Pasojat e alkoolizmit janë shumë serioze, edhe pse shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm për këtë..
Alkooli është i pranishëm qysh nga krijimi i njerëzimit. Me një gotë të pijes së preferuar festojmë, relaksohemi pas një dite të lodhshme në punë, apo edhe “shërojmë” pikëllimin. Po, alkooli është i pranishëm kudo në jetën tonë. Pa marr parasysh nivelin social dhe intelektual, pa marr parasysh gjininë dhe vitet, njerëzit nga e gjithë bota konsumojnë lloje të ndryshme të pijeve alkoolike.
Por, shtrohet pyetja ku është kufiri në mes të shijimit të moderuar të pijes dhe një gote tepër që ju çon në varësi. Edhe pse është substancë legale psikoaktive, alkooli sikur edhe përdorimi i drogës , mund të krijojë problem të cilin nuk mund ta zgjidhim të vetëm.
Cilat janë pasojat e alkoolizmit ju zbulon klinika VIP Vorobjev.
Pasojat e alkoolizmit janë të njohura qysh nga kohërat e lashta
Efektet e dëmshme të alkoolit në organizëm, si edhe problemet që paraqiten me konsumimin e tepruar i kanë ditur qysh edhe Spartanët. Personat që kanë pirë gjithnjë, ata i kanë dënuar me prerjen e këmbëve. Tek Romakët me ligj ishte e ndaluar që personat nën 30 vjet të konsumojnë pije alkoolike. Derisa car Dushani në Kodin e tij kishte paraparë dënime për alkoolizmin, në varësi prej peshës së veprës e cila ishte bërë nën ndikimin e alkoolit.
Pasojat e alkoolizmit nga këndvështrimi psikik i pari i ka përshkruar Aristoteli. Punën e tij e kanë zhvilluar me shekuj shumë shkencëtarë. Në vitin 1849 mjeku suedez Magnus Huss ka dhënë përshkrimin në detaje të efekteve të dëmshme. Vetëm në gjysmën e shekullit XX Organizata Botërore e Shëndetësisë, e ka futur alkoolizmin në klasifikimin e sëmundjeve, e cila kërkon trajtim profesional të varësisë.
Që pasojat e alkoolizmit nuk duhet neglizhuar vërteton edhe fakti që me këtë po ballafaqohen 3 për qind e popullatës në botë, që e vendos në vendin e 3-të sipas shpeshtësisë, menjëherë pas sëmundjeve kardiovaskulare dhe malinje.
Alkoolizmi në familje është problem gjithnjë më i shpeshtë në shoqërinë e vendit tonë. Edhe më shqetësues është fakti që madje rreth 25 për qind e fëmijëve të moshës deri në 17 vjet pinë rregullisht.
Konsekuencat fizike të alkoolizmit
Është konstatuar që alkoolizmi shkakton madje 23 probleme shëndetësore.
Para së gjithash, stimulon marrjen e ushqimit. Duke marr parasysh që edhe vlerat kalorike të tij nuk janë të ulëta, shfaqja e mbipeshës është shenjë e qartë e varësisë.
Pasi që mëlçia është organi në të cilin përpunohen të gjitha materiet e dëmshme që marrim, ajo është e para “që goditet” nga konsumimi i tepërt. kjo ngarkesë mund të rezultojë me mëlçi të yndyrshme, që rrit rrezikun nga gjendjet inflamatore. Sa më larg të shkosh sjell rënie të plotë dhe sëmundje të rrezikshme, d.m.th. cirrozë të mëlçisë.
Përdorimi afatgjatë i alkoolit i bën venat e gjakut më pak elastike, kështu që shkaqet tensioni i lartë i gjakut. Nën ndikimin e hipertensionit mund të vijnë sulmet në tru. Hulumtimet kanë treguar që meshkujt të pinë më shumë se 6 pije në ditë dhe gratë që konsumojnë çdo ditë më shumë se 4 gota alkool rrezikojnë të kenë sulm në tru për gati 40 për qind.
