Alkoolizmi është sëmundje e varësisë, dhe shkaktohet nga konsumimi i pakontrolluar dhe kronik i konsumimit të pijeve alkoolike. Për fat të keq, shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm për pasojat e dëmshme që i shkakton alkooli dhe lehtë vjen deri tek abuzimi dhe varësia që kërkon ndihmë profesionale.
Trajtimi i alkoolizmit në klinikën VIP Vorobjev i ka ndihmuar shumë personave të varur që të lirohen nga këto varësi të vështira dhe të jetojnë një jetë normale dhe të shëndetshme.
Ne besojmë që mund të ju ndihmojmë dhe të ktheni shëndetin e mirë dhe paqen shpirtërore në jetën tuaj, e cila është dëmtuar nga abuzimi me alkoolin.
Pse alkoolizmi është sëmundje?
Para së gjithash, përdorimi i tepruar i alkoolit shkakton varësi por edhe dëmtim të shëndetit mendor dhe fizik, si dhe të marrëdhënieve shoqërore, e veçanërisht ndikon negativisht në familje. Alkoolizmi çon në divorc, shkatërrim të familjes, humbje të punës dhe të mirave materiale, distancim emocional dhe mosfunksionim në familje …
Sa i përket përhapjes dhe pasojave negative në shëndet, alkoolizmi është në vendin e tretë, menjëherë pas sëmundjeve kardiovaskulare dhe malinje.
Pasojat afatgjata dhe shkatërruese të alkoolizmit më së miri i ndjejnë anëtarët e familjes. Në rrethin e alkoolistëve vuajnë edhe personat e afërt me të, pavarësisht nëse bëhet fjalë për vuajtje fizike apo psikike apo humbje materiale. Pikërisht për këtë është e domosdoshme që të iniciohet trajtimi i alkoolizmit sepse personi i varur shumë shpesh nuk është në gjendje të ta bëjë këtë i vetëm.
Alkoolizmi dhe problemet psikike
Njerëzit që kanë probleme psikike shpesh i drejtohen alkoolit dhe konsumojnë sasi të mëdha të pijeve për të kaluar më lehtë depresionin, tensionet dhe ankthin. Është fakt që këto gjendje psikike shërohen më së miri me ndihmë profesionale. Konsumimi i substancave psikoaktive është opsioni më i keq që dikush mund të zgjedh, por kjo megjithatë ndodh dhe është pjesë e përditshmërisë.
Përdorimi kronik i alkoolit nuk zgjidh problemet psikike, por vetëm i shtyn dhe i thellon ata, e jo rrallë edh i shkakton këto probleme.
Përorimi i alkoolit jo rrallë çon në depresion i cili gjithashtu kërkon trajtim serioz dhe profesional.
Klinika jonë është këtu për t’ju ndihmuar që të tejkaloni problemet e ndryshme psikike të cilët shfaqen së bashku me sëmundjet e varësisë apo pavarësisht nga ato. Me ndihmën tonë, do të arrini të tejkaloni kriza dhe sfida të ndryshme jetësore dhe të riktheni kënaqësinë në jetën tuaj.
Trajtimi i alkoolizmit në klinikën tonë
Edhe pse alkoolizmi është sëmundje serioze e cila lë pasoja të konsiderueshme, shanset për shërim ekzistojnë gjithnjë. Për fillim, familja e personit të varur duhet të bëjë hapin e parë. Duhet të bindni personin e varur që duhet të shërohet por pikërisht sjelljet e familjarëve më të afërt janë vendimtare për rrjedhën e mëtejshme të sëmundjes. Pikërisht për këtë është e rëndësishme që të reagoni me kohë!
Biseda e sinqertë dhe e hapur ndihmon gjithmonë e gjëja më e rëndësishme është që edhe vetë personi i varur të pranojë që ka problem i cili kërkon ndihmë profesionale.
Duhet shmangur kalimin sa më shume të që jetë e mundur. Në anën tjetër, është plotësisht e kuptueshme që familja e ka shumë të vështirë qe e vetme të kalojë periudhën e trajtimit, dhe për këtë arsye klinika VIP Vorobjev është këtu për t’ju ndihmuar.
Trajtimi i alkoolizmit në klinikën tonë, përmes ndihmës profesionale dhe mbikëqyrjen e vazhdueshme të mjekëve, psikiatërve dhe psikologëve, ka dhënë rezultate të shkëlqyeshme dhe ka ndihmuar një numër të madh të njerëzve që të rikthejnë jetën e tyre në normalitet, të rikthejnë besimin e njerëzve të dashur dhe t’i kthehen një jete krejtësisht të re dhe të ndryshme.