Alkoolizmi tek adoleshentët është bërë një dukuri e zakonshme e kohërave moderne.
Pothuajse nuk ekziston asnjë festim i ditëlindjes, dalje, apo edhe një mbledhje e të rinjve në stol në lagje, që nuk përfundon me dehje të dikujt nga shoqëria.
Trendi i konsumimit të pijeve alkoolike po rritet nga viti në vit, ndërsa kufiri i moshës po bie. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, çdo i pesti adoleshent në botë konsumon tepër pije.
Edhe në vendin tonë është një gjendje shqetësuese. Më tepër se 50 për qind të rinjve herë pas here konsumojnë pije alkoolike, ndërsa 7 për qind të tyre pinë rregullisht. Besoni apo jo, shumica e tyre kontaktin e parë me pijen e kanë në shtëpinë e tyre, qysh para se të shkojnë në shkollë. Për fat të keq, prindërit nuk janë të vetëdijshëm që alkoolizmi zhvillohet shpejtë nëse deri tek kontakti vjen në moshë të re, dhe ata shpesh në festa familjare apo ditëlindje i lejojnë fëmijëve të tyre një gllënjkë verë apo gjysmë gote birrë.
Meqenëse në shumicën e rasteve alkoolizmi tek adoleshentët është vetëm një trampolinë për zhvillimin e formave të tjera të varësisë në vitet e mëvonshme, klinika luksoze për largim, VIP Vorobjev ju tërheq vëmendjen ndaj shenjave të tregojnë ekzistimin e problemit.
Si të identifikohet alkoolizmi tek adoleshentët?
Kurioziteti është shtytësi kryesor për alkoolizmin tek të rinjtë. Dëshira që të ndjehen të fuqishëm dhe të dëshmohen në shoqëri apo të mposhtin ndrojtjen, përmenden së shtytësit kryesor. Shumica përpiqen që me pije të shërojnë dashurinë e parë dhe problemet tjera rinore, disa imitojnë të rriturit, derisa të tjerët e bëjnë nga mërzitja. Pasi që alkooli është shkaktar i depresionit të sistemit nervor shumë personave i shërben për zbutjen e stresit dhe tensionit.
Pa marr parasysh cilat janë arsyet, alkoolizmi tek adoleshentët tregon simptoma të qarta. Manifestohet, para së gjithash, në ndryshim të disponimit, duke filluar nga tërheqja nga familja, deri tek shoqërimi me miqtë që pinë, deri tek gënjeshtrat dhe fshehja e pijeve në dhomë.
Shenjat karakteristike janë edhe sytë e kuq, lëvizjet e ngadalësuara, pamja e zbehtë, si dh problemet me gjumin dhe oreksin. Më pas vjen rënia e përqendrimit dhe mungesat në aktivitet shkollore dhe jashtëshkollore, që pasqyrohet negativisht në suksesin e përgjithshëm.
Alkoolizmi tek adoleshentët shpesh ka pasoja fatale
Pasojat e alkoolizmit në shëndetin fizik dhe psikik të rinjve janë shumë të rrezikshme. Përveç problemeve me lëkurën dhe peshën e tepërt, me kalimin e kohës pija dëmton lukthin, pankreasin, ezofagun, gurmazin dhe zemrën.
Studimet të shumta kanë konfirmuar që konsumimi i tepërt i alkoolit në moshën adoleshente ndikon negativisht në punën e trurit në moshë të vjetër. Përkatësisht, vjen deri tek pengesat në ruajtjen e ekuilibrit, humbja e ndjenjës së prekjes, pamundësia e kontrollimit të dëshirave dhe emocioneve, si dhe rënia drastike e funksioneve konjunktive.
Nuk duhet harruar që alkoolizmi tek të rinjtë është shkaktar i shumë aksidenteve rrugore, shumë prej të cilëve kanë përfundim fatal.
Në të vërtetë, gjasat që të rinjtë nën ndikim të alkoolit të jenë pjesëmarrës të aksidentit rrugor janë 7 herë më të mëdha, e madje 11 herë më të mëdha që të pësojnë lëndime.
Alkoolizmi tek adoleshentët duhet të trajtohet me kohë
Duke marr parasysh seriozitetin e pasojave trajtimi i alkoolizmit duhet filluar qysh me simptomat e para.
Ekipi i mjekëve dhe psikoterapeutëve të njohur botëror, me përvojë, nga klinika VIP Vorobjev aplikon qasje individuale, dhe në bazë të diagnostikimit të detajuar si të gjendjes fizike, ashtu edhe asaj psikike, përshkruhet programi më i mirë për pacientin.
Hap i rëndësishëm në procesin e trajtimit është detoksifikimi pa dhimbje. Falë këtij, organizmi pastrohet nga alkooli dhe mbetjet e tij të dëmshme, dhe shmangen simptomat e pakëndshme dhe të rrezikshme të krizës së abstinencës. Njëkohësisht, kombinimi unik i infuzioneve, vitaminave, hepatoprotektorëve, aminoacideve dhe preparateve tjera, normalizojnë punën e zemrës dhe veshkave, rigjenerojnë mëlçinë dhe mbrojnë trurin dhe sistemin nervor periferik.
Meqenëse varësia psikike është shumë e fortë, faza e ardhshme e trajtimit nënkupton eliminimin e dëshirës. Edhe në këtë fushë klinika VIP Vorobjev aplikon metodat bashkëkohore të trajtimit të sëmundjeve të varësisë, siç janë terapia aversive, terapia N.E.T, terapia laterale.
Edhe pse rezultatet e trajtimit janë maksimale, d.m.th. rreziku nga shfaqja e recidivëve është minimal, mbështetja e plotë pas trajtimit është shumë e rëndësishme për rehabilitimin e plotë. Së paku një vit nga largimi nga spitali ekipi mjekësor është në kontakt të vazhdueshëm me pacientin dhe familjen e tij. Në këtë mënyrë monitorohet gjendja shëndetësore e pacientit, por edhe rikthimi i tij në jetën shoqërore dhe profesionale.
Përveç trajtimit unik, më efektiv, klinika VIP Vorobjev dallon nga qendrat tjera për nga komfori dhe anonimiteti maksimal. Të gjitha dhomat kanë kondicioner ajri dhe të arreduara me mobilie luksoze, dhe me qasje në internet. Gjithashtu, është i siguruar edhe akomodimi për personat tuaj të afërt në mënyrë që të ndjeheni rehat gjatë trajtimit, ndërsa në orët e pushimit dhe relaksimit aty janë pishina, jacuzzi dhe palestra me pajisje komplete.
Mos lejoni që alkooli t’ju marr pjesën më të bukur të jetës, kërkoni ndihmë në klinikën VIP Vorobjev!