Në trajtimin e sëmundjeve të varësisë është e pamatshme rëndësia e psikoterapisë.
Shoqëria moderne vë para njeriut shumë sfida, me të cilat duhet të ballafaqohet. Atij i takon që të zgjedh mënyrën e duhur dhe të marr përgjegjësinë për zgjidhjen e tij.
Por, ndonjëherë, ajo që është dukur si zgjidhje më e mirë, paraqet në të vërtetë problem të madh, i cili thellë e më thellë çon në humnerë. Nga ky rreth vicioz nuk mund të gjejmë rrugëdaljen të vetëm, por na nevojitet ndihma profesionale. Sidomos nëse kemi parasysh që, sot, shumë gjera “të këqija” janë më lehtë të disponueshme ne krahasim me dekadat e kaluara. Kështu, përveç alkoolizmit dhe narkomanisë, aty janë edhe varësia nga tabletat, interneti, puna, blerjet, madje edhe nga seksi.
Që bëhet fjalë për një problem global shoqëror-ekonomik, flet e dhëna që deri në moshën madhore 40 për qind e të rinjve kanë përvoja me drogat ilegale, ndërsa tek 5 për qind prej tyre shfaqen pasojat e dëmshme. Për fat të keq, as imazhi i gjeneratave më të vjetra nuk është për t’u vlerësuar. Presioni i vazhdueshëm në punë dhe jetë private ka sjell rritjen e numrit të atyre që në moshë të mesme fillojnë me abuzim të substancave psikoaktive.
Duke marrë parasysh seriozitetin e gjendjes, klinika VIP Vorobjev ju tërheq vëmendjen në rëndësinë e psikoterapisë në trajtimin e sëmundjeve të varësisë.
Rëndësia e psikoterapisë në trajtimin e varësisë psikike
Sëmundjet e varësisë janë kronike, recidiviste. Pasojat e tyre lënë gjurmë në funksionimin e gjithë organizmit. Edhe pse në mesin e laikëve ekziston skepticizmi se përdorimi i drogës dhe format tjera të varësisë nuk mund të shërohen me sukses, përvoja e ekipit të klinikës VIP Vorobjev tregon rezultate shumë të mira.
Në të vërtetë, eliminimi i varësisë fizike me ndihmën e detoksifikimit është vetëm hapi i parë drejtë çlirimit nga sëmundja e varësisë. Përveç varësisë fizike, ekziston edhe varësia psikike, ndërsa psikoterapia është thelbësore, sepse substancat psikoaktive mund të shkaktojnë pengesa të reja, por edhe të përkeqësojnë apo të fshehin pengesat ekzistuese psikike, siç janë ankthi; dhe depresioni.
Trajtimi i varësisë me Ibogainë në klinikën VIP Vorobjev paraqet një program revolucionar, i cili liron mendjen nga efektet negative të varësisë. Por, për të larguar plotësisht kërkesat për konsumim, nuk duhet neglizhuar rëndësinë e psikoterapisë.
Problemi nuk qëndron vetëm tek trashëgimia dhe karakteri i personit, por edhe rrethi ka pjesën e vet, kështu që trajtimi nënkupton inkuadrimin e të gjithë anëtarëve të familjes në trajtim. Përkatësisht, aplikimin e seancave grupore familjare. Ofrimi i mbështetjes dhe fjalët e ngrohta, pa kritika, janë thelbësore për pacientin. Pikërisht në këtë shihet rëndësia e psikoterapisë.
Rëndësia e psikoterapisë, sepse në sëmundjet e varësisë fshihet problemi më i thellë shpirtëror dhe emocional
Varësinë nuk duhet parë vetëm si problem i abuzimit të ndonjë substance. Në fakt, është e pamundur të arrihet shërimi i plotë nëse nuk përcaktohen shkaqet dhe motivet e shfaqjes së tyre. Për këtë arsye qasja e psikoterapisë është krejtësisht e ndryshme nëse gjendja është e shkaktuar nga kurioziteti dhe dëshira për pranim në shoqëri apo, për shkak të mungesës së disponimit, ndjenjës së zbrazëtirës dhe problemet tjera psikike që kanë shkaktuar sëmundjen e varësisë.
Qëllimi i psikoterapisë individuale është rritja e vetëdijes së pacientit për të siguruar lumturia dhe ndjenja e sigurisë pa drogë.
Vetëm pasi të bëhet i vetëdijshëm për shkallën e varësisë së tij, si dhe për pasojat që ka shkaktuar ajo, pacienti do të jetë i gatshëm të ndërtojë qëndrimet e tij reale dhe të pranojë normat e vërteta të sjelljes shoqërore.
Rëndësia e psikoterapisë për parandalimin e recidivëve
Konsumimi i sërishëm i substancave psikoaktive më shpesh shkaktohet duke shmangur ballafaqimin me problemet dhe mungesën e përpjekjeve që ato të zgjidhen në mënyrën e duhur. Pas kësaj pacienti nuk mund të shohë se si të shpëtojë nga e gjitha, kështu që ndjenja e pashpresë e kthen në rrugën e vjetër.
Për të parandaluar që të ndodh kjo situatë, prej fillimit të psikoterapisë synohet ndërtimi i mirëbesimit në mes të pacientit dhe terapistit. Vetëm me futjen graduale të pacientit në trajtim, do të ketë lirinë të zbulojë mendimet e tij. Në bazë të këtyre mendimeve, terapisti do të arrijë të njohë edhe shenjat më të vogla të krizës që mund të shkaktoj recidiv.
Klinika VIP Vorobjev në ekipin e saj profesional ka mjekë të psikiatrisë dhe të psikologjisë klinike që do ju ndihmojnë që të mposhtni varësinë. Qasja më bashkëkohore, përvoja shumëvjeçare, dhe para së gjithash, respekti ndaj privatësisë së pacientit janë arsyeja e besimit që na kanë ofruar klientë të shumtë nga e gjithë bota.