Sulmet e panikut janë çrregullime emocionale që karakterizohen me shfaqje të papritur të simptomave të pakëndshme që shpejtë rriten dhe çojnë në frikë dhe më të madhe.
Ata ndikojnë negativisht në kryerjen e aktiviteteve të përditshme dhe për shumicën e njerëzve është shumë vështirë të përballen me këta sulme pa ndihmën e dikujt.
Klinika Vip Vorobjev është këtu që t’ju ndihmojë të tejkaloni sulmet e panikut dhe t’i ktheni jetës suaj normale.
Simptomat e sulmeve të panikut
Shenjat që tregojnë praninë e ekzistimit të sulmeve të panikut, janë:
- rrahjet e shpejta të zemrës;
- frika nga infarkti;
- problemet me frymëmarrjen;
- të nxënit e frymës;
- djersitja;
- ndjenja e të therurit;
- marramendja;
- neveria;
- frika nga humbja e kontrollit dhe çmenduria;
- frika nga sulmet e sërishme.
Të gjitha këto simptoma janë të rrezikshme për jetë dhe ndjenja e frikës është e përkohshme. Por, edhe krahas kësaj lufta individuale për tejkalimin e tyre është e gjatë dhe e vështirë.
Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar të mposhtni sulmet e panikut dhe që simptomat e pakëndshme psikike dhe fizike të mos përsëriten më kurrë.
Sulmet e panikut dhe shkaqet e tyre
Sulmet e panikut nuk ndodhin rastësisht, siç i duket njerëzve dhe ato zakonisht shfaqen kur ndodh ndonjë ngjarje negative.
Njëri prej shkaqeve zakonisht është përdorimi i substancave psikoaktive siç janë droga dhe alkooli që më pas sjell gjendjen e tensionuar dhe ankthin.
Në klinikën tonë me sukses trajtojmë edhe shkaqet edhe pasojat e çrregullimeve të ndryshme, sidomos ata që shkaktojnë sëmundjet e varësisë, sepse konsiderojmë që ato i lënë pasoja më të rënda edhe personit të varur edhe rrethit. Jemi të vetëdijshëm për vuajtjet që përjetojnë familjet dhe për këtë arsye i inkurajojmë që të ndërmarrin iniciativën dhe të nisin me procesin e trajtimit, sepse kryesisht personat e varur nuk janë në gjendje që ta bëjnë atë të vetëm.
Rrethi vicioz i cili ka për pasojë sulmet e panikut duket kështu: disa njerëz, që janë të ndjeshëm dhe me ankth frikësohen nga simptomat trupore të cilët përndryshe janë shumë të pakëndshme. Frika pastaj i forcon por njeriu mendon se po i ndodh diçka e tmerrshme.
Këto mendime prapë përforcojnë frikën ndërsa frika simptomat dhe kështu në rreth nga i cili është e pamundur të dilet pa ndihmën e dikujt. Për shkak të gjithë kësaj, ekspertët eminent që janë të punësuar në klinikën tonë, ofrojnë dorën e shpëtimit edhe në situatat më të vështira i ndihmojnë të gjithë atyre që dëshirojnë të shërohen. Për këtë arsye klinika VIP Vorobjev është zgjidhja më e mirë për trajtimin e sëmundjeve të varësisë dhe çrregullimeve psikike.
Trajtim i sulmeve të panikut
Kur përjetojnë sulmin e parë, njerëzit zakonisht tremben dhe shkojnë te mjeku. Kontrollimi mjekësor është i dobishëm për të përjashtuar mundësitë e sëmundjeve fizike. Kur konstatohet që shkaku nuk është i natyrës somatike por psikike, mund të fillohet me trajtim. Sulmet e panikut mund të zgjasin me vite nëse nuk trajtohen dhe për këtë arsye është i domosdoshëm trajtimi.
Kemi lajme inkurajues për ju: sulmet e panikut mund të shërohen me sukses dhe mund të mposhten përgjithmonë. Në klinikën tonë aplikojmë psikoterapinë e cila është treguar shumë efektive në trajtimin e sulmeve të panikut. Ndonjëherë është e nevojshme të aplikohen edhe medikamente, por për këtë vendos ekskluzivisht mjeku.
Në klinikën tonë psikoterapinë e aplikojnë psikoterapistët me përvojë shumëvjeçare.
Në bisedë me psikologun do të kuptoni që problemi është i zgjidhshëm dhe to të jeni në gjendje të hapni shpirtin dhe të ndani të gjithë problemet tuaja me ekspertët eminent. Në duart tona jeni plotësisht të sigurt, e për këtë dëshmon numri i madh i pacientëve të shëruar, që kanë ndryshuar jetën e tyre për të mire, falë bashkëpunimit me ne.
Le të jetë edhe përvoja juaj pozitive, në vitin e ri urojini vetes të shërohen dhe me ndihmën tonë ktheni një faqe të re në jetën tuaj.