Rëndësia e terapisë profesionale është thelbësore për rehabilitimin psikosocial dhe funksional.
Sipas përkufizimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë terapia profesionale paraqet çdo aktivitet fizik apo mental që e përshkruan mjekësia dhe që udhëhiqet nga stafi profesional.
Në fakt, kjo është një formë e veçantë e trajtimit e cila kontribuon në shërim më të shpejtë, respektivisht ndihmon që pacienti të arrijë funksione të caktuara, qëndrim apo sjellje mentale. Rëndësia e terapisë profesionale në trajtimin e sëmundjeve të varësisë gjithashtu ka të bëjë edhe me ruajtjen e rezultateve të arritura në terapitë e mëhershme në trajtimin e varësisë psikike dhe fizike.
Rëndësia e terapisë profesionale e njohur qysh nga kohërat e lashta
Edhe popujt e vjetër e kanë ditur sa ka rëndësi terapia profesionale për psikikën e njeriut. Dëshmitë në të vjetra rreth saj datojnë qysh nga viti 100 para Erës së Re. Mjeku grek Asclepiades i ka shëruar pacientët me sëmundje mentale me dush terapeutik, muzikë dhe ushtrime.
Por vetëm në shekullin XVIII ka filluar aplikimi i terapisë profesionale në institucionet mjekësore. Në të vërtetë, falë reformave të sistemit spitalor, që i kanë bërë Philippe Pinel dhe Johann Christian Reil, pacientët nuk janë ruajtur më të lidhur me zinxhirë dhe nuk janë shëruar me trajtime rigoroze. Në vend të tyre janë aplikuar efektet dobiprurëse të punëtorive të ndryshme.
Terapitë profesionale lehtësojnë kthimin në jetën normale
Rëndësia e terapisë profesionale është e shumanshme. Në njërën anë ato “e pasurojnë jetën” e pacientit, sepse i largojnë vëmendjen nga trajtimi spitalor. Me këtë kontribuohet në forcimin e ndjenjës së përkatësisë, vetëbesimit, por edhe stimulojnë vetëdisiplinën dhe zhvillimin e shprehive të punës. Kështu lehtësohet kthimi në jetën e përditshme profesionale dhe shoqërore.
Në anën tjetër, kjo formë e terapisë kontribuon në formimin e imazhit pozitiv për publikun, d.m.th. uljen e diskriminimit dhe stigmatizimit ndaj njerëzve që janë përballur me problemet e varësisë.
Me ndihmën e ekipit profesional të klinikës VIP Vorobjev, jo vetëm që do liroheni nga problemet, por edhe do të jeni i gatshëm të jetoni një jetë të re. Me ndihmën e psikoterapisë, terapisë profesionale dhe ekipit të ekspertëve tanë, do të jeni në gjendje që t’i ktheheni jetës suaj dhe ta shijoni atë.