Si ndikon depresioni në shëndetin fizik dhe psikik? Pse është aq i rrezikshëm? Dhe pse njerëzit e kanë aq të vështirë të kërkojnë ndihmë? Këto janë pyetje që janë tema të shpeshta hulumtimeve të shumta, emisioneve në media, por edhe të bisedave të përditshme në mesin e njerëzve në mbarë botën.
Edhe pse secili prej nesh së paku një herë në jetë është ballafaquar me ndjenjën e mërzisë dhe trishtimit të pamasë, depresioni është diçka shumë më tepër sesa frustrimi dhe pashpresa. Madje edhe kur një jetë e dikujt duket e përsosur, sëmundja fshihet pas maskës e cila është e vështirë për t’u njohur. Derisa njerëzit jetojnë duke besuar që kjo nuk është duke i ndodhur atyre, gjithnjë e më thellë zhyten në humnerën e vështirësive të rrezikshme.
Për fat të keq, numri i personave që vuajnë nga kjo sëmundje nga viti në vit po rritet. Arsye për këtë është fillimisht epoka turbulente në të cilën po jetojmë, stresi i vazhdueshëm, por edhe jetëgjatësia e zgjatur e njeriut, si dhe rritja e numrit të sëmundjeve kronike. Sipas të dhënave të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mbi 300 milionë njerëz në botë vuajnë nga depresioni, ndërsa në vendin tonë janë të regjistruar rreth 400.000 raste.
Duke marr parasysh seriozitetin e problemit klinika VIP Vorobjev ju tërheq vëmendjen se si depresioni ndikon në shëndetin fizik dhe psikik.
Prej kohësh është e njohur që depresioni ndikon në shëndetin fizik dhe psikik
Simptomat e depresionit janë ndër sëmundjet më të vjetra të përshkruara në mjekësi, dhe mund të themi lirisht që ai është i vjetër sa edhe njerëzimi.
Qysh në Greqinë Antike është interpretuar si çekuilibër ë 4 elementeve të shpirtit.
Në bazë të kësaj Hipokrati ka thënë “nëse gjendja zgjat gjatë vjen deri tek problemet fizike dhe mentale”. Derisa Areteus nga Kapadokia ka theksuar që të sëmurit janë “të mërzitshëm apo të pacipë, pa asnjë arsye të qartë”.
Nga Greqia, depresioni u përhap në Romë, ku e ka përshkruar Galeni. Megjithatë, përshkrimin e parë të detajuar e ka bërë filozofi persian Avicena në veprën e tij “Kanuni i mjekësisë”. Shumë shpejtë është futur emërtimi i sëmundjes nga folja latine “deprimere” që do të thotë ndrydhja e shpirtrave.
Shprehja ka gjetur përdorim në shumë fusha. Në shekullin XIX, psikiatri francez Louis Delasiauve ka dhënë në literaturën mjekësore një përshkrim se si ndikon depresioni në shëndetin fizik dhe psikik.
A vetëdijshëm, si ndikon depresioni në shëndetin fizik dhe psikik?
Kur e analizoni se si ndikon depresioni në jetën tuaj, zakonisht, keni parasysh vet[m aspektin psikik të problemit. Në të vërtetë, depresioni bën pjesë në çrregullimet e disponimit. Kështu, nga tërheqja graduale në vetvete, me kalimin e kohës vjen humbja e plotë e interesimit për rrethin, e cila shoqërohet me pakënaqësi dhe mendime të errëta negative. Njëkohësisht, zhvillohen edhe probleme tjera psikike, siç janë ankthi dhe lodhja në punë burn-out. Megjithëse nuk përjashtohet edhe përdorimi i drogave dhe varësia nga tabletat.
Hulumtimet e shumta shkencore kanë konfirmuar që depresioni shkakton pasoja të mëdha në tru. Përkatësisht, ai ndikon në zvogëlimin e hipokampusit, i cili ka për detyrë hapësirën dhe kujtesën. Që do të thotë që vjen deri tek zvogëlimi i funksioneve konjunktive.
Sa është në fakt i fortë ndikimi i kësaj sëmundje në psikikën e njeriut më së miri shihet nga fakti që çdo vit mbi 800.000 njerëz në tërë botën bëjnë vetëvrasje për shkak të depresionit.
Depresioni nuk është vetëm sëmundje psikike, por edhe fizike!
Përgjigjen në pyetjen “si ndikon depresioni në shëndetin fizik dhe psikik” mund të jepni vetëm nëse shihni efektin e problemit në gjithë organizmin.
Studimet më të fundit kanë treguar që depresioni shton rrezikun nga kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare. Madje edhe kur nuk vjen deri tek sëmundjet e egra, ai aq e ndryshon funksionin e trupit saqë paraqiten një numër i problemeve fizike.
Depresioni shkakton probleme të shumta fizike
Përveç lodhjes dhe këputjes karakteristike, janë të shpeshta edhe dhimbjet në muskuj, gjoks dhe shpinë. Pastaj, dhimbjet e kokës, marramendja dhe humbja e vetëdijes. Gjithashtu, goditet edhe sistemi digjestiv, e më pas paraqiten edhe problemet me tretje, diarreja dhe simptomat tjera që ngjajnë në virus të stomakut.
Shenja të qarta të depresionit janë edhe rënia e flokëve, si dhe shtimi i peshës për shkak të nevojës së vazhdueshme për ëmbëlsira dhe ushqim të fortë, të kripur. Derisa tek femrat mund të paraqitet edhe mungesa e menstruacioneve.
Trajtimi i depresionit në klinikën Vip Vorobjev
Depresioni është sëmundje serioze e cila nuk do të largohet ashtu lehtë, por është e domosdoshme ndihma profesionale. Klinika VIP Vorobjev ka ekipin e mjekëve eminent specialistë, psikiatërve dhe stafin mjekësor që kanë përvojë shumëvjeçare si në trajtimin e varësisë, ashtu edhe në problemet tjera psikike.
Në një ambient të këndshëm dhe akomodim luksoz, zbatohen terapitë më bashkëkohore për depresion. Çdo pacienti i ofrohet kujdes i plotë dhe qasje individuale, si dhe diskrecion dhe siguri gjatë qëndrimit në klinikë. Që trajtimi të jetë më i rehatshëm, pacientët kanë në dispozicion përmbajtje të shumëllojshme – duke filluar prej hapësirave për argëtim, biblioteka e pasur, deri tek pishina, jacuzzi dhe palestra.
Jetën e përmbushin gjërat e bukura, lejoni ekspertëve të njohur botëror nga klinika VIP Vorovjev që këtë të ju dëshmojnë.