Viktima të varësisë janë të gjithë anëtarët e familjes, por edhe rrethi i afërt.
Përdorimi i drogës dhe alkoolit janë të njohur prej kohësh. Por, kohërat moderne kanë sjell ekspansion të vërtetë. Alkoolizmi në familje është problem gjithnjë e më i shpeshtë në shoqëri, ndërsa varësia nga substanca të ndryshme ilegale ka arritur përmasat e epidemisë mbarëbotërore. Nuk duhet anashkaluar as varësinë nga tabletat, si dukuri gjithnjë e më e shpeshtë, si dhe njërin prej veseve më të vjetër të njerëzve – varësinë nga bixhozi.Edhe pse gjeneratat e reja e përbëjnë pjesën më të madhe të 12 milionë të rasteve të regjistruar, as të moshuarit nuk janë imun ndaj sëmundjeve të varësisë. Kështu, në çdo moment rreth 14 për qind të rriturve përdorin një lloj të substancave psikoaktive.
Për fat të keq, shumica prej tyre janë prindër, dhe në fakt, viktimat më të mëdha të varësisë, janë fëmijët e tyre. Sipas studimeve të fundit, rreth 8,3 milion fëmijë nën moshën 18 vjeçare jetojnë në familje, ku së paku njëri prind është i varur nga droga apo alkooli. Derisa në Amerikë çdo i pesti fëmijë ballafaqohet me pasojat e varësisë së prindërve.
Duke marrë parasysh që 18 për qind e këtyre fëmijëve janë nën moshën 11vjeçare, klinika VIP Vorobjev ju tërheq vëmendjen pse janë fëmijët viktima të varësisë së anëtarëve më të vjetër të familjes, përkatësisht, si ndikon ajo jo vetëm në stilin aktual të jetës së tyre, por edhe në zhvillimin e ardhshëm dhe në shëndetin mental.
Viktimat e varësisë jetojnë një jetë kaotike
Narkomania shkatërron familjen. Edhe pse as pasojat e alkoolizmit nuk janë më të mira.
Kur edhe njëri prind në shtëpi ka probleme me varësi, shtëpia bëhet vend i pasigurt. Në të zëvendësohen hierarkia dhe rolet. Viktimat e varësisë nuk dinë për ndjenjën e ngrohtësisë familjare dhe kujdesin prindëror. Arsyeja për këtë qëndron, para së gjithash, në faktin që qëllimi kryesor për personin që përdor ndonjë substancë psikoaktive është të sigurojë një dozë të re. Dhe kështu neglizhon jo vetëm nevojat themelore personale, por edhe më të dashurit e tij/saj.
Përballë mungesës së vazhdueshme të financave dhe ndryshimeve të shpeshta të disponimit tek prindërit, për vogëlushët çdo ditë sjell pasiguri. Duke marrë parasysh që nuk ekzistojnë rregulla prindërore, fëmijët duhet që të kujdesen për veten e tyre, dhe të marrin përgjegjësi për gjithë familjen, duke bërë punët e të rriturve.
Ky stil i jetës i krijon vështirësi në shkollë. Për shkak të mungesës së gjumit, lodhjes, si dhe rraskapitjes psikike, fëmijët, prindërit e të cilëve abuzojnë me drogën dhe alkoolin, kanë probleme në mësime. Ata gjithashtu nuk kanë dëshirë të shoqërohen me fëmijë tjerë në shkollë, sepse kanë turp për shkak të situatës në familje.
Viktimat e varësisë janë shpesh edhe viktima të dhunës
Abuzimi me substanca dhe dhuna në familje janë të lidhura ngushtë. Sipas Shoqatës amerikane për mjekësinë e varësisë, 40 deri në 60 për qind të incidenteve në familje ndodhin nën abuzimin me substanca.
Përveç keqtrajtimit fizik, fëmijët si viktima të varësisë, vuajnë edhe atë psikologjik. Grindjet ndërmjet bashkëshortëve janë të shpeshta, sidomos nëse vetëm njëri prej prindërve ka probleme me varësinë. E nuk janë raste të rralla kur faji i vihet më të rinjve, dhe në këto familje janë dukuri të përditshme fjalitë “po të kishe sukses më të mirë në shkollë, apo, po të mbash shtëpinë më të pastër, mua nuk do të më duhej ta bëjë këtë”.
Dhuna psikike lë pasoja të mëdha. Ajo i vë fëmijët në rrezik nga shfaqja e çrregullimeve sociale, pasigurisë, vetëbesimit të ulët.
Efektet afatgjata të abuzimit me substanca në viktimat e varësisë
Prindërit janë shembuj për fëmijët, dhe nuk habit që hulumtimet tregojnë që fëmijët që rriten në familje të tilla, në moshë më të vonshme bëhen të varur. Disa, shfaqin sjellje agresive dhe janë të prirë për veprime kriminale.
Pasi që varësia e prindërve shkakton pasoja më të mëdha në shëndetin mental të fëmijëve, çrregullimet e të ngrënit, ankthit; dhe depresioni janë dukuri të shpeshta. Ndërsa është vërejtur edhe numri i shtuar i vetëvrasjeve dhe përpjekjeve për vetëvrasje tek të rinjtë që janë rritur në familje të tilla.
Jepuni fëmijëve tuaj fëmijëri të lumtur, thoni “jo” drogave. Klinika VIP Vorobjev mund t[ ju ndihmojë në këtë. Ekipi me famë botërore i mjekëve dhe psikiatërve, detoksifikimi plotësisht pa dhimbje dhe përdorimi i metodave më bashkëkohore garantojnë trajtim të varësisë të shpejtë e të sigurt, pa shfaqje të recidivëve. Akomodimi luksoz, palestra, pishina dhe jacuzzi e bëjnë qëndrimin më të rehatshëm, dhe trajtimin më të lehtë. Ekipi ynë është i vetëdijshëm çfarë rëndësie ka mbështetja e familjes gjatë trajtimin, kështu që në dhoma komfore me ju mund të qëndrojnë edhe më të afërmit tuaj, duke i ofruar privatësi dhe siguri.
Më shumë se 2 dekada të ekzistencës dhe mbi 24.000 pacientë të rehabilituar janë dëshmia më e mirë që ju të zgjidhni klinikën VIP Vorobjev.