Si të ndihmoni personin e varur nga kokaina? Kjo është një pyetje të cilën, për fat të keq, e bëjnë shumë njerëz.
Kokaina apo, siç quhet në zhargon koka, koksi, e bardha, është një substancë në formë pluhuri e cila bën pjesë në psikostimuluesit më të fuqishëm.
Bëhet fjalë për drogën e cila është e njohur qysh herët, e për herë të parë është ndarë nga bima amë në vitin 1855. Megjithatë, sintezën zyrtare e ka dhënë Albert Niemann 5 vite më vonë.
Qysh në zbulim kokaina ka shkaktuar interesim të jashtëzakonshëm të shkencëtarëve. Pothuajse nuk ka ekzistuar një njeri ime reputacion që nuk ka dëshiruar të njihet me efektet e saj. Madje edhe vetë Sigmund Freud, pas ekzaminimit të substancës në vetvete, theksoi që ajo mund të shërojë shumë probleme shëndetësore, siç janë depresioni, varësia nga seksi dhe sëmundjet e traktit digjestiv.
Në fillim të shekullit XX, kokaina gjendej në përbërjen e preparateve të ndryshme mjekësore, por edhe në tonik dhe pije të gazuara. Shumë shpejtë u zbulua efekti i vërtetë i sa dhe u shpall substancë ilegale. Por, kjo nuk ndërpreu përdorimin. Përkundrazi! Deri në ditët e sotme shënohet rritje konstante, kështu që numri i rasteve të regjistruara të varësisë nga kokaina është mbi 15 milionë.
Duke marrë parasysh që personat shpesh nuk dëshirojnë të pranojnë faktin që problemi ekziston, dhe as të fillojnë trajtimin e varësisë, atyre duhet t’i ndihmojnë anëtarët e familjes dhe më të afërmit. Për këtë arsye klinika VIP Vorobjev ju jep përgjigjen në pyetjen “si të ndihmoni personin e varur nga kokaina”.
Mësoni që të identifikoni problemin qartë
Para se të lëshoheni në mendime: “si të ndihmoni personin e varur nga kokaina”, duhet të mësoni si të identifikoni simptomat e kësaj sëmundje.
Keni parasysh që varësia zhvillohet gradualisht dhe përkeqësohet në mënyrë progresive. Është e rëndësishme me shenjat e para të dyshimta të shtoni kujdesin. Personi nën ndikim të kokainës ka bebe të zgjeruara të syrit që nuk janë të ndjeshme në dritë. Pasi që kjo substancë psikoaktive jep ndjenjën e fuqisë intelektuale, vjen deri tek të folurit e tepruar, sjelljet impulsive por edhe shfaqja e ankthit dhe agresivitetit.
Me kalimin e kohës, mund të hasni edhe ndryshimet shoqërore, mosinteresimin për aktivitetet e përditshme, pakujdesi në aspektin e higjienës dhe dukjes personale, si dhe problemet në punë e shkollë. Me siguri më të afërmin do ta zëni duke ju gënjyer, e ndoshta edhe duke ju vjedhur paratë dhe gjërat e çmueshme.
Si të ndihmoni personin e varur nga kokaina? Shmangni gabimet standarde
Duke dashur t’i ndihmojnë më të afërmve të tyre, familja, por edhe miqtë, jo rrallëherë bëjnë gabime. Gabimi më i madh, sigurisht, është mbyllja e syve para faktit që fëmija juaj është i varur. Shmangia e faktit që ndonjë prej miqve tu përdor substancën e rrezikshme është po aq e keqe.
Lirimi me dhunë nga problemi është edhe një gabim që e bëjnë familjet në dëshpërim. Shikimi se si anëtari i familjes nën ndikim të drogës po shkatërrohet para syve tuaj është me të vërtetë e vështirë. Por duke i marrë drogën të varurit, nuk është zgjidhje. Keni parasysh që varësia psikike është aq e fortë saqë në ato situata personi është i gatshëm të bëjë gjithçka për të marrë një dozë të re, dhe nuk janë raste të rralla kur lëshohet në vepra kriminale, apo shërbime seksuale me pagesë.
Me inat nuk arrihet asgjë në këtë botë. Sidomos kur jeni në kërkim të përgjigjes delikate “si të ndihmoni personin e varur nga kokaina”. Për të shmangur që më i dashuri juaj të merr një qëndrim mbrojtës dhe të mohojë problemin, duhet të lini anash inatin dhe zemërimin.
Motivojeni atë që të ballafaqohet me problemin
Narkomania shkatërron familjen, dhe është e domosdoshme që sa më parë të fillohet me trajtimin e sëmundjeve të varësisë.
Meqenëse e gjithë vëmendja e personit të varur edhe e përqendruar në përdorimin dhe sigurimin e kokainës, ju duhet të gjeni një qasje për të biseduar. Në vend të fajit dhe turpit, tregoni dhembshuri. Vetë në këtë mënyrë mund të që i dashuri juaj të shohë çfarë jete destruktive është duke bërë. Duke e ditur që në çdo moment jeni aty për të, do të jetë i gatshëm që të fillojë luftën me varësinë.
Hapi tjetër, është natyrisht, zgjedhja e qendrës së duhur për rehabilitim. Trajtimi i varësisë nga kokaina në klinikën Vorobjev dallohet nga të tjerët, para së gjithash, nga qasja individuale. Rrjedhimisht edhe programi i përshkruar është zgjidhja më e mirë për pacientin, sepse është i hartuar në bazë të diagnostifikimit të detajuar të gjendjes fizike dhe psikike.
Metodat bashkëkohore unike të trajtimit të sëmundjeve të varësisë japin jo vetëm rezultatet më të mira në afat të shkurtër, por janë edhe pa dhimbje. Kështu që nuk manifestohen efektet negative të krizës së abstinencës, ndërsa funksionet e trurit janë plotësisht të ruajtura. Falë këtyre trajtimeve tek pacientët nuk ekziston frika nga trajtimi, e as frika që do të krijohet ndonjë varësi tjetër, që është rast i shpeshtë tek mënyrat klasike të trajtimit.
Klinikën VIP Vorobjev e karakterizon edhe ekipi i shkëlqyeshëm e ekspertëve botëror që kanë përvojë shumëvjeçare në punë. Kujdesi ndaj pacientëve është gjithnjë në rend të parë dhe secili trajtim kryhet nën mbikëqyrje të vazhdueshme të mjekëve dhe psikoterapistëve, ndërsa mbështetja e plotë pas trajtimit është praktikë e obligueshme e këtij spitali.
Për t’ju lehtësuar trajtimin edhe qëndrimin sa më të rehatshëm, shërbimet në klinikën VIP Vorobjev janë si në hotel me 5 yje. Të gjitha dhomat janë të arreduara me mobilie luksoze, televizion kabllor dhe internet me Wi-Fi. Ndërkaq, për plotësimin e kohës së lirë dhe për relaksim aty janë biblioteka, palestra, pishina dhe jacuzzi.