Bixhozi dhe varësia nga bixhozi është problem serioz, të cilin shumë njerëz e marrin për të lehtë

Zhvillimi i madh i teknikës dhe teknologjisë  e ka bërë jetën më të lehtë. Por, e ka treguar edhe anën negative të tij. Falë internetit, telefonave celular dhe kompjuterëve shumë vese janë bërë të qasshëm për të gjithë. Njëri prej tyre është pikërisht bixhozi dhe varësia nga bixhozi. Mjafton vetëm një klik me gisht për të rrezikuar paratë tuaja për një përfitim afatshkurtër. Sepse, besoni, rezultati i lojës zakonisht ka të bëjë me një rastësi. Investimi i ri shpesh mund t’ju sjell më pakë para se sa shuma fillestare. Nuk janë të rralla rastet të mbeteni pa asgjë. 

Që bëhet fjalë për sëmundje kronike, sikur nga heroina dhe kokaina, e vërteton edhe e dhëna që është radhitur në manualin e Diagnostifikimit dhe statistikave të çrregullimeve mentale. Sipas definicionit bëhet fjalë për “një shtytje për të luajtur pandërprerë bixhoz edhe përkundër pasojave të dëmshme që dukshme apo dëshirës për të ndalur atë”.

kocka-i-kockarska-zavisnost-1

Për fat të keq, ky fakt nuk ka trembur njerëzit. Nga viti në vit bixhozi dhe varësia nga bixhozi po shënon numër gjithnjë më të madh të rasteve të regjistruar, sidomos në mesin e popullatës të re. Vlerësohet që çdo i katërti person i moshës 18 deri në 26 vjeçare ka problem me bixhozin. 

Bixhozi dhe varësia nga bixhozi janë të njohura që nga kohërat e hershme

Pasojat e alkoolizmit dhe varësia nga bixhozi janë të vjetra sa edhe njerëzimi. Qysh në Mesopotaminë e vjetër para Erës së Re njerëzit kanë kaluar kohën e lirë me lojëra speciale me zare.

Lulëzimin e vërtetë bixhozi e pati në Kinë, në mileniumin e parë para Erës së Re kur ka filluar basti në kafshë, e shumë shpejtë u bënë të popullarizuara lojërat loto, letrat dhe domino.

Pokeri, i cili edhe sot është loja më e popullarizuar me letra e bixhozçinjve në tërë botën, është zbuluar në Amerikë në shekullin XVII. Kazinoja e parë është hapur në Venecia në vitin 1638. Me shfaqjen e tij bixhozi dhe varësia nga bixhozi u ngritën në nivel më të lartë, duke i hapur rrugën lojërave të reja të fatit. Me këtë, u lindën edhe lloje të ndryshme të personalitet të bixhozçinjve. 

Në të vërtetë, në kohërat e sotme bixhozi shihet nën prizmin social, profesional dhe patologjik. Bixhozi social apo shoqëror është formë e argëtimit dhe rekreacionit që njerëzit e aplikojnë herë pas here. Ai mund të shndërrohet në varësi kronike, sepse është vijë e hollë në mes tyre.

kocka-i-kockarska-zavisnost-3

Bixhozi profesional është, në të vërtetë, një profesion. Me këtë merren njerëzit që kanë , jo vetëm njohuri dhe shkathtësi, por edhe disiplinë. Bixhozi i shpeshtë kompulsiv i cili ndikon në cilësinë e jetës është sëmundje e varësisë. 

Pse vjen deri tek varësia nga bixhozi?   

Shkaku i saktë i zhvillimit të varësisë nuk është definuar. Konsiderohet që paraqet një kombinim të faktorëve biologjik, psikologjik dhe social.

Në shumicën e rasteve kurioziteti, nevoja për argëtim, mënyra për të mposhtur mërzitjen dhe pranimi në shoqëri, janë faktorët kryesor që çojnë drejt problemit. Gjithashtu, ndikim të madh ka edhe rrethi familjar. Përkatësisht, më shpesh paraqitet tek të rinjtë që rriten me prindin bixhozçi apo alkoolist.

Nganjëherë varësia nga bixhozi është ikje nga realiteti i ashpër, por edhe nga gjendja serioze psikike. Ndjenja e pashpresës, vështirësitë, vetmia, depresioni, rënia e vetëbesimit, ankthi, por edhe agresiviteti pasiv mund të jenë shtytës të saj.

kocka-i-kockarska-zavisnost-4

Një grup i ekspertëve, megjithatë, thekson që tek njerëz të caktuar zhvillimi i kësaj varësie trashëgohet, sepse e kanë në gjene sistemin e shpërblimit emocional që e krijon fitimi në lojërat e fatit.

Bixhozi dhe varësia nga bixhozi e dëmtojnë shëndetin fizik dhe mental 

Bixhozi nuk ndikon vetëm në aspektin shoqëror, profesional dhe familjar, por edhe në atë shëndetësor. Me kalimin e kohës, rritet presioni për të siguruar mjaftueshëm para për një depozitë të re, kështu që persona janë në stres të vazhdueshëm. Pasojat e kësaj janë dhimbjet e kokës, problemet me tretjen, pagjumësia, humbja e oreksit, por edhe sëmundjet kardiovaskulare dhe ato të lëkurës. 

Paralelisht me vështirësitë fizike lindin edhe problemet psikike. Së pari manifestohen me përqendrim të dobësuar, ndryshim të disponimit, humbje të motivimit. Më vonë do të paraqiten edhe mendimet depresive dhe vetëvrasëse.

Bazen i jacuzzi na klinici VIP Vorobjev

Për të parandaluar pasojat më të vështira është i domosdoshëm trajtimi i varësisë nga bixhozi me kohë. Me qasjen individuale të mjekëve dhe psikiatërve eminent dhe aplikimin e metodës bashkëkohore të trajtimit të sëmundjeve të varësisë, metodë e cila është pa dhimbje, në klinikën VIP Vorobjev mund të zgjidhni problemet me bixhozin pa asnjë pasojë negative, duke përfshirë edhe rrezikun nga shfaqja e recidivëve.

Kjo klinikë luksoze për largim dallon nga tjerat edhe me akomodimin në nivelin e hotelit me 5 yje. Në dhomat e mëdha, të arreduara mirë do të keni privatësinë e plotë në çdo moment, ndërsa ekziston mundësia e qëndrimit edhe e më të dashurve tuaj. Derisa, gjatë kohës së lirë janë në dispozicion palestra, pishina, jaccuzzi, si dhe qëndrimi ditor, nëse dëshironi të shoqëroheni me pacientët tjerë.

Leave a reply