Detoksifikimi pa dhimbje garanton rezultate maksimale të trajtimit të varësisë nga heroina.
Përdorimi i drogave ka qenë gjithmonë i pranishëm në njerëzim. Por, sot ka marrë përmasa të epidemisë. Këtë e vërteton edhe e dhëna që në çdo minutë rreth 14 për qind të popullsisë në botë përdor ndonjë substancë ilegale psikoaktive.
Arsyet për këtë rritje alarmante janë të ndryshme. Para së gjithash, pasqyrohen në faktin që viteve të fundit prodhimi i narkotikëve po shënon nivel rekord. Kështu ata janë bërë lehtësisht të qasshëm për këdo, pa marr parasysh gjendjen financiare. Gjithashtu, mendimi që ekziston dallimi ndërmjet drogave të lehta dhe të rënda ka krijuar një formë të re, të ashtuquajtur përdorim për fundjavë i cili është i popullarizuar tek njerëzit e biznesit. Derisa eksperimentimi me substanca psikoaktive është bërë trend tek gjeneratat e reja.
Zhvillimi i shoqërisë ka sjell edhe ndryshim të popullaritetit të drogës. Kështu sipas numrit të rasteve të regjistruara, marihuanën e ka zëvendësuar heroina. Meqenëse bëhet fjalë për një narkotik shumë të rrezikshëm trajtimi i varësisë është mënyra e vetme për të mënjanuar problemin, e hapi i parë në të është detoksifikimi pa dhimbje.
Pse është i rëndësishëm detoksifikimi pa dhimbje tek varësia nga heroina
Përdorimi i heroinës ndikon në shëndetin e përgjithshëm. Heroina krijon probleme edhe në sistemin nervor qendror.
Edhe mënyra e futjes së heroinës shkakton vështirësi të caktuara. Heroina mund të futet në organizëm duke e thithur me hundë, me injektim në vena, apo madje edhe duke e thithur si cigare. Kështu thithja me hundë shkakton gjakderdhje nga hunda, probleme me gëlltitjen, të ngjirurit e zërit, apo gjakderdhje kronike nga hunda. Ndërsa tek përdoruesit intravenoz është i lartë rreziku nga HIV-i dhe hepatiti C.
Gjithashtu, abuzimi me heroinën mund të çojë deri tek zhvillimi i infeksioneve të llojllojshme bakteriale, si dhe probleme me zemër dhe cipën e zemrës. Përdorimi afatgjatë i heroinës në raste të shumta shkakton edhe kapsllëk, humbje të oreksit dhe të peshës trupore, deri tek steriliteti. Por, pasoja më e dëmshme e abuzimit me heroinën është zhvillimi i sëmundjes së varësisë.
Për të parandaluar avancimin e mëtejshëm të pasojave të abuzimit me heroinën është i domosdoshëm detoksifikimi pa dhimbje.
Cilat janë përparësitë e detoksifikimit pa dhimbje?
Detoksifikimi pa dhimbje paraqet pastrimin e organizmit nga heroina. Njëkohësisht, përmes tij eliminohen efektet negative të krizës së abstinencës. Kështu, vendosja e ekuilibrit të prishur është shumë më i lehtë për pacientin.
Përmes detoksifikimit pa dhimbje sistemi juaj nervor mbetet i mbrojtur. Prandaj, sigurohet shëndet optimal i tërë organizmit.
Në fakt, detoksifikimi pa dhimbje është shansi juaj për jetë. Sepse, heroina është shkaktar i madje tri të katërtave të vdekjeve tek sëmundjet e varësisë. Zakonisht shkaktohet nga mbidoza apo nga pasojat e përdorimit afatgjatë.
Edhe pse nuk është e përjashtuar të vijë për shkak të trajtimit joadekuat.
A mund që detoksifikimi pa dhimbje të zbatohet në kushte shtëpiake?
Edhe pse narkomania rrënon familjen paragjykimet ekzistojnë ende. Për këtë arsye, shumë familje përpiqen që pa ndihmë profesionale, ta bëjnë në shtëpi procesin e detoksifikimit. Jo vetëm që trajtimi në këtë mënyrë nuk do të jetë i suksesshëm, por mund të çojë në rezultate fatale.
Detoksifikimi pa dhimbje është i sigurt vetëm nëse zbatohet në kushte spitalore nën kontroll dhe nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore. Pikërisht këto kushte i ofron klinika VIP Vorobjev, duke u dalluar nga të tjerët për nga metodat më bashkëkohore të trajtimit të varësisë.
Në bazë të diagnostifikimit të gjendjes psikike dhe fizike ekipi ynë i ekspertëve të mjekëve dhe psikiatërve të njohur botërisht cakton cili program i detoksifikimit pa dhimbje është më i miri për pacientin. Me këtë rast përdoren metoda të ndryshme – detoksifikimi ultra rapid, terapia Neuro Jet (N.E.T.), farmakoterapia.
Metodat inovative të trajtimit
Përveç metodave unike të trajtimit, të japin rezultate të shpejta dhe maksimale, klinikën VIP Vorobjev e karakterizojnë edhe dhomat e arreduara në mënyrë luksoze. Jemi të vetëdijshëm që mbështetja e të afërmve është shtytësi kryesor i luftës, prandaj derisa zgjat trajtimi, është siguruar akomodimi i më të dashurve tuaj. E për momentet e relaksimit në dispozicion janë palestra, pishina dhe jacuzzi.
Klinika VIP Vorobjev mendon edhe për sigurinë e pacientëve të saj – duke filluar nga transporti falas nga aeroporti apo stacioni i autobusëve, deri tek sigurimi njëzetekatërorësh i objektit.
Mos lejoni që heroina të përcaktojë jetën tuaj, kërkoni ndihmë në klinikën VIP Vorobjev. Ndërsa ne ju garantojmë rehabilitimin dhe risocializimin e plotë.