Detoksifikimi kompleks pa dhimbje nga opiatet
Qëllimi i detoksifikimit është pastrimi i organizmit dhe kapërcimi i sindromës së abstinencës, krizës fizike dhe dhimbjeve për shkak të ndërprerjes së konsumimit të opioideve.
Trajtimi është spitalor dhe pacienti është 24 orë në ditë nëm mbikëqyrje të mjekut. Në çdo moment pacienti mund të marrë ndihmën e duhur, që e bën procesin maksimalisht pa dhimbje dhe të këndshëm.
Ekzistojnë disa lloje të ndryshme të detoksifikimit. Lloji i detoksifikimit zgjidhet individualisht në bazë të diagnostifikimit dhe analizave të faktorëve të rëndësishëm: substancat dhe dozat që konsumohen, gjatësia kohore e konsumimin dhe problemet eventuale tjera shëndetësore të pacientit.
Simptomat e varësisë nga opiatet
Stadiumin fillestar të varësisë nga narkotikët e karakterizon humbja e kontrollit ndaj përdorimit të substancës. Njeriu ka tendencë që gjithnjë e më shpesh të jetë nën ndikim të substancës. Konsumimi i substancës bëhet qëllimi kryesor, sepse gjithnjë e më pak rëndësi kanë shoqëria, familja, puna. Edhe pse familja dhje miqtë e ngushtë i vërejnë ndryshimet, vetë personi i varur mohon efektet negative të përdorimit të substancës, është jokritik ndaj gjendjes së tij, është i paaftë që në mënyrë adekuate të vlerësojë situatën, bëhet person konfliktuoz. Kjo tregon që ekziston formimi i dëshirës psikike për drogë.
Në stadiumin e mesëm përdorimi i substancës bëhet i rregullt. Për të arritur rezultatet e dëshirueshme nevojiten doza më të mëdha, dmth. rritet toleranca. Në mungesë të substancës ndodhin manifestimet fizike te pakëndshme, ndonjëherë të mundimshme dhe të rrezikshme, të sindromës së abstinencës, përkatësisht krizës. Në këtë fazë personi i varur është në gjendje të shohë edhe anën negative të përdorimit të narkotikëve, e këto janë: gjendje e dëmtuar fizike dhe psikike, konfliktet në familje, humbja e punës, miqve.
Më shpesh, personat e varur kërkojnë ndihmë në këtë fazë. Në stadiumin përfundimtar të varësisë prej narkotikëve shfaqen ndryshimet e pakthyeshme në organizëm. Pasojat e përdorimit të drogës çojnë në shkatërrim të personalitetit, shëndet të dëmtuar, demencion, vdekje.
Fazat e detoksifikimit nga Opiatet
1. Dijagnostifikimi – faza e parë dhe shumë e rëndësishme e trajtimit. Thelbi i diagnostifikimit është të vlerësohet gjendja fizike dhe psikike e pacientit. Për vlerësim të gjendjes fizike të pacientit kontrollimi standard për diagnostifikim përfshin:
- testin e urinës
- testet në hepatit B dhe C, infeksionin HIV
- analizat e përgjithshme të gjakut
- ekzaminimin biokimik të gjakut
- EKG
- kontrollimin e mjekut internist
Për vlerësimin e gjendjes psikike të pacientit kontrollimi standard për diagnostifikim nënkupton psikodiagnostifikimin (testet psikologjike që përcaktojnë nivelin e varësisë, në çfarë mase janë shfaqur pasojat e përdorimit të opiateve në shëndetin mental, nëse ekzistojnë shenjat e çrregullimeve psikike, nëse është i pranishëm depresioni, cila është shkalla e motivimit për shërim, vetëkritika dhe ruajtja e mekanizmave të dëshirës).
