Njëri prej youtuberëve më të popullarizuar serbë Nikola Milošević, i njohur si Đota me kanalin në YouTube DJOTAFREESTYLE, është i preferuar tek gjeneratat e reja në vendin tonë dhe në rajon. Arsyeja qëndron në përmbajtjen argëtuese të incizimeve të tij, si dhe në aftësitë mbresëlënëse në futboll. Mirëpo, në videoklipin e tij më ri Djota ishte pak më serioz. Në të vërtetë, ai paralajmëroi publikun për njërën prej epidemive më të mëdha të kohëve të ditëve të sotme. Tema e kripit ishte “thoni JO drogave”, i cili me shumë admirim dhe komente pozitive u prit në kanalin e tij në YouTube.
Meqenëse Đota ka ndikim të madh tek të rinjtë, ky youtuber shfrytëzoi rastin për t’i edukuar ata për efektet e dëmshme të përdorimit të narkotikëve. Përkatësisht, Nikola ka apeluar jo vetëm rinjtë, por edhe publikun e gjerë që kurrë të mos përdorin drogën. Droga po shkatërron dhe po merr çdo ditë e më shumë jetë, ndërsa përdorimi i saj, për fat të keq, po rritet dita ditës. Për këtë arsye Đota vendosi të bashkohet në luftën kundër përdorimit të cilido narkotik dhe në këtë mënyrë të tregojë sa ndikon droga dëmshëm në organizëm.
Kush në të vërtetë e përdor drogën në Serbi?
Në videoklipin e tij më të ri, youtuberi vizitoi klinikën VIP Vorobjev, të njohur në gjithë botën për trajtim të suksesshëm të sëmundjeve të varësisë. Đota kërkoi nga të rinjtë që kurrë të mos shkojnë rrugës së drogës. Siç theksoi ai, së paku një herë në jetë do të gjenden në situatë që drogën ta kenë afër. Atëherë, thotë ai, asnjëherë nuk duhet rënë në tundim ta provojnë. Đota gjithashtu e demaskoi mitin se kush janë, në të vërtetë, përdoruesit e vërtetë të opioideve.
Edhe pse mbretëron mendimi që drogën e përdorin vetëm shtresat e varfra të shoqërisë që jetojnë në skamje, në realitet nuk është ashtu. Đota ka shpjeguar që drogën në rastet më të shumta e përdorin njerëzit e pasur. Respektivisht, njerëzit që kanë para për ta blerë atë, njerëz që janë të suksesshëm në karrierën e tyre në biznes apo sport. Ai ka ftuar të gjithë të rinjtë që gjithmonë të mbeten në anën e duhur dhe të shëndetshme të jetës. Për këtë arsye “thoni JO drogave” ishe porosia kryesore e Nikolës në këtë klip, që ka pasur mbi 100.000 shikime në YouTube.
Thoni JO drogave – Biseda e Đotës me pacientët e klinikës VIP Vorobjev
Për shkak të gjithë kësaj të lartpërmendur, Youtuberi njëzetepesëvjeçar bisedoi me pacientët e spitalit luksoz për trajtimin e sëmundjeve të varësisë – VIP Vorobjev. Njëri prej pacientëve theksoi që mbi 10 vite ka pasur probleme me alkoolin, e pas kësaj ka kaluar në përdorimin e kokainës. Siç thotë ai, jetën e kishte buzë humnerës, dhe më pas zbuloi klinikën VIP Vorobjev e cila bukvalisht e shpëtoi nga “kthetrat” e narkotikëve. Ekspertët, mjekët e shkëlqyeshëm dhe stafi miqësor i kësaj klinike i kanë ndihmuar ql përdorimi i narkotikëve të mbetet vetëm e kaluara e tij e shëmtuar.
