatohen nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të ekipit mjekësor profesional dhe me aplikimin e pajisjeve më bashkëkohore dhe më të njohura botërore.
Ambienti i këndshëm, hapësira e palestrës, si dhe dhomat luksoze e bëjnë trajtimit në klinikën VIP Vorobjev më të lehtë dhe më të rehatshëm, në krahasim me të gjitha institucionet tjera.
Programi ynë i plotë mundëson jo vetëm që të çliroheni nga varësia, por edhe të ndjeheni të rilindur dhe të gatshëm që përsëri të jetoni jetë normale.