Alkooli gjithashtu i dobëson muskujt e zemrës, dhe me këtë pompimi i gjakut nëpër tërë trupin bëhet më i vështirë. Pasojat e tendosjes së tepërt të zemrës janë problemet me frymëmarrje, ënjtja e këmbëve dhe thembrave, si dhe zhvillimi i sëmundjeve të zemrës.
Me kalimin e kohës, pija ndikon negativisht në krijimin e qelizave të bardha të gjakut dhe vjen deri tek rënia e imunitetit. Rrjedhimisht, organizmi bëhet më pak rezistent në infeksione të ndryshme, duke përfshirë edhe sëmundjet serioze siç janë tuberkulozi, kanceri i gjirit, mëlçisë, gojës dhe fytit.
Pasojat psikike të alkoolizmit
Tek përdorimi kronik i alkoolit pësojnë edhe qelizat e trurit që nuk mund të ripërtërihen, kështu që paraqiten ndryshime në sjellje, rënia e përqendrimit dhe funksioneve njohëse, depresioni, ankthi, si dhe çrregullimet serioze psikike.
Më i zakonshmi është deliriumi tremens, gjegjësisht çmenduria alkoolike. Simptomat karakteristike janë gulçimi, djersitja e shtuar, tensioni i lartë i gjakut, pagjumësia, frika e ndryshme madje edhe sjellja agresive.
Rënia alkoolike manifestohet me humbje të vetëdijes, e cila çon në rënie. Më pas shfaqen ngurtësimi i tërë organizmit, të cilin e zëvendësojnë ngërçet e muskujve dhe shfaqja e shkumës në gojë. Pas krizës personi ndjehet i përgjumur dhe i çorientuar.
Pasojë psikike e alkoolizmit është edhe demencioni, i cili mund të shfaqet qysh në vitet e 30-ta. Sikur edhe tek ai që shkaktohet nga plakja, njihet me humbjen e kujtesës, gjetjen e vështirësuar të fjalëve, kryerjen vështirësuar të aktiviteteve të përditshme. Derisa në një fazë më të vonshme pacientët nuk mund të kontrollojnë nevojat fiziologjike. Gjithashtu nuk janë të aftë të kujdesen për vetveten.
Problemi me pijen nuk e prej vetëm individin, por edhe më të afërmit e tij. Për këtë arsye është e rëndësishme që me kohë ti fillohet trajtimi i alkoolizmit. Në këtë mënyrë mund të parandalohet shfaqja e simptomave më të rënda dhe në masë të madhe të ngadalësohet dëmtimi i mëtutjeshëm i trurit.
Klinika Vip Vorobjev aplikon kombinim unik të metodave më bashkëkohore në trajtim. Falë qasjes individuale, çdo pacienti i përshkruhet programi më i mirë i detoksifikimit pa dhimbje, me të cilin në mënyrën më të shpejtë i eliminohen efektet negative të varësisë. Njëkohësisht, kthehet ekuilibri i shkatërruar në tru dhe normalizohet puna e të gjithë organeve.
Kur trupit i kthehet energjia, nën mbikëqyrje të vazhdueshme të ekipit profesional të mjekëve dhe psikoterapistëve, pacienti çlirohet nga dëshira për konsumim të mëtutjeshëm të alkoolit.
Ambienti komod dhe luksoz i secilës dhomë dhe qëndrimit ditor ju ofron privatësi të plotë. Derisa përdorimi i palestrës, pishinës dhe jacuzzit që gjenden në klinikë do lehtësojë periudhën e trajtimit.
Madje edhe kur përfundoni me trajtimin spitalor, ekipi profesional i klinikës do të jetë në dispozicion të gjithë pacientëve të tyre në çdo moment, sepse mbështetja a plotë pas trajtimit është rruga më e mirë që të parandalohet recidivi.