Pacienti tjetër, para së cilit ishte karriera e suksesshme sportive, tha që në daljet e natës përdorte kokainë së bashku me alkool. Ai theksoi që kjo “praktikë” e tij shumë shpejt u bë sëmundje e varësisë sepse i duhet të rriste dozat. Sipas fjalëve të tij, ai u përpoq të shërohej në klinika të ndryshme në SHBA, por pa sukses. Pas kësaj, shkoi në klinikën VIP Vorobjev e cila me metodat e saj inovative e largoi nga përdorimi i narkotikëve. Pacientja tjetër theksoi që, si edhe shumica e të rinjve, ishte mashtruar që marihuana nuk është drogë, përdorimi i së cilës shumë shpejt doli nga kontrolli. Pas trajtimit më bashkëkohor në spitalin VIP Vorobjev, kjo paciente arriti që plotësisht të kthejë jetën e saj për të mirë.
Përdorimi i narkotikëve – Argëtimi që shumë shpejt bëhet ferr
Klipi i Đotës ngjalli entuziazëm të madh në publik, e dëshmi për këtë janë reagimet dhe komentet e shumta pozitive në kanalin e tij në YouTube.
Pas bisedës me pacientët, Đota bisedoi rreth dëmeve të mëdha të përdorimit të drogës me psikologen e spitalit VIP Vorobjev, Zhivka Rangelov. Ajo tha që përdorimi i cilitdo narkotik në fillim duket i padëmshëm, por pikërisht ky hapi i parë është shkatërrues. Siç thotë ajo, derisa përdoruesit të vetëdijesohen që përdorimi i saj ka efekte shkatërruese, ata vetëm kanë hyrë thellë në probleme.
Rangelov shpjegoi që droga dhe alkooli asnjë njeriut nuk mund t’i sjellin asgjë të mirë, por vetëm ferr. Nga argëtimi dhe faza eksperimentale në fillim, shumë shpejt vjen zhvillimi i sëmundjes së varësisë dhe kriza e abstinencës. Për shkak të kësaj njerëzit kanë pasoja të shumta të dëmshme psikike dhe fizike. Përveç asaj që droga shkatërron jetën e përdoruesit, ajo prish edhe marrëdhëniet familjare, martesore dhe ato në punë. E pyetur për arsyen pse të rinjtë vendosin të nisin përdorimin e narkotikëve, Rangelov thotë që kjo është ndikuar në masë të madhe nga media e sotme e cila promovon përdorimin e drogës dhe alkoolit.
Familja është shtylla e çdo shoqërie, prandaj duhet të flitet me fëmijët dhe të rinjtë rreth dëmeve të narkotikëve qysh nga moshat e hershme, theksoi Rangelov.
Thoni JO drogave – Klinika VIP Vorobjev është gjithmonë këtu për ju
Në fund të klipit, Đota edhe një herë kërkoi nga të gjithë të rinjtë që asnjëherë të mos fillojnë me përdorimin e narkotikëve. Por, edhe që nuk është vonë për të ndaluar përdorimin e drogës, nëse tashmë e kanë bërë atë hap të gabueshëm. Sepse, “thoni JO drogave” gjithnjë duhet të jetë prioritet për të gjithë nëse ndonjëherë gjenden afër narkotikëve. Nëse ndonjëri ka problem me varësinë nga droga, duhet të ketë parasysh që zgjidhja ekziston, përfundoi Đota.
Klinika VIP Vorobjev me dekada me sukses shëron pacientët nga sëmundjet e varësisë dhe problemet psikike, nga të gjitha anët e botës. Në klinikën tonë punojnë ekipi i ekspertëve dhe mjekëve të nivelit të lartë njohur ndërkombëtarisht, i vlerësuar me shumë çmime. Gjithashtu jemi të pajisur me numër të madh të pajisjeve më moderne për diagnostifikim dhe terapi, përmes së cilave kryejmë detoksifikimin e sigurt dhe pa dhimbje. Me qasje individuale ndaj secilit pacient, me metoda inovative dhe terapi unike në trajtim, i ndihmojmë të gjithëve që në afat sa më të shkurtër t’i kthehen jetës normale dhe të lumtur.
Varësia është plotësisht e shërueshme, dhe zgjidhja gjithmonë ekziston. Ne jemi këtu për t’ju bërë këtë të mundur.