Alkoolizmi në familje është femen që është prezent një kohë të gjatë në shoqërinë tonë. Për shkak të alkoolizmit shkatërrohet familje, vjen deri tek divorci, humbet puna, të ardhurat, dëmtohet shëndeti … Pasojat e alkoolizmit janë të shumta dhe afatgjate.
Si lind alkoolizmi në familje?
Faktor i rëndësishëm është rritja me prindin që ka prirje për të pirë. Kur fëmijët janë të vegjël. Ata nuk mund të vlerësojnë me kritikë nëse një sjellje është e mirë apo e keqe. Mund vetëm ta thithin, e kur të rriten do të sillen në mënyrë të ngjashme. Për fëmijët nuk është thelbësore ajo që prindërit e thonë, por ajo që prindërit e bëjnë.
Në shoqërinë tonë ekziston e ashtuquajtura “pirja e zakonshme”. Pihet edhe me rastin e ngjarjeve të mira edhe të këqija, pihet në punë, në qytet, në vizitë, në shtëpi … Në anën tjetër, kriza socio-ekonomike dhe pasojat e saj siç janë varfëria dhe papunësia ndikojnë edhe më shumë në atë që njerëzit të pinë.
Edhe një gjë e rrezikshme tek alkooli është që ai është substancë legale, mund të blihet praktikisht në çdo shitore. Për shoqërinë është e pranueshme të pish dhe alkoolizmi akoma nuk konsiderohet sëmundje.
Njerëzit fillojnë me pi për arsye të ndryshme: të relaksohen me shoqëri, të harrojnë problemet, më lehtë të përballojnë situatat e vështira …
Të rinjtë dhe alkoolizmi në familje
Kur bëhet fjalë për alkoolizmin, të rinjtë janë grup veçanërisht i ndjeshëm, dhe në këtë moshë fillojnë të gjitha. Takimi i parë më alkoolin dhe dehjen ndodhin zakonisht në daljet e natës. Klubet dhe kafenetë janë vendet ku shumica e të rinjve i vizitojnë, në të cilët alkooli konsumohen në vazhdimësi. Djemtë e rinj zakonisht dëshirojnë të dëshmohen në shoqëri, garojnë cili mund të pijë më shumë dhe dehen deri në pavetëdije. Është fakt që të rinjtë janë në proces të ndërtimit të personalitetit të tyre dhe nuk kanë sistem të vlerave të ndërtuar fortë, prandaj gjithçka lejohet. Jo rrallëherë pihet edhe për të harruar problemet në dashuri, probleme të cilët të rinjtë i kanë në periudhën kritike të adoleshencës, me të cilët nuk dinë ndryshe si të përballen. Nën efektin e alkoolit, të rinjtë relaksohen dhe më lirë i ofrohen njëri tjetrit: alkooli është bërë mjet i komunikimit.
Problem i veçantë bëhet kur personi hyn në moshën madhore, krijon familjen e tij dhe ruan shprehitë e vjetra të pijes, duke mos kuptuar përgjegjësinë që mban jeta familjare. Alkoolizmi në familje pamundëson sjell varfërinë, sëmundjet, divorcin, si dhe dhunën, sjelljet agresive dhe kriminale, e ndonjëherë, për fat të keq, edhe vetëvrasjet.
Si të shërohet alkoolizmi në familje?
Para së gjithash, duhet të keni parasysh që kjo është një sëmundje e rëndë dhe kronike dhe që tundimet gjenden në çdo hap. Personi i varur nga alkooli shpesh nuk ka motivim të trajtohet apo ai është minimal. Prandaj aty është familja, të mbështesë personin e varur. Roli i familjes në trajtim është shumë i rëndësishëm. Familja, të cilës i përket personi i varur nga alkooli, shpesh është jofunksionale sepse alkoolizmi jo vetëm që shkatërron personin, ai shkatërron edhe familjen. Gjatë trajtimit, edhe vetë familja duhet që përsëri të bëhet funksionale. Mbështetja e familjes është shumë e rëndësishme që personi mos t’i kthehet përsëri alkoolit.
Në klinikën tonë VIP Vorobjev ka shumë vite që me sukses luftojmë me alkoolizmin në familje. Procesi i trajtimit të alkoolizmit tek ne përbëhet prej 5 fazave:
- diagnostifikimi i cili nënkupton vlerësimin e shëndetit fizik, dhe psikodiagnostifikimi,mendimi profesional rreth gjendjes psikike të pacientit;
- detoksifikimi, pastrimi i organizmit nga alkooli;
- trajtimi i dëshirës për alkool, në këtë fazë ndërtohet qëndrimi negativ ndaj alkoolit;
- bllokada kundër alkoolit – shkaktimi i pasojave jashtëzakonisht të pakëndshme në rastin e konsumimit të alkoolit;
- ruajtja e rezultateve pas terapisë – mbajtja e kontakteve me pacientin dhe familjen e tij së paku një vit, duke marrë terapinë e përshkruar, ndryshimin e stilit të jetesës, kontrollimet e obligueshme …
Ne besojmë fuqishëm që me ndihmën tonë, ju mund të riktheni kontrollin ndaj jetës suaj. Stafi ynë profesional bën përpjekje të përditshme të mbështesë rikuperimin e pacientit dhe t’i sigurojë kujdesin dhe komforin e duhur. Ne jemi të vetëdijshëm që trajtimi i alkoolizmit është sfidues, por përvoja jonë na flet që asgjë nuk është e pamundur.