Çfarë duhet të bëni kur anëtari i familjes refuzon rehabilitim? Kjo është një pyetje me të cilën përballen familjet në të cilat mbretëron varësia.
Përdorimi i drogës është një problem global i shekullit XXI. Pikërisht për shkak të kësaj në tërë botën zbatohen masa të ndryshme parandaluese, para së gjithash, në mesin e gjeneratave të reja.
Përkundër të gjitha përpjekjeve numri i personave që ballafaqohen me varësi nuk bie. Përkundrazi! Statistikat shqetësuese tregojnë tendenca për rritje. Kështu që sot janë mbi 20 milionë përdorues të regjistruar të ndonjë substance psikoaktive. Prej tyre vetëm 11 për qind ka kërkuar ndihmë profesionale për trajtim.
Duke marr parasysh përqindjen e ulët të atyre që janë të gatshëm të luftojnë, klinika VIP Vorobjev ju tërheq vëmendjen se çfarë të bëni nëse anëtari i familjes tuaj refuzon rehabilitimin.
Çfarë duhet të bëni kur anëtari i familjes tuaj refuzon rehabilitimin? Asgjë nuk do të arrini me force
Të duash dikë që ka probleme me varësinë është shumë vështir. Sepse, varësia nga tabletat, droga dhe alkooli ndryshon funksionimin e trurit. Kështu që këta persona nuk mund të kontrollojnë çdo nevojë, duke lënë pas dore kujdesin ndaj njerëzve tjerë në jetën e tyre. I gjithë fokusi i tyre bëhet varësi, ndërsa qëllimi kryesor gjetja e një doze të re. Kështu që nuk çudit fakti që me kalimin e kohës, narkomania shkatërron familjen.
Të kesh një të varur në jetën tënde mund të jetë stresuese dhe konfuze në të njëjtën kohë. Dhe përpjekjet për t’i dhënë ndihmë paraqet sfidë për të gjithë. Prandaj, hapi i parë gjatë shqyrtimit se çfarë duhet të bëni kur anëtari i familjes tuaj refuzon rehabilitimin është që të njiheni problemin vetë. Në këtë mënyrë do të dini se nga të filloni dhe si t’i ndihmoni të dashurit tuaj.
Sipas definicionit të Institutit Kombëtar kundër abuzimit me drogën: “Varësia është sëmundje kronike të cilën e karakterizon kërkimi dhe përdorimi i drogës që është kompulsive apo e vështirë për ta kontrolluar, përkundër pasojave të dëmshme. Vendimi fillestar për përdorim është vullnetar, ndërsa përdorimi i sërishëm çon në varësi e cila pengon aftësinë për t’i rezistuar shtytjes”.
Vetëm kur të kuptoni që bëhet fjalë për sëmundje, e cila është me të vërtetë, e shërueshme, do të ndaloni të gjykoni dhe kërkoni fajtorin.
Çfarë duhet të bëni kur anëtari i familjes refuzon të shkojë në rehabilitim? Tregoni dhembshuri
Edhe pse është vështirë të tejkaloni zemërimin ndaj vetes dhe personit që përdor drogën apo alkoolin, është e rëndësishme të mbani mend se gjykimi mund të sjell largim më të madh.
Edhe nëse e dini që ai person ju ka shkatërruar pronën, ju ka vjedh gjëra të vlefshme nga shtëpia, ka qenë i pandershëm ndaj jush apo në çfarëdo mënyre tjetër ju ka dëmtuar, duhet që këto t’i leni anash. Në këtë situatë delikate veproni me dashuri dhe dhembshuri. Kjo është shpresa e vetme që mund të arrini deri tek ai që ka nevojë për ndihmë.
Mos nxitni tek personi i afërt ndjenjën e turpit apo fajit, sepse kjo do të ketë kundërefekt. Tregoni respekt, mirëkuptim, tregojini atij që jeta është e mrekullueshme. Njëkohësisht tregojini atij që i besoni dhe dëgjojeni me vëmendje çfarë ka për të thënë. Në komunikim të hapur fshihet zgjidhja e çdo problemi. Inkurajoni atë për zakonet e shëndetshme, bëhuni këmbëngulës dhe optimist dhe me siguri do të shihni rezultate pozitive.
Çfarë duhet të bëni kur anëtari i familjes tuaj nuk dëshiron të shkojë në rehabilitim? Zgjidhja është në komunikim të mirë
Trajtimi i alkoolizmit, si dhe varësisë nga substancat ilegale shkakton frikë tek personat që kanë problem. Në këtë kanë kontribuar rrëfime të ndryshme rreth detoksifikimit të vështirë. Kjo është njëra prej arsyeve pse shumë njerëz nuk janë të gatshëm që të hyjnë në luftë me varësinë.
Nëse pyetni veten: “çfarë duhet të bëni kur anëtari i familjes tuaj refuzon rehabilitimin” përgjigja qëndron në rrëfimin e sinqertë. Me fjalë të zgjedhura ndihmojini të dashurit tuaj që të shohin se jeta e tyre do të ndryshojë për të mirë kur të lirohen nga varësia.
Njëkohësisht, tregojini atyre që ju jeni gjithmonë aty për ata. Kështu që me forca të përbashkëta do të tejkaloni shërimin, si dhe periudhën e kthimit jetës normale. Për këtë arsye, tregojini atyre gjithë dashurinë tuaj, por tregojini edhe që ju lëndojnë me sjelljet e tyre.
Gjithashtu, përgatitin të dëgjoni me vëmendje, pa kritika dhe ndërprerje. Kur të shohin që nuk i gjykoni, të dashurit tuaj do të flasin hapur për problemin. Si rezultat, tek ata do të shfaqet dëshira për të filluar një jetë të re.
Meqenëse ekzistojnë institucione dhe metoda të ndryshme të trajtimit, është e rëndësishme të zgjidhni të duhurën. Klinika VIP Vorobjev posedon ekip të ekspertëve kulmor me përvojë shumëvjeçare në trajtimin e sëmundjeve të varësisë. Qasja unike pasqyrohet edhe në aplikimin e tretmanëve më efikas dhe pa dhimbje. Njëri prej tyre është trajtimi i varësisë me ndihmën e Ibogainës, i cili jep rezultatet më të mira dhe më të shpejta në raport me teknikat që aplikohen në spitalet tjera.
Klinika VIP Vorobjev dallohet edhe me dhomat komfore, luksoze që i ngjajnë akomodimit në hotel. Në këto dhoma do të keni privatësi të plotë, e nëse dëshironi, është i siguruar qëndrimi edhe për anëtarët tjerë të familjes suaj.