Kokaina dhe pasojat e saj janë të njohura nga kohërat e hershme. Popujt e Amerikës Jugore qysh në shekullin III Para Erës së Re kanë përdorur gjethet e bimës Erythroxylon coca, nga e cila bëhet kokaina. Këtë e dëshmojnë figurat dhe vizatimet e bëra në shpellat e objekteve arkeologjike.
Këtë traditë të shijimit të bimës coca e kanë vazhduar inkët deri në shekullin XVI dhe me ardhjen e spanjollëve në Amerikën Jugore ajo ka pushtuar edhe kontinentin evropian. Aty Albert Niemann, në vitin 1860 ka kryer sintezën zyrtare të bimës së panjohur deri atëherë.
Substanca e porsazbuluar shkaktoi interesim të madh në qarqet shkencëtare, madje edhe vetë Sigmund Freud e ka ekzaminuar kokainën dhe pasojat e saj në vetvete. Gjetjet i ka shkruar në veprën e tij “Über Coca” (Rreth kokës). Në atë vepër psikiatri i njohur ka thënë: “kokaina shkakton drithërima dhe eufori afatgjate, e cila nuk dallon nga euforia normale tek personi i shëndetshëm … pastaj forcohet vetëkontrolli, vitaliteti dhe energjia për punë, dhe nuk shfaqet asnjë varësi pas përdorimit të parë, e as pas përdorimit të sërishëm”.
Për shkak të efektit “të dobishëm” Feud ka konsideruar që me të mund të shërohen depresioni dhe sëmundjet e traktit digjestiv. Por, qysh në vitin 1889 e ka parë natyrën e vërtetë të kokainës.
Shumë shpejtë, edhe hulumtimet tjerë treguan varësinë e fuqishme, kështu që kjo substancë u shpall ilegale. Për fat të keq, kjo nuk e çrrënjosi, kështu edhe sot, mbi 15 milionë banorë anembanë botës ballafaqohen me pasojat e rrezikshme të përdorimit t kokainës.
Kokaina dhe pasojat e saj të shkaktuara nga përdorimi i shkurtër
Varësia nga kokaina zhvillohet me një shpejtësi të jashtëzakonshme, e për këtë arsye pasojat shfaqen në një afat të shkurtër.
Qysh pas dozës së parë personi ndjehet me eufori, energji, fol shumë dhe i zgjuar mendërisht, kështu që zvogëlohet nevoja për gjumë dhe ushqim dhe provohet mbindjeshmëria në shikim, zë dhe prekje. Pasojnë dridhjet, dhimbjet e kokës, marramendja dhe dridhjet muskulore.
Janë të dukshme edhe ndryshimet e ritmit të zemrës dhe rritja e tensionit ë gjakut, sepse kokaina bën ngushtimin e enëve të gjakut. Ato shoqërohen me komplikime gastrointestinale, që përfshijnë dhimbje në bark dhe krupë. Nuk janë raste të rralla kur shfaqen ankthi irritimi, sulmet e panikut por edhe sjelljet agresive.
Kokaina dhe pasojat e saj të shkaktuara nga përdorimi i afatgjatë
Kokaina shkatërron shëndetin tuaj si pasojë e përdorimit afatgjatë. Me kalimin e kohës dobësohet sistemi i shpërblimit, për shkak të shfaqjes së tolerancës, dhe është e nevojshme të rritet sasia për t’u ndjerë efekti i njëjtë. Njëkohësisht, përdoruesit mund të zhvillojnë mbindjeshmëri ku janë të nevojshme sasi më të vogla të kokainës për t’u shfaqur ankthi, konvulsioni apo efektet tjera negative. Kjo lidhje e efekteve tek përdorimi kronik shton rrezikun nga mbidoza.
Pasojat shpesh varen nga mënyra e përdorimit. Nëse kokaina përdoret duke e thithur nga hunda vjen deri tek humbja e shqisës së aromës, gjakderdhjet në hundë, problemet me gëlltitjen, të ngjirurit e zërit dhe infeksionet kronike të hundës. Duke e thithur si cigare, kjo substancë dëmton mushkëritë dhe përkeqëson problemet tashmë të pranishëm në frymëmarrje. Personat që e përdorin duke e injektuar, janë në rrezik nga reaksionet alergjike, HIV-i dhe Hepatiti C.
Gjatë përdorimit të gjatë, kokaina dhe pasojat e saj ndikojnë në tërë organizmin. Zvogëlohet qarkullimi i gjakut në traktin gastrointestinal, që mund të rezultojë me ulcera, humbja e oreksit çon në kequshqyerje, ndërsa problemet me zemër bëhen dukuri e shpeshtë.
Meqenëse kokaina ka ndikim të fuqishëm në tru, vjen deri tek dobësimi i funksioneve konjunktive. Nuk është e përjashtuar edhe shfaqja e sulmit në tru dhe gjakderdhja intracelebrale.
Kokaina dhe pasojat e saj në kombinim me substancat tjera psikoaktive
Pasojat e alkoolizmit mund të jenë të ndërlidhura me përdorimin e kokainës. Në të vërtetë, shumë persona përziejnë këto dy substanca, dhe në bazë të tyre, në mëlçi krijohet substanca e tretë – kokainetileni. Ajo forcon efektet euforike të kokainës, por është me e rrezikshme se vetë kokaina, duke rritur rrezikun nga vdekja e papritur.
Kokaina dhe pasojat e saj janë aq të forta saqë nganjëherë edhe përdorimi i parë mund të çojë në vdekje. Sidomos nëse tashmë ekziston varësia nga heroina, kështu që ndërprerja e efektit të kokainës kompensohet me heroinë, që mund të shkaktojë mbidozë me rezultate fatale.
Duke marrë parasysh peshën e pasojave, është e domosdoshëm trajtimi i personave të varur nga kokaina. Në mesin e qendrave të shumta të rehabilitimit, dallohet klinika VIP Vorobjev. Ekipi eminent i mjekëve specialistë dhe psikoterapistëve aplikon metoda bashkëkohore të trajtimit të sëmundjeve të varësisë, duke përfshirë edhe Ibogainën, me të cilën është e njohur në tërë botën. Gjithashtu klinika VIP Vorobjev dallohet me detoksifikimin pa dhimbje, që do të thotë që nuk ekzistojnë efekte negative të krizës së abstinencës, kështu që edhe rezultatet janë më të mira se sa me teknikat klasike të tërheqjes që janë karakteristike për spitalet tjera.
Përveç trajtimit të shpejtë dhe efikas, klinikën VIP Vorobjev e karakterizon shërbimi i nivelit të lartë i hoteleve me 5 yje. Duke filluar nga pritja në aeroport apo stacion, nëpërmjet akomodimit në apartamente luksoze dhe ushqimi, deri tek palestra, pishina dhe jacuzzi – të gjitha janë të organizuara që të ndjeheni komod gjatë qëndrimit, që është edhe njëra prej arsyeve pse e zgjedhin këtë klinikë pacientët nga vendi ynë, por edhe nga jashtë vendit.