Si të shërohemi nga alkooli? Një pyetje që e shtron çdo person kur e kupton që ka nevojë për trajtim të alkoolizmit.
Pijet alkoolike janë substanca më e përhapur në shoqërinë moderne. Pothuajse nuk ekziston njeri në botë që në një moment të jetës së tij nuk e ka provuar një pikë të ndonjë pije. Me të relaksohemi pas një dite me stres në punë, jeta e natës është më interesante duke e përcjell me ndonjë gotë. Ai “shëron” nervozizmin para në ngjarje të rëndësishme dhe personave të ndrojtur i jep një dozë të vetëbesimit, derisa personave të mërzitur një burim të rëndësishëm të ngushëllimit.
Alkooli ka fuqi të na ngrohë gjatë dimrit dhe të na flladit gjatë ditëve të nxehta verore, ndërsa në situata të caktuara na ndihmon në tretje më të lehtë të ushqimit.
Megjithatë, problemi lind kur pirja pa të keq shndërrohet në pasion, të cilit nuk mund t’i rezistojmë. Atëherë, alkooli fillon të sundojë psikikën dhe sjelljet tona, si dhe të gjitha aspektet e jetës.
Alkoolizmi në familje është problem gjithnjë më i shpeshtë në shoqëri, ku fëmijët janë viktimat më të mëdha të varësisë. Në të vërtetë, sipas hulumtimeve çdo i dhjeti fëmijë jeton me një prind që dehet, derisa tek 140 milionë njerëz është e zhvilluar varësia kronike.
Dike marr parasysh seriozitetin e situatës, klinika VIP Vorobjev ju jep përgjigjen në pyetjen: “si të shërohemi nga alkooli”.
Si të shërohemi nga alkooli? Përballuni me vështirësitë
Para se të filloni të shqyrtoni pyetjen: “si të shërohemi nga alkooli” duhet të kuptoni pse është e rëndësishme të filloni luftën. Duke vepruar kështu mos përzieni helmimin akut me alkool me konsumimin afatgjatë, sepse pasojat e alkoolizmit janë shumë më të mëdha.
Përdorimi i tepërt i pijeve, së pari, ndikon në mëlçi. Për shkak të funksionimit të dëmtuar vjen deri tek mbingarkesa e cila çon në sëmundje serioze – cirroza e mëlçisë. Njëkohësisht, zvogëlohet elasticiteti e enëve të gjakut, që për pasojë ka paraqitjen e hipertensionit dhe rrezikun nga goditja në tru. Ndërsa, tendosja e tepërt e zemrës krijon probleme me frymëmarrjen dhe sëmundjet e zemrës.
Me kalimin e kohës, alkooli fillon të dëmtojë qelizat e trurit, dhe paraqiten ndryshimet në sjellje, rënia e funksioneve konjunktive, por edhe depresioni, ankthi i përgjithësuar dhe çrregullimet tjera psikike. Si pasojë mund që herët të paraqitet edhe demencioni.
Që alkooli shkatërron rëndë si shëndetin fizik, ashtu edhe atë mental, më së miri flet e dhëna që nën ndikimin e tij jeta mesatare e një njeriu shkurtohet deri në 15 vjet.
Jini të gatshëm të kërkoni ndihmë nga familja
Edhe pse jetojmë në një shoqëri moderne, turpi ende është i pranishëm në familjen ku mbretëron varësia. Pikërisht fshehja e problemit, por edhe miratimi i heshtur, është gabimi më i madh. Gjithashtu, gjykimet dhe kritikat mund të jenë kontraproduktive, gjegjësisht mund të bëhen arsyetim për të vazhduar dehjet.
Në vend të fajit dhe fyerjeve, bëni një bisedë të sinqertë, plot mirëkuptim, dhe në këtë mënyrë personi i dashur nuk do të mohojë problemin, por do të jetë i gatshëm që t’ju rrëfehet. Është shumë e rëndësishme që të bisedoni në gjendje esëll dhe privatisht për të realizuar kontakt më të mirë.
Njëkohësisht, i bëni me dije që e gjithë familja është pranë tij, në çdo hap të trajtimit, duke përfshirë edhe vizitat e përbashkëta te mjeku apo psikoterapeuti.
Keni parasysh që një bisedë e zakonshme nuk mund të zgjidh gjithçka, por duhet të jeni këmbëngulës, sepse me këtë personin e afërt do ta motivoni që të fillojë trajtimin.
Trajtimi i alkoolistëve në klinikën VIP Vorobjev
Zgjedhja e qendrës së duhur për rehabilitim jep përgjigjen kryesore në pyetjen: “si të shërohemi nga alkooli”.
Sot, ekzistojnë shumë spitale, por metodat bashkëkohore të trajtimit të sëmundjeve të varësisë që aplikohen në klinikën VIP Vorobjev janë unike jo vetëm tek ne, por në gjithë botën.
Ato bazohen, para së gjithash, në detoksifikimin plotësisht pa dhimbje dhe të sigurt. Falë kësaj qasje janë shmangur të gjitha efektet negative të krizës së abstinencës, si dhe paraqitja e deliriumit alkoolik, derisa me ndihmën e metodave rigjenerative mbrohen funksionet e trurit dhe rigjenerohen organet e dëmtuara nga alkooli.
Edhe në aspektin e eliminimit të lakmisë, klinika VIP Vorobjev është e dalluar, sidomos është i spikatur tretmani me Ibogainë. Me vetëm një terapi me këtë substancë natyrore arrihen rezultate maksimale, respektivisht eliminohet varësia psikike dhe vendoset ekuilibri i neurotransmetuesve. Përfitim shtesë është që nuk ekziston rreziku nga zhvillimi i një forme të re të varësisë, e as nga shfaqja e recidivëve.
Ekipi i mjekëve të njohur dhe psikoterapeutëve që janë të çmuar në botë dhe metodat më të efektshme të trajtimit shoqërohen me kushtet më të mira të qëndrimit. VIP Vorobjev është klinikë luksoze për largim. Dhomat e arreduara në mënyrë moderne ofrojnë gjithë komforin e nevojshëm jo vetëm për ju, por edhe për anëtarët e familjes suaj, derisa gjatë trajtimit janë të garantuara siguria dhe privatësia.
Në mënyrë që qëndrimi në klinikë të jetë sa më i këndshëm, ushqimi përgatitet ekskluzivisht sipas kërkesave të pacientëve, ndërsa në dispozicion kanë edhe palestrën, pishinën dhe jacuzzin.