Mbështetja e plotë pas trajtimit është rruga drejtë rehabilitimit të plotë.
Zhvillimi i shpejtë i teknologjisë ka treguar anët negative, kështu që jemi dëshmitarë të mungesës së motivimit dhe vullnetit tek të rinjtë. Edhe pse duket që për ata është shumë më lehtë se për gjeneratat e mëparshme, adoleshentët për çdo ditë gjenden para sfidave të mëdha. Duke u ballafaquar nga njëra anë me traditën, dhe në anën tjetër me dëshirën për të pranuar, shpesh paraqitet një rebelim ndaj çfarëdo autoriteti.
Në fakt, të jesh i pranuar nga ana e moshatarëve është nevoja më e rëndësishme. Kështu që të rinjtë janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të arritur këtë, te pavetëdijshëm për pasojat e veprave të tyre.
Përdorimi i drogës në shoqërinë moderne është i lidhur me kuriozitetin e të rinjve. Në të vërtetë, në mesin e njerëzve të suksesshëm, të biznesit, është i popullarizuar përdorimi i ashtuquajtur “rekreativ” në fundjavë. Derisa disa në opiate të “lehta” dhe “të rënda” kërkojnë shpëtim nga problemet e pazgjidhura.
Duke pasur parasysh ndikimin mjekësor, ekonomik dhe shoqëror, lirisht mund të themi që varësia nga tabletat dhe substancat ilegale ka marrë karakter pandemik, dhe nuk është çudi që lufta kundër saj është një proces kompleks i cili vazhdon edhe pas eliminimit të simptomave.
Çfarë përfshin mbështetja e plotë pas trajtimit ju zbulon klinika VIP Vorobjev.
Pse është e rëndësishme mbështetja e plotë pas trajtimit?
Detoksifikimi pa dhimbje nga opiatet dhe trajtimi i varësisë psikike me Ibogainë, që zbatohen në klinikën VIP Vorobjev, çojnë në pastrim të organizmit dhe stabilizim. Por, kthimi në jetë normale nuk është aspak i lehtë.
Nuk janë raste të rralla kur pacientët nuk mund të ballafaqohen me obligimet e përditshme. Pastaj dëshirën për zakone të shëndosha e mposht depresioni; dhe ndjenja e zbrazëtisë, veçanërisht nëse varësia ka zgjatur shumë. Pikërisht atëherë janë më të cenuar dhe atëherë është rreziku më i madh të kthehen në rrugën e vjetër.
Për të parandaluar shfaqjen recidivëve është e domosdoshme mbështetja e plotë pas trajtimit. Përmes kësaj mbështetja pacientit i ndihmohet të përmirësojë shëndetin e tij fizik dhe mental.
Me të drejtë shtrohet pyetja: ““si të vazhdohet jeta pas trajtimit nga sëmundja e varësisë”. Arsyeja për të qëndron, para së gjithash, në faktin që varësia është ende tabu temë, ndërsa personat e trajtuar, për fat të keq, të diskriminuar.
Pikërisht kjo është arsyeja përse rëndësia e psikoterapisë pasqyrohet në zgjidhjen e problemeve në të cilët pacientët ndeshen duke u kthyer në botën shoqërore dhe profesionale.
Mbështetja e plotë pas trajtimit nuk mund të imagjinohet pa familjen
Personaliteti ndërtohet në familje. Që do të thotë që varësia nuk prek vetëm individin por tërë familjen e tij.
Pasi bëhet fjalë për problem familjar, mbështetja e plotë pas trajtimit nënkupton edhe punën me të gjithë anëtarët e saj. Ndonjëherë, ndryshimet në marrëdhëniet familjare fillojnë nga ndryshimi i qëndrimeve, si dhe sjelljes së prindërve apo bashkëshortit/es të personit të varur. Duke e ditur që jeni gjithmonë aty për ata, duke mos i gjykuar për veprimet e mëhershme, periudha e risocializimit është më e lehtë. Prandaj, nuk do të paraqiten mendimet rreth heqjes dorë.
Njëkohësisht, me ndihmën e psikoterapistit gjatë terapisë familjare, me forca të përbashkëta, do të zgjidhni konfliktet dhe të gjeni burimet që kanë kontribuar në zhvillimin e varësisë. Sepse, çelësi i jetës familjare në harmoni qëndron në komunikimin e irë dhe në mirëkuptim.
Mbështetja e plotë pas trajtimit në klinikën VIP Vorobjev do t’ju bëjë të gjeni kuptimin e jetës
Klinika VIP Vorobjev nuk dallohet vetëm për metodat e shpejta të eliminimit të varësisë, por edhe për mbështetjen pas trajtimit.
Duke filluar nga akomodimi komfor, luksoz, përmes garantimit të privatësisë, deri tek rekreacionet në palestër, pishinë dhe jacuzzi – ekipi profesional i mjekëve, psikiatërve dhe psikoterapistëve ju udhëheq drejtë shërimit të plotë. Gjithashtu, me secilin pacient, bëhen paraprakisht planet për aktivitetet pas daljes nga spitali.
Mos lejoni që varësia të drejtojë jetën tuaj, lejoni ekipin profesional të klinikës VIP Vorobjev t’ju ndihmojë. Suksesshmërinë e metodave më bashkëkohore, unike dhe përvojën shumëvjeçare e tregojnë mbi 90 për qind të pacientëve të rehabilituar plotësisht!