Tretmani me ajakuaska është një metodë e re dhe revolucionare e trajtimit të sëmundjeve të varësisë. Fitohet nga bimët Banisteropsis capii dhe Psychotria viridis që gjeografikisht janë të përhapura nga burimi deri tek rrjedha e lumit Amazonë. Konsumohet në formë pije. Shtetet në të cilat ajahuaska ka origjinën dhe është e përhapur janë Peru, Kolumbia dhe Ekuadori, për t’u zgjeruar më vonë në Guineja, Venezuelë, Surinam dhe pjesën veriore e Brazilit.
Konsiderohet që ajahuaska është e vjetër sa edhe civilizimi egjiptian. Vlerësohet që rreth pesë shekuj është më e vjetër se Gilgameshi dhe rreth 3000 vjet më e vjetër se krishterimi. Është thellë e rrënjosur në mitologjinë dhe filozofinë e fiseve dhe është bërë pjesë e pandashme e jetës së tyre.
Përse përdoret ajahuaska?
Ekzistojnë arsye të shumta pse njerëzit zgjedhin të provojnë ajahuaskën. Arsyet më të përhapura dhe më të shpeshta janë pastrimi shpirtëror dhe fizik.
Njëra prej arsyeve themelore pse njerëzit i shtyn që të konsumojnë ajahuaskën është pastrimi spiritual. Shumë persona që kanë provuar ajahuaskën flasin rreth asaj që përmes saj kanë arritur që njohin rolin e tyre në jetë, familje dhe tokë. Gjithashtu, theksojnë që kanë pasur një pasqyrë rreth asaj se si funksionon natyra jonë, gjithësia, dhe çfarë iu nevojitet të ndryshojnë tek vetja dhe çfarë duhet të bëhen. Në këtë drejtim. Shumë prej tyre flasin që ndjehen si të rilindur. Nuk është e rrallë dukuria që pas kësaj përvoje pacientët të pohojnë që kanë hyrë më shumë në gjendje shpirtërore që i ndihmon të shërohen dhe të shohin problemin e tyre në tërësi.
Ajahuaska i ndihmon pacientët që të fokusohen në trajtimin e sëmundjeve të varësisë, shkaqet e problemit, por edhe në trajtimin e simptomave të krizës së abstinencës. Ajahuaska ndikon në përmirësimin e gjendjes së pacientit, si dhe në rikuperimin e gjendjes fizike dhe psikike.
Ajahuaska – Efektet dhe veprimi
Ajahuaska ndikon në aktivitetet e serotoninës në tru. Gjithashtu ka efekt në introinspektim dhe emocione. Efektet e ajahuaskës shfaqen në një periudhë prej 30 deri në 60 minuta pas konsumimin. Tretmani me ajahuaska zgjat gjatë tërë ditës.
Gjatë terapisë me ajahuaska, pacienti është nën mbikëqyrje të vazhdueshme të profesionistëve. Profesionistët mjekësor kontrollojnë procedurën gjatë seancës dhe pacienti nuk guxon të mbetet i vetëm në asnjë moment.
Ajahuaska është substancë e cila ndihmon për të gjetur një rrugëdalje, si dhe për të kuptuar vështirësitë në mënyrë objektive. Gjatë terapisë, pacienti fokusohet në vetë shkaktarët dhe thelbin e problemit i cili e ka sjell në gjendjen që ndodhej kur arriti në klinikë.
Përveç kësaj, pacienti ndjen përmirësim të ndjeshëm, relaksim, simptomat e krizës zhduken dhe nuk ka dëshirë për të konsumuar substancën e dëmshme.
Pacientët që përdorin ajahuaska mund të vërejnë ndryshime më proceset e të menduarit dhe njohjes. Mendimet bëhen më intensive dhe më të shumta, ndërsa shqisat janë më të mprehta dhe më të theksuara. Gjithashtu, paraqiten më shumë emocione, ato janë më të forta dhe më efektive se kurrë më parë.
Kur përdoret ajahuaska dhe për cilët pacientë rekomandohet?
Ajahuaska është shumë e dobishme në terapinë e pacientëve që luftojnë me sëmundjet e varësisë, por edhe me çrregullimet tjera psikike dhe të imunitetit.
Efekti kryesor i ajahuaskës është trajtimi i sëmundjeve të varësisë dhe sjelljeve të personave t[ varur. Me terapinë e duhur, me biseda me stafin mjekësor profesional, ajahuaska ndryshon në mënyrë të konsiderueshme mënyrën e jetesës dhe nxjerr pacientin në rrugë të duhur.
Ajo është shumë e dobishme me rastin e deficitit të serotoninës në trup. Ky problem paraqitet rek varësia nga alkooli, por edhe adikcioni nga opiatet. Përveç kësaj, ka edhe efekt antidepresiv, kështu që është shumë e dobishme edhe në trajtimin e sëmundjeve dhe çrregullimeve psikike.
