Sëmundjet e mundshme që vijnë nga varësia mund të vështirësojnë trajtimin e personave të varur nga kokaina, heroina dhe substancat tjera psikoaktive.
Kohërat moderne karakterizohen me stres të vazhdueshëm, por edhe izolimi dhe komunikimi i dobët mes njerëzve, e gjithashtu lodhja në punë burn out, depresioni; ankthi nuk janë raste të rralla tek njerëzit në moshë, por edhe tek gjeneratat e reja. Por, me shqetësimet psikike njeriun bashkëkohor e shoqërojnë edhe format e ndryshme të varësisë.
Përdorimi i drogës dhe alkoolit kanë ekzistuar edhe para Erës së Re. Në kohërat e sotme iu është bashkëngjitur varësia nga bixhozi, si dhe sëmundjet e reja të varësisë – varësia nga tabletat, varësia nga interneti, varësia nga blerjet …
Pa marrë parasysh se për çfarë varësie bëhet fjalë, asnjërën prej tyre nuk duhet neglizhuar, sepse secila ndikon në shëndetin fizik dhe mental, duke rezultuar me probleme serioze shëndetësore. Pasojat e kësaj janë cilësia e dëmtuar e jetës, a nuk është e përjashtuar edhe vdekja.
Si shenjë paralajmëruese klinika VIP Vorobjev ju zbulon në këtë blog sëmundjet e mundshme që vijnë nga varësia.
Sëmundjet më të rrezikshme të mundshme që vijnë nga varësia
Të gjitha sëmundjet e mundshme që vijnë nga varësia bëjnë pjesë në grupin e sëmundjeve të rënda. Por HIV-i shkakton frikën më të madhe tek njerëzit. Bëhet fjalë për virusin që sulmon proteinën CD4 në sipërfaqen e limfociteve. Pasi ajo ka rolin e mbrojtjes së organizmit, kjo do të thotë që vjen deri tek dobësimi i imunitetit. Rrjedhimisht me kalimin e kohës vijnë edhe komplikimet e shumta.
Në fillim, virusi nuk tregon simptoma të qarta, kështu që sëmundja i përshkruhet gripit të zakonshëm i cili kalon për disa javë. Kështu, personi shumë shpejt fillon me shprehitë e tij destruktive.
Pas disa vitesh, madje edhe një dekade, shfaqen simptomat e qarta. Temperatura e lartë e cila zgjat shumë, lodhja e vazhdueshme, djersitja gjatë natës, nyjet limfatike të fryra, frymëmarrja e vështirësuar, kolla e thatë, dhimbjet në gjoks, citohen si shenjat më të zakonshme. Ato, ndikojnë gjithashtu në imunitetin tashmë të dobësuar, dhe vjen deri tek humbja e oreksit dhe peshës trupore, diarreja, por edhe problemet me motorikën dhe funksionet konjunktive.
Edhe pse zhvillimi i shkencës dhe mjekësisë ka mundësuar jetë më të lehtë të pacientëve me HIV, në shoqëri ende ekziston diskriminim i madh, sidomos në aspektin e qëndrimit të përhapjes së sëmundjes. Keni parasysh që rreziku më i madh nga bartja e virusit janë marrëdhëniet seksuale të pambrojtura me personin e infektuar, përdorimi i përbashkët i aksesorëve për injeksionet intravenoze të kokainës dhe heroinës, apo nga nëna në fëmijën gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies.
Hepatiti B dhe C
Njëra prej sëmundjeve më të zakonshme që vjen nga varësia është hepatiti viral. Është regjistruar tek 80 për qind të personave që ballafaqohen me sëmundjet e varësisë.
