Kohëve të fundit jemi dëshmitarë të përdorimit gjithnjë e më të shpeshtë të substancave në shoqëri. Droga nuk është më diçka që e shohim në filma, ajo është kudo rreth nesh dhe fëmijëve tanë. Nisu nga kjo, është plotësisht e arsyeshme frika e prindërve që kjo mos t’i ndodh fëmijëve të tyre. Prandaj është veçanërisht e rëndësishme si të kuptoni që fëmija po përdor drogë.
Pse të rinjtë kanë prirje për drogën?
Si të kuptoni që fëmija po përdor drogë? Cilat janë arsyet prej të cilave vjen deri tek konsumimi i substancës?
- Njëra prej tyre është përpjekja për t’u përshjtatur në shoqërinë e bashkëmoshatarëve që kanë prirje për këtë. Dëshira që një i ri të përshtatet dhe të pranohet;
- Ndonjëherë përdorimi i drogës është mënyrë për ikje nga problemet. Është e qartë që kjo kurrë nuk i ka ndihmuar askujt, por për fat të keq, të rinjtë këtë kurrë nuk e kuptojnë;
- Të rinjtë shpesh dëshirojnë të dallohen dhe të jenë të ndryshëm. Përdorimi i drogës ndonjëherë është shprehje e dëshirës për rebelim dhe liri. Të rinjtë plotë ndjenja negative ndaj vetes, prindërve, botës – përdorimi i drogës është një mënyrë e keqe që të përballen me këtë, por ata kryesisht nuk janë të vetëdijshëm për këtë;
- Së fundmi, njëra prej arsyeve gjithsesi janë Të rinjtë shpesh nuk i kuptojnë efektet negative dhe pasojat që shkakton droga.
Si të kuptoni që fëmija po përdor drogë: Shenjat
Tek përdorimin e substancave, ndryshimet e para kanë të bëjnë me ndryshimet në sjellje. Në klinikën tonë VIP Vorobjev jemi të bindur që shenjat e mëposhtme tregojnë përdorimin e drogës nga fëmija.
- Largimi nga familja dhe shokët;
- Ndërrimi i shoqërisë dhe lëvizja në qarqe të dyshimta;
- Daljet e shpeshta të vonshme pa u shpjeguar asgjë prindërve;
- Kërkimi i shumave të mëdha të parave nga prindërit, humbja e gjërave me vlerë nga shtëpia;
- Ndryshimi i pamjes së jashtme: zbehtësia, lëkura dhe flokët të thyer, plagët e dyshimta, neglizhenca në veshje;
- Interesimi për ilaçe;
- Mungesat në orët e mësimit dhe përkeqësimi i suksesit në shkollë;
- Humbja e interesimit për hobin dhe aktivitetet e mëparshme;
- Ritmi i çrregulluar i gjumit, oreksi i çrregulluar;
- Mungesa e shikimit të problemit në mënyrë serioze dhe mosinteresimi për trajtim;
- Prirje për të gënjyer vetveten por edhe të tjerët;
- Shpërthime emocionale dhe ndryshime të shpeshta të disponimit pa arsye.
Këshilla për prindërit: si të kuptoni që fëmija po përdor drogë?
Para së gjithash, është e rëndësishme që çfarë shembull i japin prindërit fëmijëve, duke marr parasysh që prindërit janë model sipas të cilit fëmijët formojnë sjelljet e tyre. Edhe nëse më parë kanë pasur kontakt me drogën, atë nuk duhet potencuar.
Prindërit duhet të jenë vazhdimisht të inkuadruar në jetën e fëmijës së tyre dhe ta mbikëqyrin atë.
Nëse dyshoni që fëmija juaj po përdor drogën dhe nëse vëreni shenjat e lartpërmendura, është me rëndësi të reagoni menjëherë. Të paktën në mënyrë preventive. Nëse e mohoni dhe e minimizoni seriozitetin e problemit, në një mënyrë i jepni leje fëmijës suaj të vazhdoj që të sillet në atë mënyrë. Komunikimi i mirë është çelës për zgjidhjen e problemeve, apo të paktën fillimi.
Si të kuptoni që fëmija po përdor drogë dhe si t’i ndihmoni
Edhe përkundër dëshirës dhe përpjekjeve të mëdha që prindërit i bëjnë për të shëruar fëmijën e vet, kjo në përgjithësi nuk është e mjaftueshme. Duke marr parasysh seriozitetin e problemit dhe komplikimet e mundshme, është e qartë që është e pamundur përballja me varësinë pa ndihmë profesionale.
Në klinikën VIP Vorobjev trajtojmë varësinë nga droga në mënyrën më të mirë të mundshme.
Së pari trajtojmë varësinë fizike me mjete mjekësore për të krijuar hapësirë për intervenime psikoterapeutike. Jemi thellë të bindur që vetëm ky kombinim jep rezultate, ndërsa përvojat e pacientëve tanë këtë e konfirmojnë. Personat e varur nuk kanë dëshirë për t’u shëruar dhe kanë nxitje të madhe drejtë substancës kështu që është e obligueshme të futet terapia me medikamente.
Pas terapisë së suksesshme, kalohet në trajtimin e varësisë psikike. Në klinikën tonë psikoterapia kryhet me standardet më të larta.