Nuk rekomandohet përdorimi i ajahuaskës nën kushte të pakontrolluara. Është e domosdoshme laja e specialistit, si dhe doza e përshkuar e ajahuaskës, e cila guxon të përdoret në trajtim. Pas diagnostifikimit të pacientit pas pranimit në klinikën Vip Vorobjev, mjeku i përshkruan terapinë me ajahuaska nëse vlerëson që ajo është e nevojshme.
Më së shpeshti përdoret pas detoksifikimit të organizmit dhe pastrimit të trupit nga materiet e dëmshme dhe toksike. Tretmani me ajahuaska është fazë shumë e rëndësishme e trajtimit të sëmundjeve të varësisë në klinikën tonë. Falë kësaj metode të trajtimit, rritet vetëdija e pacientit rreth pasojave të varësisë, ndërsa procesi i rehabilitimit përshpejtohet.
Fazat e trajtimit me ajahuaska
Tretmani me ajahuaska mund të praktikohet vetëm në prani të mjekut dhe stafit mjekësor profesional.
Diagnostifikimi – faza e parë edhe jashtëzakonisht e rëndësishme e trajtimit gjatë së cilës vlerësohet gjendja fizike dhe psikike e pacientit. Kontrollimi standard diagnostifikues për vlerësimin e gjendjes fizike përfshin: testin e urinës, testet për hepatitin B dhe C, për infeksionin HIV, analizat e përgjithshme të gjakut, testin biokimik të gjakut, EKG-në dhe kontrollimin e mjekut internist. Kontrollimi standard diagnostifikues për vlerësimin e gjendjes psikike përfshin: diagnostifikimin psikik (aplikohen testet psikologjike me ndihmën e të cilëve përcaktohet niveli i varësisë, cilat janë pasojat e përdorimit të substancave në shëndetin psikik, ekzaminohen shenjat e çrregullimeve psikike, prania e depresionit, shkalla e motivimit për t’u shëruar, vetëkritika si dhe ruajtja e mekanizmave të vullnetit).
Plani i trajtimit – pasi të bëhet diagnostifikimi, ekipi i mjekëve shqyrton analizat e marra dhe harton strategjinë dhe planin e trajtimit. Nëse ekzistojnë faktorët e rrezikut apo të ndonjë sëmundje kronike kryhen teste plotësuese dhe përshkruhet terapia. Është e mundur të bëhet MRT, EEG, ultrazëri, rëntgeni, endoskopia, analizat e përqendrimit të medikamenteve dhe narkotikëve, kontrollimet e kardiologut, neurologut, endokrinologut …
Përgatitja e pacientit – një ditë para seancës grumbullohet informacionet rreth pacientit dhe jetës së tij përmes testeve speciale psikologjike si dhe gjendjes së përgjithshme shëndetësore të tij. Në bazë të rezultateve mjeku i përshkruan dozën e saktë të ajahuaskës.
Terapia me ajahuaska – Gjatë terapisë me ajahuaska mjeku përcjell vazhdimisht zhvillimin e situatës dhe kontrollon kushtet, ndërsa pacienti është i kyçur në monitorim me ndihmën e të cilit përcillet pulsi, niveli i oksigjenit në organizëm dhe puna e zemrës. Tretmani nuk guxon të kryhet në kushte spitalore dhe nën mbikëqyrje të mjekut specialist.
Stabilizimi – hapi i fundit është evaluimi i rezultateve të trajtimit dhe stabilizimit. Gjendja psikike dhe fizike e pacientit është stabilizuar.
Trajtimi ambulator – pacienti është i obliguar të mbajë kontakte me mjekët në 12 muajt e ardhshëm për shkak të monitorimit të situatës, korrigjimit të terapisë dhe ndihmës eventuale në momente të vështira.
Trajtimi i sëmundjeve të varësisë në klinikën Vip Vorobjev
Klinika për trajtimin e sëmundjeve të varësisë Vip Vorobjev është njëra prej klinikave lider për trajtimin e sëmundjeve të varësisë në Evropë.
Ekipin tonë e përbëjnë specialistët mjekësor të klasës së parë. Ekipi jonë është ndërkombëtar dhe e përbëjnë vetëm mjekët kulminant dhe me përvojë. Ne ruajmë traditën! Ne jemi fitues të Çmimit të artë për kualitet në Nju Jork, dhe që atëherë ne investojmë energji në avancim të mëtejshëm si dhe avancojmë metodat e trajtimit të sëmundjeve të varësisë.
Tretmani me ajahuaska në klinikën Vip vorobjev, është ajo që na dallon prej të tjerëve dhe paraqet njërën prej procedurave më efikase në trajtimin e sëmundjeve të varësisë. Shumë pacientë të kënaqur nga të gjitha anët e botës, pas trajtimit iu janë kthyer jetës normale, familjeve të tyre dhe shprehive të tyre të përditshme.
Pacientët këshillohen që para ardhjes në klinikë dhe trajtimit me ajahuaska, të mos konsumojnë alkool dhe opiate, siç janë heroina, kokaina, marihuana dhe të ngjashme. Nëse pacienti konsumon ndonjë opat, profesionistët mjekësor i propozojnë që së pari të bëhet detoksifikimi i organizmit. Pas pastrimit të trupit nga toksikët, mund të praktikohet terapia me ajahuaska.