Hepatiti B dhe C bëjnë pjesë në sëmundje inflamatore të mëlçisë, por shfaqen simptoma të ndryshme. Kështu, tipi B karakterizohen me dhimbje në abdomen dhe në nyje, urinë të errët, ethe dhe ndjenjë të ligështisë. Derisa forma më e rëndë, hepatiti C, në fazën fillestare nuk shkakton ndryshime në trup, dhe shumë të infektuar nuk janë të vetëdijshëm për këtë. Në fazën e mëvonshme manifestohet në formë të lodhjes kronike, verdhëzës, humbjes së oreksit, mbajtja e lëngjeve në pjesën e poshtme të stomakut, kruajtja e lëkurës. Mund të shfaqen edhe gjakderdhje të shpeshta dhe mavijosje.
Këto sëmundje të mundshme që vijnë nga varësia barten duke depërtuar nëpër lëkurë dhe mukozë. Nëse nuk shërohen me kohë mund të rezultojnë me probleme serioze, duke përfshirë edhe cirrozën dhe kancerin e mëlçisë.
Sëmundjet e mundshme që vijnë nga varësia nga alkooli
Kur shqyrtohen sëmundjet e mundshme që vijnë nga varësia nuk duhet harruar pasojat e alkoolizmit. Më e rrezikshmja natyrisht, është cirroza.
Mëlçia është organ i rëndësishëm në trup. Ajo lehtëson tretjen, kontrollon glukozën, proteinat dhe yndyrën, por edhe filtron toksinën dhe materiet e dëmshme. Njëkohësisht, siguron energjinë e duhur për funksionim normal.
Ekspozimi afatgjatë i mëlçisë ndaj alkoolit dhe materieve tjera të dëmshme dobëson strukturën e saj, dhe indet normale zëvendësohen nga indet fibroze.
Nuanca e verdhë e lëkurës është njëra prej shenjave që mëlçia nuk largon toksina si duhet, d.m.th. nuk funksionon normalisht. Pasojnë lodhja kronike, kruajtja e pashpjegueshme e lëkurës, ngjyra e errët e lëkurës, krupa dhe vjellja, humbja e oreksit, grumbullimi i lëngjeve në këmbë dhe stomak. Ndërsa gjakderdhjen nga hunda, e shoqëron gjakderdhja në traktin digjestiv. Në fazën e fundit vjen edhe deri tek dëmtimi i trurit, dhe kështu zvogëlohet fuqia e gjykimit, janë të shpeshta konfuzionet dhe dridhja, e nuk është i përjashtuar as depresioni.
Duke marrë parasysh seriozitetin e pasojave të këtyre sëmundjeve, çdo trajtim i varësisë në klinikën VIP Vorobjev fillon nga kontrollimi i gjendjes së përgjithshme fizike dhe psikike. Nëse me testet konstatohet ekzistimi i sëmundjes, përmes detoksifikimit pa dhimbje dhe eliminimit të varësisë psikike aplikohen metodat rigjenerative.
Falë ekipit me përvojë të mjekëve dhe psikiatërve të njohur në botë dhe aplikimit të terapive më bashkëkohore, jo vetëm që eliminohen simptomat e sëmundjeve dhe ngadalësohet avancimi i mëtejmë, por edhe rigjenerohen dhe forcohet organizmi. Njëkohësisht, metodat bashkëkohore të trajtimit të sëmundjeve të varësisë parandalojnë shfaqjen e recidivëve. .
Klinika VIP Vorobjev dallohet nga qendrat tjera të rehabilitimit edhe për nga akomodimi luksoz si për ju, ashtu edhe për familjen tuaj. Ju keni në dispozicion palestrën, pishinën, jacuzzin dhe shtëpinë verore. Kujdesi i posaçëm pasqyrohet, para së gjithash, në mbikëqyrjen e vazhdueshme të rrjedhës së përgjithshme të trajtimit, por edhe në diskrecion dhe privatësi nga i gjithë stafi.
Mos lejoni që ju dhe të afërmit tuaj të bëheni viktima të varësisë, kërkoni ndihmë në klinikën VIP Vorobjev.