Detoksifikimi nga heroina është një hap i rëndësishëm për trajtimin e personave të varur.
Heroina është substanca psikoaktive më vjetër e njohur. Lulëkuqja, nga e cila fitohet heroina është përdorur qysh në kohën e sumerëve. Çfarë efekti fillestar ka tregon edhe vetë emri, pasi në përkthim bukval nga gjuha e tyre, e ka kuptimin – “lumturi”.
Fuqinë magjike të lulëkuqes e kanë njohur edhe egjiptianët e lashtë. Ndërsa grekët e kanë përdorur si ilaç. Kjo cilësi është ruajtur edhe në shekujt e ardhshëm. Në të vërtetë, në fund të shekullit XIX heroina është futur zyrtarisht në përdorim mjekësor, kështu që shtëpia farmaceutike Bayer ka filluar me prodhimin e ilaçit me të njëjtin emër i cili është përshkruar tek dhimbjet, kolla dhe ftohjet.
Por, në fillim të shekullit XX heroina tregoi fytyrën e saj të vërtetë, kështu që në vitet e 20-ta u radhit në substanca ilegale. Për fat të keq, kjo njohuri nuk e ndryshoi vetëdijen tek përdoruesit. Përkundrazi! Nga dekada në dekadë numri i rasteve të regjistruar është rritur me shpejtësi të jashtëzakonshme, kështu që sot, varësia nga heroina nuk njeh kufi, shtresë shoqërore, rasë, gjini, dhe as moshë.
Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara vetëm në vitin e kaluar më shumë se 14 milionë njerëz kanë përdorur heroinë. Derisa tek 7 nga 11 përdorues varësia nga tabletat ka shkaktuar përdorimin e saj, që e konfirmon faktin që heroina është problem global i shoqërisë moderne, e cila ka një aftësi të madhe të përshtatjes.
Edhe pse të dhënat janë vërtetë shqetësuese detoksifikimi nga heroina në klinikën VIP Vorobjev mund të mposht jo vetëm varësinë fizike, por edhe varësinë psikike nga kjo substancë e egër.
Detoksifikimi nga heroina do të ruajë shëndetin tuaj!
Heroina nuk është vetëm narkotiku më i vjetër, por edhe më i rrezikshëm. Arsyeja për këtë është shkalla e papastërtisë, përkatësisht kjo substancë para shitjes përzihet me substanca tjera. Më së shpeshti ato janë sheqeri, qumështi pluhur dhe paracetamoli. Por nuk janë raste të rralla edhe kur i shtohen përbërës të rrezikshëm siç janë gëlqerja, helmi i minjve dhe detergjenti.
Duke marr parasysh që përdoruesit kurrë nuk mund të dinë saktësisht çfarë marrin, ekziston rrezik i madh nga mbidoza. Gjithashtu, pasojat e përdorimit shumëvjeçar për çdo vit shkaktojnë mbi 8.000 raste vdekjesh.
E para natyrisht goditet mëlçia, kështu që hepatiti B dhe C si dhe cirroza e mëlçisë janë sëmundje karakteristike të personit që përdor heroinë. Më pas vjen deri te dëmtimi i lukthit, pankreasit, veshkave, mushkërive dhe zemrës. Për t’u krijuar shumë shpejtë kushtet për zhvillimin e abscesit të trurit dhe aneurizmave që çojnë në sulme në tru. Nuk duhet neglizhuar as dëmtimet e mëdha të funksioneve njohëse dhe problemet me përqendrimin dhe kujtesën.
Detoksifikimi pa dhimbje nga heroina në klinikën VIP Vorobjev
Procesi i tërheqjes është i ndryshëm për secilin person. Ai varet, para së gjithash nga kohëzgjatja dhe sasia e përdorimit. d.m.th. nga shkalla e varësisë. Por, detoksifikimi nga heroina tregon simptoma karakteristike. Krupa, vjellja, djersitja, pulsi i shtuar, tensioni i lartë i gjakut, ngërçet në stomak, ethet, dhimbjet e mëdha të muskujve, spazma e këmbëve, janë vetëm disa prej shenjave të krizës së abstinencës. Përveç vështirësive fizike, paraqiten edhe ato psikike – ndryshimi i disponimit, depresioni, ankthi dhe frika.
Simptomat e lartpërmendura janë posaçërisht të shprehura tek pastrimi i pavarur i organizmit. Pikërisht këto janë arsyet kryesore të recidivëve. As detoksifikimi klasik nga heroina nuk garanton shërimin. Edhe pse kryhet nën mbikëqyrjen e mjekëve bëhet fjalë për një program zëvendësimi. Ky proces, jo vetëm që është i gjatë dhe i mundimshëm, por mund të paraqitet edhe varësia nga metadoni, buprenorfina dhe ilaçet tjera që përdoren për të zbutur simptomat e detoksifikimit.
Për fat të mirë, janë zhvilluar metodat bashkëkohore të trajtimit të sëmundjeve të varësisë, që aplikohen edhe tek ne në klinikën VIP Vorobjev. Falë detoksifikimit ultra rapid pastrimi i organizmit është i shpejtë edhe pa asnjë simptomë negative të krizës së abstinencës. Për këtë arsye detoksifikimi pa dhimbje nga opiatet është unik.
Procedura zhvillohet me anestezion, që do të thotë që çlirimi nga materia e dëmshme bëhet në gjumë. Në këtë mënyrë, pacienti nuk ndjen asnjë dhimbje apo siklet. Në këtë mënyrë ruhet energjia e organizmit për vazhdimin e trajtimit.
Detoksifikimi nga heroina në klinikën VIP Vorobjev kryhet në kushte rreptësisht të kontrolluara
Ekipi kulmor i mjekëve dhe psikoterapeutëve të njohur në botë në klinikën VIP Vorobjev përdor një qasje individuale. Programi i trajtimit i është përshtatur vetë pacientit dhe zbatohet në mbikëqyrje të vazhdueshme, duke parandaluar rrezikun nga çfarëdo vështirësi gjatë detoksifikimit, por edhe në fazat tjera të trajtimit.
Përveç pajisjeve më moderne, VIP Vorobjev është klinikë luksoze për largim. Secila dhomë është e pajisur me mobilie kulmore, televizor LCD dhe televizion kabllor, internet falas dhe kondicioner ajri. Në mënyrë që trajtimi të jetë sa më i rehatshëm është siguruar qëndrimi i anëtarëve më të afërt të familjes, derisa për orët e pushimit në dispozicion janë palestra, pishina dhe jacuzzi.
Klinika VIP Vorobjev mund të krenohet me diskrecion të jashtëzakonshëm, si dhe me përkujdesje të plotë për çdo pacient, e cila fillon me pritje të organizuar në aeroport apo në stacion të autobusëve.
Agim 12/06/2020 at 16:34
Jam i interesuar se ne rast trajtimi te vartesise nga heroina sa mund te jete kostoja dhe sa mund te zgjase periudha e rikuperimit ne kliniken tuaj.
Ju faleminderit.