Sindroma burn-out është gjithnjë e më e shpeshtë në botën e njerëzve të punësuar. Përkthimi i drejtpërdrejtë është djegia, e kjo ka të bëjë me gjendjen e rraskapitjes e shkaktuar nga stresi i tepërt apo afatgjatë.
Sindroma burn-out është një fenomen i kohëve të fundit
Sindroma burn-out është term relativisht i ri në psikologji. Definohet si përgjigje psikologjike në stresin kronik dhe mbingarkesën. Ndryshimi i sistemit shoqëror sjell edhe ndryshime në kryerjen e punëve që shkaktojnë stresin shtesë, siç janë përgjegjësia e lartë, vëllimi i madh i punës, afatet kohore që duhet respektuar…
Termi është përshkuar për herë të parë gjatë viteve të 60-ta të shekullit XX nga ana e psikologut dhe psikoanalistit njujorkez Herbert Freudenberger. Sipas tij kjo është një gjendje e rraskapitjes psikike dhe fizike që e shkakton fusha profesionale e personit. Kjo sferë më pas ndikon në të gjitha tjerat.
Si lind sindroma burn-out?
Sindroma burn-out është shumë e përhapur në botën moderne. Për disa, shkaku i vetëm i sindromës sasia e tepruar e punës, por ky është një shpjegim jo i plotë. Krahas obligimeve të shumta në vendin e punës, ekzistojnë edhe faktorë tjerë që i kontribuojnë paraqitjes së kësaj sindrome. Disa prej tyre janë raportet e këqija ndërpersonale në punë, si me kolegët ashtu edhe me klientët, konfliktet e shpeshta dhe intensive, pavëmendja, mungesa e motivimit, mospërputhja e ambicieve me kërkesat konkrete të punës, mobingut etj.
Kush preket nga sindroma burn-out?
Derisa më herët mendohej që sindroma burn-out prek vetëm individët në punët e paguara pak, sot kemi një tjetër fotografi. Hulumtimet kanë treguar të kundërtën: personat më të ekspozuar janë personat e suksesshëm, me përgjegjësi të lartë dhe ata që kanë nevojë të theksuar për kontroll. Gjithashtu, sindroma burn-out prek njerëzit që sakrifikojnë shumë kur është në pyetje puna dhe ata të cilët përpiqen të japin maksimumin. Sot kjo sindromë lidhet me të gjitha profesionet stresuese.
Sindroma burn-out: simptomat
Simptomat e sindromës burn-out mund të manifestohen në tri plane:
- Fiziologjik:pagjumësia, dhimbjet e kokës, rraskapitja, lodhja, këputja, rënia e imunitetit, djersitje e shtuar, zvogëlim i dëshirës seksuale …;
- Psikologjik:çrregullimet e vëmendjes dhe përqendrimit, kujtesa e rënduar, harresa, mbindjeshmëria, nervozizmi, irritimi, zvogëlimi i motivimit, apatia, mërzitja, vetërespekti dhe vetëbesimi i zvogëluar…;
- I sjelljes: tërheqja në vetvete, izolimi, efikasiteti i zvogëluar dh numri i rritur i gabimeve, mungesat e shumta nl punë, vonesat, sjellja agresive, kritikat e vazhdueshme për gabimet e të tjerëve…;
Si të parandalohet sindroma burn-out?
Sindroma burn-out është e mundur të parandalohet, nëse personi identifikon shenjat dhe shkaktuesit potencial të futjes në këtë gjendje. Parandalimi i sindromës burn-out bazohet në mësim të njihen këta shkaktues, në ushtrime për relaks, shfrytëzimin e sistemit të mbështetjes dhe ndërmarrjes së aktiviteteve që do bëjnë që personi të ndjehet mirë përsëri.
Nëse nuk mund të ndryshohet puna, duhet të punohet në rritjen e pragut të tolerancës dhe aftësive që të tolerohen frustrimet, si dhe në pranimin dhe durimin më të mirë të gjendjes ekzistuese.
Përveç kësaj, rekomandohet shmangia e punës së tepruar dhe qëndrimit në punë pas orarit të punës, futja e aktiviteteve fizike, lënia apo zvogëlimi i shprehive të dëmshme, zbatimi i mënyrës së shëndetshme të jetës dhe gjetja e rrugëve të reja drejtë kënaqësisë.
Megjithatë, nëse personi është në fazën e fundit dhe nuk mund që i vetëm të ballafaqohet me vështirësitë, rekomandohet të kërkojë ndihmë profesionale.
Si trajtohet sindroma burn-out?
Që trajtimi i sindromës burn-out të jetë e suksesshme, duhet të shqyrtohen shkaqet e paraqitjes së sindromës. Prognoza varet shumë nga karakteristikat individuale të personit.
Në klinikën tonë Dr Vorobjev mund të merrni ndihmë profesionale në një ambient relaksues, i cili kontribuon në zbutjen e sindromës burn-out. Veçanërisht është e përshtatshme për njerëzit nga bota e biznesit të cilët këtu mund të harrojnë përditshmërinë e lodhshme. Çlodhja dhe relaksimi në hapësirat moderne të arreduara do të jenë vazhdimisht në dispozicion për ju, e gjithashtu edhe këshillat dhe mbështetja e ekspertëve tanë. Koha e kaluar tek ne do të bëjë që të ndjeheni i rilindur. Kur të kaloni përmes këtij procesi tek ne, besojmë që nga kjo fazë të dilni ë forcuar dhe i gatshëm për të vazhduar tutje.