Alkoolizmi tek të rinjtë është dukuri e shpeshtë.

Pirja e pijeve alkoolike është prej kohësh në trend. Por, viteve të fundit ka shënuar të dhëna alarmante. Sidomos kur kihet parasysh se kufiri i moshës gjithnjë po ndryshon.

Për fat të keq, pa alkool sot nuk mund të imagjinohet asnjë ndjejë e të rinjve. Megjithëse, nuk janë raste të rrallë kur një adoleshent pi deri në dehje edhe në rrethin familjar.

Shumë studime e kanë konfirmuar alkoolizmin tek të rinjtë si një problem global. Sipas hulumtimeve më të fundit çdo i treti nxënës i shkollës fillore “shoqërohet” me gotën. Derisa më tepër se 80 për qind e të rinjve të moshës prej 15 deri në 24 vjet pinë tepër. Kështu që nuk habit fakti që më shumë se gjysma e pacientëve që paraqiten për  trajtim të alkoolizmit janë më të rinj se 30 vjet.

Edhe në Serbi gjendja nuk është më e mirë. Mesatarisht, fëmijët në vendin tonë e provojnë alkoolin para moshës 11 vjeçare. Rreth 32 për qind e nxënësve të shkollës së mesme rregullisht pinë, ndërsa 10 për qind tashmë kanë rreziqe për shëndetin e tyre.

Duke marr parasysh që alkoolizmi tek të rinjtë shpesh paraqet një trampolinë drejtë përdorimit të narkotikëve, këtë problem në asnjë mënyrë nuk duhet neglizhuar.   

Pse shfaqet alkoolizmi tek të rinjtë?

Mosha e adoleshencës shoqërohet me ndryshime të shumta psikike dhe fizike. Njëkohësisht, është e pranishme dëshira e përhershme që sa më shpejtë të rriten dhe të pranohen në shoqëri. Kështu, për dallim nga të rriturit, tek të rinjtë rolin kryesor për zhvillimin e alkoolizmit e kanë faktorët social.

Në fillim, adoleshentët pinë në shoqëri, dhe më vonë për të kaluar në konsumim “për shkak të shoqërisë”, por edhe ndjenjën e relaksimit që e sjell pija. Alkoolizmi tek të rinjtë pasqyrohet në pirjen jo të rregullt të sasive të mëdha gjatë fundjavës. Zakonisht pinë shpejt, garojnë në mes veti kush do të pijë më shumë. Edhe një karakteristikë është përzierja e alkoolit me pije të ëmbla. Ky kombinim jo vetëm që çon në dehje më të shpejtë, por edhe shton rrezikun nga helmimi.

Përveç shoqërisë, në komponentin social hyn edhe familja. Në të vërtetë, rreziku që një person i ri të bëhet alkoolist është madje 52 për qind më e madhe nëse njëri prej prindërve ka pasur problem të njëjtë.

Çfarë pasoja shkakton alkoolizmi tek të rinjtë?

Pasi që organizmi i të rinjve është më i dobët  pasojat e alkoolizmit janë shumë më të mëdha. Përveç agresivitetit, rritjes së dhunës dhe rrezikut të shtuar në trafik, alkoolizmi tek të rinjtë çon edhe në akte kriminale.

Alkoholizam kod mladih

Me kalimin e kohës, vjen deri tek dëmtimi i mëlçisë, sepse në të treten të gjitha materiet e dëmshme që i fusim në organizëm. Gjithashtu vjen deri tek dëmtimi i lukthit, pankreasit, ezofagut, faringut, muskujve të zemrës dhe enëve të gjakut.

Alkooli shkakton pasoja të mëdha në tru, d.m.th. në zhvillimin e tij. Jo rrallë paraqiten pengesa në mbajtjen e ekuilibrit, dëmtohet nervat periferik, humbja e ndjenjës së prekjes, pamundësia e kontrollit të dëshirave dhe emocioneve, rënia e inteligjencës, që ndikojnë negativisht në funksionimit e personit në të ardhmen. 

Në fakt, alkoolizmi tek të rinjtë në masën më të madhe i kontribuon invaliditetit në vitet e mëvonshme. Nuk është përjashtuar edhe rezultati fatal, përkatësisht, alkooli është shkaktar i vdekjes së 9 për qind të njerëzve në botë.

Kur është i nevojshëm trajtimi i të rinjve?

Dhe, derisa varësia nga tabletat dhe narkotikët zhvillohen shpejt. Për alkoolizmin duhen vite. Megjithatë, me shenjat e para duhet ndërmarr masa të caktuara.

Trajtimi i varësisë nga alkooli në klinikën VIP Vorobjev fillon me ekzaminimin e detajuar të gjendjes psikike dhe fizike të pacientit. Ai përfshin testet e përgjithshme të urinës dhe gjakut, si dhe testet në hepatit B e C dhe infeksionin HIV, EKG-në. Më pas, përcaktimi i nivelit të varësisë dhe ekzistimi i mundshëm i problemeve psikike.

Vetëm pas diagnostifikimit ekspertë të njohur në botë për trajtimin e varësisë caktojnë programin më të mirë për pacientin. Hapi i parë është detoksifikim plotësisht pa dhimbje, me të cilin klinika VIP Vorobjev dallohet nga entet tjera. falë kombinimit unik të metodave më bashkëkohore eliminohen simptomat e rrezikshme të sindromës së abstinencës. Njëkohësisht, normalizohet puna e zemrës, mëlçisë, veshkave dhe sistemit nervor qendror.

Pasi që alkoolizmi tek të rinjtë godet qendrat në tru, është i domosdoshëm trajtimi i varësisë psikike. Për këtë qëllim aplikohen shumë terapi. Me terapinë N.E.T. përsëri vendoset ekuilibri i hormoneve e cila ishte shkatërruar për shkak të përdorimit afatgjatë të alkoolit.

Terapia aversive është përdorimi i medikamenteve dhe mjeteve përmes së cilave krijohen stimuj të pakëndshëm. Në këtë mënyrë formohet neveria fiziologjike dhe rezistenca ndaj alkoolit. Derisa terapia laterale forcon organizmin, svogëlon tensionin dhe stresin, dhe përmirëson oreksin, gjumin, kujtesën…

Alkoholizam kod mladih

Trajtimi i plotë zbatohet në ambientin komfor dhe akomodimin luksoz. Që pacientët të ndjehen rehat, përveç diskrecionit, stafi ynë është aty për t’i plotësuar çdo dëshirë në kuptim të ushqimit, kohës së lirë, po edhe transportit falas nga aeroporti apo stacioni i autobusëve.

Njëra prej garancive së suksesit të trajtimit në klinikën VIP Vorobjev është edhe mbështetja e plotë pas trajtimit. Mjekët dhe psikoterapistët tanë fitues së shumë çmimeve, punën me pacientë e vazhdojnë edhe pas largimit t tyre nga spitali. Me kontrollime të rregullta, si dhe me konsultime, kur kanë nevojë ata, pacienti i kthehet më shpejtë jetës normale, pa rrezik nga shfaqja e recidivëve.

Mos lejoni që alkooli të ju merr rininë, jepni mundësinë ekipit profesional të klinikës VIP Vorobjev të ju ndihmojë.

Leave a reply