Pas diagnostifikimit, rezultatet i shqyrton ekipi i mjekëve me qëllim të hartimit të strategjisë dhe planit për trajtim. Nëse me diagnostifikim zbulohen devijime serioze në teste, prania e faktorëve të rrezikut, apo pacienti ka sëmundje përcjellëse kronike, sipas nevojës organizohen ekzaminime shtesë dhe përshkruhet terapia për sëmundjet përcjellëse. Varësisht prej problemeve, mund të bëhet MRT, EEG, ultrazëri, rëntgeni, endoskopia, analizat e përqendrimit të medikamenteve dhe narkotikëve, kontrollimet e kardiologut, neurologut, endokrinologut, infektologut etj. Ekzaminimet shtesë të lartpërmendur nuk hyjnë në çmimin e kësaj pakoje të trajtimit dhe paguhen veçmas.
2. Detoksifikimi – Varësisht prej rezultateve të diagnostifikimit, për çdo pacient individualisht zgjidhet metoda përkatëse e detoksifikimit, përkatësisht kompleksi i metodave që në rastin e tij do të japin rezultatet më të mira. Kompleksi i metodave përfshin UBOD (detoksifikimi ultra i shpejtë nga opiatet), terapinë Neurojet (N.E.T), farmakoterapinë, infuzionet speciale me vitamina, hepatoprotektorët. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që detoksifikimi të jetë i shpejtë, që pacienti të mos ndjejë dhe vuajë dhimbje, që gjumi dhe apetiti i pacientit të kthehen në gjendje normale, që disponimi i pacientit të bëhet stabil, që të mos ketë më as ankth dhe depresion.
- UBOD – Detoksifikimi ultra i shpejtë është metodë moderne dhe jashtëzakonisht efikase, e cila ka për qëllim të përshpejtojë procesin e pastrimit të organizmit dhe njëkohësisht të zvogëlojë intensitetin e simptomave të pakëndshme të krizës si dhe t’i shkurtojë ato. Zbatohet kur me diagnostifikim përcaktohet që nuk ekzistojnë kundërindikacionet për këtë lloj të detoksifikimit. Gjatë detoksifikimit ultra të shpejtë pacienti gjendet nën anestezion 6-8 orë brenda ditës, gradualisht i futen antagonistët e opiateve, zakonisht nalokson dhe naltrekson, dhe në këtë mënyrë receptorët lirohen nga opiatet.
Thelbi i detoksifikimit ultra të shpejtë është që pjesën më të madhe të simptomave të krizës pacienti i tejkalon në gjumë kur nuk ndjen asnjë dhimbje. Kur zgjohet pjesa më e fuqishme e krizës tashmë ka kaluar. Edhe nëse pas zgjimit mbeten disa simptoma minimale të krizës, intensiteti i tyre është i zvogëluar dukshëm dhe lehtë mund të largohen me analgjetikë tradicional jo-opiate. Gjatë procesit të detoksifikimit pacienti i nënshtrohet 2 apo 3 procedurave të këtilla.
- Terapia Neuro jet – N.E.T është metodë nëpërmjet së cilës me pajisjen Neuro jet me impulse speciale ndikohet në neuronet e trurit, që janë përgjegjës për sekretimin e endorfinës. Mbrojtja jonë natyrore nga shoku, dhimbja, stresi, është e bazuar në opioide natyrore të prodhojnë neurome. Kor personi përdor narkotikë praktikisht ndërpritet sekretimi i opioideve tanë natyror.
Neuro jet është një pajisje e vogël elektronike e cila pikërisht normalizon nivelin e dopaminës dhe endorfinës në tru. Stimulimi me pajisjen Neuro jet është pa dhimbje. Pacienti ndjen vetëm një gudulisje dhe vibrim të lehtë. Frekuencat dhe intensiteti i impulseve kontrollohet me kompjuter. Në afat prej 15-20 minuta simptomat e abstinencës zhduken, përkatësisht intensiteti i tyre zvogëlohet për 70-80%.
- Farmakoterapia është njëri prej elementeve të detoksifikimit. Varësisht prej rezultateve të detoksifikimit, gjatë detoksifikimit përdoret një kombinim i medikamenteve që largon simptomat bazë të krizës së abstinencës, preparatet që hyjnë në shumë standarde të pain management sigurojnë mbrojtje të mirë nga dhimbjet. Në rast të irritimit, disforisë, disponimit të zvogëluar, nervozizmit, pagjumësisë, përdoren psikostabilizatorët, hipnotikët, antidepresivët. Për shkak të ushqimit shpesh të çrregulluar, apetiti të pamjaftueshëm apo të tepërt, në terapi futen fermentët që lehtësojnë aftësinë e tretjes së ushqimit, aminoacidet, vitaminat.
