Ankthi paraqet një “frikë lirisht të varur”, e cila nuk është e lidhur me ndonjë dukuri apo objekt. Ngushtësia dhe shqetësimi paraqiten pa ndonjë shkak real dhe tek njerëzit dominon pritja, që do të ndodh diçka e tmerrshme.
Për dallim nga frika që paraqitet në prani të rrethanave vërtetë të rrezikshme, ankthi është i prejardhjes nga brenda, buron nga organizmi dhe nuk është i lidhur me rrezikun e jashtëm.
Gjithnjë e më shumë njerëz në ditët e sotme vuajnë nga ankthi, dhe sipas vlerësimeve të ekspertëve ky trend do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme.
Në Serbi një përqindje e madhe e popullsisë vuan nga çrregullimet e ankthit. Kjo nuk habit aspak, duke marr parasysh ngjarjet negative historike dhe socio-kulturore që kanë ndodhur në hapësirat tona gjatë dekadave të fundit. Krejt kjo ka lënë gjurmë të pashlyeshme tek njerëzit, por ankthi mund të shërohet me sukses dhe nuk është patjetër t’ju ndalojë të jetoni një jetë cilësore.
Kush e shkakton ankthin?
Shkaqet e ankthit janë të shumtë. Stresi i përditshëm. Nda të cilit jemi të ekspozuar të gjithë si dhe lufta për ekzistencë çojnë në fërgëllimë dhe shqetësim. Në botën e sotme, ku suksesi është kriteri i vetëm, njerëzit shpesh “bëhen keq e më keq” duke u përpjekur të realizojnë të gjitha ato që pritet prej tyre, që për pasojë ka ngushtësimin dhe forcimin e frikës.
Disa njerëz kanë predispozita gjenetike për shfaqjen e ankthit, për shembull nëse dikush në familjet e tyre ka pasur probleme të ngjashme apo është trajtuar nga çrregullimet e ankthit. Natyrisht, edhe faktorët e rrethit janë shumë të rëndësishëm dhe çojnë në shfaqjen e fërgëllimës, e disa më të zakonshmit në grindje familjare, konflikte me partnerin, situatën e keqe në punë dhe paqëndrueshmërinë financiare.
Abuzimi me drogat shkakton ankth të fuqishëm, madje edhe tek ata që më parë nuk kanë pasur sensacione të ngjashme. Nga ana tjetër personat me ankth shpesh kalojnë në substanca për të përballur më lehtë me vështirësitë. Por, kjo rrugë shpie në shkatërrim total dhe shkakton simptoma të pakëndshme siç janë fërgëllima dhe shqetësimi i madh. Meqenëse jemi të vetëdijshëm sa kjo mund të jetë e rrezikshme, dhe pasi mirëqenia juaj është e para, ne kemi gjetur mënyrën që t’ju ndihmojmë. Në klinikën tonë VIP Vorobjev me sukses trajtojmë sëmundjet e varësisë dhe problemet tjera psikike që i shkakton droga, e përveç kësaj edhe çrregullimet tjera psikike që paraqiten pavarësisht abuzimit me substanca.
Simptomat e ankthit
Ankthi shkakton simptoma të pakëndshme fizike dhe psikike, e disa prej tyre janë:
- lodhja;
- gjumi i çrregulluar, pagjumësia;
- rritja e vazhdueshme e brengës;
- frika dhe ndjenja e humbjes së kontrollit;
- disponimi depresiv;
- përqendrimi i zvogëluar;
- hiperaktiviteti;
- gjendje e vazhdueshme e gatishmërisë dhe pritjes së rrezikut;
- takikardia;
- ngërçet në stomak;
- dhimbjet e kokës;
- probleme me fshikëzën;
- probleme me tretjen;
- zbehje në fytyrë;
- buzët e thata;
- frymëmarrja e përshpejtuar;
- djersitja e shtuar;
Këto simptoma janë shumë të pakëndshme për t’i përballuar dhe seriozisht e rëndojnë njeriun në aktivitetet e tij të përditshme. Për këtë arsye ju këshillojmë që të kërkoni ndihmë nga ekspertët dhe asnjëherë mos provoni që të shëroheni të vetëm që të mos dëmtoni veten edhe më shumë.
Shërohuni nga ankthi me ndihmën tonë
Në klinikën tonë VIP Vorobjev kemi shëruar me sukses një numër të madh të pacientëve që na janë drejtuar për t’u shëruar nga sëmundjet e varësisë, si dhe nga shume çrregullime tjera psikike.
Edhe pse njerëzit vijnë me shumë dyshime dhe mëdyshje, shumë shpejtë ata i sigurojmë që asnjë problem nuk është i pazgjidhshëm, e kjo vlen edhe për ankthin.
Ofrojmë shërbime të psikoterapisë që paraqesin metodë të provuar dhe efektive të trajtimit. Me ndihmën e ekspertëve eminentë, do të mësoni që tejkaloni fërgëllimat dhe frikën që paralizojnë jetën tuaj dhe ju pamundësojnë që të funksiononi normalisht.
Shëndeti juaj mental është pasuria juaj më e madhe dhe nuk ka çmim, dhe për këtë arsye zgjidhni ekspertët më të mirë që do ju ndihmojnë që të përballeni me ankthin një herë e përgjithmonë.