Varësia nga droga shkatërron jetën e personit të varur por edhe jetën e familjes së tij. Kjo varësi shkatërruese është kërcënim për të gjitha ato që i keni krijuar me vite por me ndihmën tonë gjërat mund të rregullohen.
Droga shpie familjen drejtë fundit
Kur zboni se më të dashurit tuaj janë të varur nga droga, së pari vjen shoku, mosbesimi, pastaj mërzia, shqetësimi dhe dëshpërimi.
Ne ju kuptojmë plotësisht si ndjeheni sepse këto janë tronditje shumë të mëdha që kanë ndikim të madh në familje. Deri dje ishte fëmijë i mirë, partner i mirë, prind i mirë, dhe pastaj situata bukvalisht brenda natës. Droga me të vërtetë mund të shpie njerëzit drejtë fundit, por jo vetëm ata, gjithnjë bëhet fjalë edhe për familjet e tyre që dalëngadalë fundosen me ata.
Është e vështirë t’i shprehni vuajtjet tuaja me fjalë sepse ju e dini më së miri si ndjeheni dhe nëpër çka po kaloni. Ju ndoshta ndjeheni të pafuqishëm derisa njëkohësisht keni dëshirë të madhe të ndihmoni, por nuk e dini si. Ne dëshirojmë t’ju inkurajojmë që nuk jeni të vetëm në rrethana shqetësuese dhe mund të mbështeteni tek ne.
Droga shkatërron marrëdhëniet familjare
Ne e dimë mirë që në këtë botë asgjë nuk mund të fshihet, e gjithashtu edhe personi i varur nga droga nuk mund të fsheh problemin e tij përgjithmonë. Kur të zbulojnë atë të dashurit e tij, vjen deri tek shkatërrimi i marrëdhënieve familjare.
Personi i varur zakonisht reagon me frazën “thjeshtë e kam provuar, nuk do të përsëritet”, por kjo kurrë nuk ndodh në praktikë. Personat e varur nuk janë të vetëdijshëm sa kanë “hyrë brenda” dhe mashtrojnë veten dhe të tjerët që gjërat janë nën kontroll, e në të vërtetë janë larg saj. Kur familja i kap ata për herë të dytë, vjen deri tek zhgënjimi dhe humbja e besimit.
Besimi është si pasqyra, kur thyhet një herë kurrë më nuk do të jetë e njëjta. Për këtë personat e varur nuk janë të vetëdijshëm dhe prapë lëndojnë më të dashurit e tyre.
Edhe një fakt pikëllues është prirja e familjes për të fajësuar veten dhe për të menduar që ka gabuar diku. Ne jemi këtu për t’ju thënë që nuk jeni fajtor dhe të theksojmë ndikimin negativ të shoqërisë dhe mungesën e kontrollit që do të çrrënjoste drogën nga përditshmëria jonë.
Droga ndryshon trurin e personit të varur
Siç e cekëm më lartë, nuk është faji juaj nëse anëtari i familjes tuaj ka filluar të drogohet. Ai është një vendim i keq i atij, i cili e shpie drejtë shkatërrimit edhe atë edhe juve. Megjithatë nuk është krejt ashtu bardhë e zi.
Droga sjell ndryshime të proceseve kimike në tru të cilët ndikojnë në mendimet, emocionet dhe sjelljet e njerëzve. Ata më pas bien në rreth vicioz të drogës në të cilin sillen dhe nuk shohin rrugëdalje nga aty. Jo rrallëherë vjedhin para dhe i futen punëve ilegale vetëm për të ardhur tek paratë, të cilat i ofrojnë një “moment të shkurtër lavdie” dhe një varg pasojash negative.
Kur ndodh ndonjë konflikt dhe hyni në debate të ashpra me personin e varur, mos harroni që ato nuk janë vetitë e tij, por pasojat e varësisë, dhe për këtë arsye fajësoni drogën sepse ajo është armiku i përbashkët i vërtetë, të cilit mund t’i prihet rruga.
Trajtimi i varësisë nga droga në klinikën tonë
Ne e dimë që nuk është lehtë të dalësh nga kthetrat e drogës, por gjithashtu e dimë që kjo nuk është e pamundur, ndërsa përvojat e pacientëve tanë të shëruar këtë e vërtetojnë. Me të vërtetë është e nevojshme që të kërkoni ndihmë profesionale sepse përpjekjet e trajtimit të pavarur nuk kanë sukses dhe mund të sjellin komplikime të reja.
Në klinikën tonë VIP Vorobjev punojnë ekspertë eminentë të cilët i kanë ndihmuar shumë personave të varur dhe familjeve të tyre të dalin nga ferri i drogës. Nuk ekziston dallimi ndërmjet drogave të lehta dhe të rënda, të gjitha drogat duhet të merren dhe trajtohen seriozisht.
Me ndihmën tonë, përsëri do të vendosni harmoninë në familje dhe do të filloni jetë më të bukur e më të shëndetshme së bashku me më të dashurit tuaj.