Viti i Ri është gjithmonë i shoqëruar me fillime dhe vendime të reja. Thonë se në të duhet hyrë i liruar nga ngarkesat e së kaluarës, me një liste dëshirash që duhet realizuar dhe derisa jashtë është ftohtë, brenda e kemi ngrohtë sepse jemi pjesë e diçkaje të bukur që po vjen. Na ngroh dashuria dhe jemi plotë shpresë, entuziazëm dhe besim për ditë më të mira.
Viti i Ri në klinikën tonë
Në klinikën VIP Vorobjev ne e dimë sa simbolikë sjellin festat dhe çka përfaqësojnë ato për pacientët tanë. Për këtë arsye, me rastin e festave, kemi vendosur që të zbukurojmë dhomën tonë të qëndrimit ditor, dhe t’i japim frymë festive. Ne e dimë që ambienti është faktor i rëndësishëm për rehabilitim, dhe pikërisht për këtë arsye gjithnjë kemi kujdes që ambienti të jetë maksimalisht i këndshëm, që të ndjeheni si në shtëpi.
Ne besojmë që komfori dhe ambienti i bukur janë të domosdoshme dhe jo privilegj. Posedojmë pajisjet më moderne dhe më bashkëkohore, e cila lehtëson rikuperimin e pacientëve.
Pemën e Vitit të Ri e kemi zbukuruar së bashku me pacientët tanë, duke i ofruar mundësi që të harrojnë problemet e tyre dhe të jenë pjesë e diçkaje të bukur dhe të gëzueshme, e diçkaje që është shpresuese dhe fuqizuese. Procesi i shërimit fillon pikërisht me këto dëshira.
Ne jemi këtu për t’i ndihmuar gjithkujt që ka vendosur t’i ndihmojë vetes, që ndryshojë perspektivën dhe të shoh të gjitha ato gjërat e bukura që ofron jeta, ndërsa Viti i Ri është definitivisht pjesë e kësaj. Ekspertët eminent që punojnë në klinikën tonë janë gjithmonë këtu për ata. Kjo vlen edhe për momentet e bukura por edhe për ato më pak të bukura. Me ju ndajmë gëzimin dhe hidhërimin dhe gjithmonë jemi këtu për ju.
Ne besojmë që pikërisht tani është komenti i duhur t’i ofroni vetes mundësi për fillim të ri. Me ndihmën tonë, do të keni sukses në këtë.