Gjithashtu është paraparë terapia për eliminimin e pasojave të përdorimit të narkotikëve – inhalimi për pastrimin e mushkërive, infuzionet speciale me neurometabolikë, nootropë për përmirësimin e procesit të shkëmbimit në tru, me hepaprotektorë për rigjenerimin e mëlçisë. Të gjithë preparatet që përdoren në farmakoterapi janë së sigurt dhe nuk mund të krijojnë varësi.
3. Fizioterapia – Fizioterapia nënkupton kombinimin e terapive – fizikale, medicinale apo masazhit të indit të thellë. Masazhi ka efekt qetësues dhe relaksues. Kur personi kalon procesin e largimit, nivelet e dopaminës janë më të ulët se sa tek personat që nuk janë të varur.
Masazhi ndihmon në normalizimin e procesit të sekretimit të dopaminës tek personat që kalojnë përmes procesit të largimit. Masazhi gjithashtu ndihmon në detoksifikim duke përshpejtuar qarkullimin e gjakut dhe limfës, dhe në këtë mënyrë përshpejton procesin e eliminimit të materieve helmuese nga organizmi. Një seancë e fizioterapisë është e përfshirë në çmimin e pakos së trajtimit. Çdo seancë e radhës paguhet 30 euro për një seancë.
4. Bllokimi farmakologjik – Në fund të trajtimit është paraparë bllokimi farmakologjik në formë të impianteve (Naltrekson). Qëllimi i kësaj procedure është që nën efekt të Naltreksonit receptorët e opiateve të pacientit janë të bllokuar, kështu që me përdorimin e heroinës, tramalit, metadonit, nuk arrihet euforia dhe ndjenja e ngjashme dhe nuk provokohet recidivi dhe kthimi në narkotikë.
Implantet Naltrekson nuk hyjnë në çmimin e pakos së zgjeruar të detoksifikimit dhe paguhen shtesë.
5. Kontrollimet mujore – as përfundimit të detoksifikimit pacienti merr Fletëlëshimin me terapinë e rekomanduar dhe këshillat për të përmbajtur abstinenca stabile. Kontrollimet e rregullta mujore nuk hyjnë në çmimin e kësaj pakoje të trajtimit.
Programi ynë përfshin edhe transportin e pacientit nga aeroporti apo stacioni deri tek klinika jonë si dhe kthimin pas trajtimit. Në klinikën tonë, mjekët dhe motrat medicinale janë 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, në dispozicion të pacientëve.
Të gjithë mjekët janë anesteziologë, psikiatër dhe psikologë të certifikuar me 10-25 vite përvojë. Në klinikë janë të punësuar më shumë se 60 njerëz. Rreth sigurisë së pacientëve dhe stafit kujdeset sigurimi i angazhuar. Objekti është nën mbikëqyrje të kamerave.
Pacientët janë të akomoduar në dhoma të rehatshme dhe moderne të arreduara për komfor maksimal. Dhomat pastrohen dy herë në ditë. Në kohën e lirë, pacientët kanë në dispozicion dhomën e ndejës, pishinën, jacuzzin, jogën, palestrën dhe shtëpinë e verës. Klinika ka edhe kasafortë, në të cilën pacientët mund të lënë gjërat e tyre personale që nuk duhet lënë në dhoma.
Pacientëve që vijnë nga jashtë, të cilëve i nevojitet viza, mund të ndihmojmë ta marrin atë. Nëse pacientët që vijnë nga jashtë kanë përcjellje, në formë të mbështetjes, ata mund të qëndrojnë në klinikën tonë me një pagesë shtesë.
Program i detoksifikimit të zgjeruar nga Opiatet –
Diagnostifikimi laboratorik, Detoksifikimi. Fizioterapia zgjat së paku 7 ditë në stacionar. Nëse nuk është e mundshme që detoksifikimi të kryhet me sukses, ditët shtesë paguhen.