Varësia nga heroina është njëra prej sëmundjeve më të vjetra të varësisë.
Shekulli XXI solli ndryshime të mëdha. Përveç zhvillimeve teknike dhe teknologjike, ka pasur edhe anë negative, para së gjithash në aspekte sociale dhe ekonomike. Për fat të keq, vendosja e marrëdhënieve të këqija nga rrethet sociale është bartur edhe në marrëdhëniet familjare.
Situatën e keqe e thellon edhe më tepër paraqitja e drogave të reja sintetike, që janë më të lira. Për këtë arsye janë edhe më të arritshme për popullatën e gjerë, sidomos në mesin e gjeneratave të reja. Edhe mendimi që ekziston dallimi në mes drogave të lehta dhe të rënda që e plasojnë disa media të caktuara, kontribuon në rritjen e përdorimi të substancave psikoaktive. E në mesin e tyre edhe më tej në vendin e parë është varësia nga heroina. Përdorimin aktiv të saj e hasim si tek gjashtëmbëdhjetëvjeçarët ashtu edhe tek biznesmenët, politikanët dhe njerëzit tjerë të suksesshëm afarist.
Që heroina nuk është vetëm droga më e përhapur, por edhe më e rrezikshëm, e konfirmojnë edhe të dhënat statistikore. Në të vërtetë, prej numrit të përgjithshëm të pacientëve të hospitalizuar nga sëmundjet e varësisë, 40 për qind kanë problem me heroinën, ndërsa 25 për qind prej tyre përfundojnë me rezultat fatal.
Varësia nga heroina është e njohur prej kohëve të hershme
Qysh në vitin 4500 Para Erës së Re sumerët kanë filluar me kultivimin e lulëkuqes. Këtë e dëshmojnë shkrimet në pllakat e argjilës të gjetura në objektet arkeologjike. Në Mesopotami dhe Egjipt nga kjo lule është bërë opiumi, si cili ishte në masa të gjera i pranuar si efektiv. Madje edhe mjeku i Greqisë Antike Hipokrati i ka përshkruar këtë narkotik pacientëve të tij si ilaç. .
Përdorimi zyrtar i heroinës ka filluar prej shekullit XIX. Falë kimistit anglez C. R. Alder Wright, në vitin 1874 është sintetizuar substanca e re në formë pluhuri. Dy dekada më vonë, për qëllime të kompanisë farmaceutike Bayer, Felix Hoffman e futi si zëvendësim për morfinën. Përveç kundër dhimbjeve, heroina është përdorur fillimisht edhe për të trajtuar kollën dhe ftohjet.
Vetëm në fillim të shekullit XX është zbuluar varësia nga heroina, kështu që “Bayer” e tërhoqi ilaçin nga prodhimi. Por, fakti që është radhitur në substanca ilegale nuk ka sjell rënien e përdorimit.
Varësia nga heroina zhvillohet shumë shpejtë
Përdorimi i drogës shkakton pasoja në shëndetin psikofizik. Megjithatë, varësia nga heroina konsiderohet si më e vështira. Arsyeja qëndron në faktin që në treg nuk vjen në formë të pastër. Zakonisht është e përzier me sheqer dhe me qumësht pluhur, niseshte dhe paracetamol, por nuk janë raste të rralla edhe kur i shtohen helmi i minjve dhe detergjenti, që e bën shumë të rrezikshëm. Duke marrë parasysh që çdo dozë e re sjell pasiguri në përbërje, heroina me të drejtë quhet “drogë e vdekjes”.
Gjithashtu bëhet fjalë për narkotikun që krijon varësinë më të shpejtë. Mesatarisht zhvillohet për vetëm 3 javë të përdorimit të rregullt.
Shpejtësia e veprimit varet nga mënyra e përdorimit. Për thithje me hundë janë të mjaftueshme 5 minuta për ë ndjerë efektet e saj, derisa në mënyrë intravenoze vepron menjëherë. Pa marrë parasysh se si përdoret, efekti është gjithnjë i njëjtë.
Faza e parë karakterizohet nga euforia dhe ndjenja e lumturisë, që shoqërohen me kruajtje dhe skuqje të lëkurës, e nganjëherë me krupë dhe vjellje. Ato zëvendësohen me përgjumje dhe frymëmarrje dhe rrahje të zemrës të ngadalshme. Në këtë fazë dobësohen funksionet mentale sepse heroina ka efekte të drejtpërdrejta në sistemin qendror nervor. Shumë shpejtë, personi bie në gjumë nga i cili zgjohet i lodhur, i frikësuar dhe me dëshirë për një dozë të re.
Varësia ndikon në shëndetin e përgjithshëm
Përdorimi i heroinës shkakton kapsllëk, humbje të oreksit dhe të peshës trupore. Shfaqet mosinteresim i plotë për jetën e përditshme, e me këtë edhe depresioni.
Tek meshkujt shpesh vjen deri tek steriliteti dhe impotenca, ndërsa tek femrat çrregullimet e ciklit menstrual.
Varësia kronike nga heroina ndikon në sistemin e tretjes. Më pas shfaqen problemet me mëlçinë, pankreasin, veshkat, mushkëritë. Dëmtimet janë të dukshme edhe në lëkurë, flokë dhe dhëmbë, si dhe në mukozën e hundës tek personat që heroinën e përdorin duke e thithur me hundë. Ndërsa përdorimi intravenoz rrit rrezikun nga infeksionet virusale, siç janë hepatiti B dhe C, si dhe AIDS-i.
Heroina ndikon edhe në tru, duke zvogëluar funksionet konjunktive, përqendrimin dhe kujtesën. Si pasojë e kësaj mund të shfaqen edhe sulmet epileptike.
Duke pasur parasysh seriozitetin e problemeve, është i domosdoshëm trajtimi i varësisë nga heroina. Në klinikën VIP Vorobjev zbatohet programi kompleks i caktuar veçanërisht për çdo pacient.
Në fazën e parë të hospitalizimit bëhet kontrollimi komplet diagnostifikues. Ai përfshin analizat e detajuara toksikologjike të gjakut dhe urinës, si dhe testet psikologjike dhe analiza e personalitetit. Në bazë të këtyre caktohet metoda më e mirë për pastrimin e organizmit nga narkotikët – detoksifikimi ultra rapid (UBOD), terapia Neuro Jet (N.E.T.), farmakoterapia, terapia transair.
Secila prej metodave të përmendura është plotësisht e sigurt, detoksifikim pa dhimbje. Kjo do të thotë që përjashtohen simptomat e krizës së abstinencës, d.m.th. pacienti nuk ndjen dhimbje, nervozizëm, dridhje, frikë, krupë…
Pikërisht këto metoda bashkëkohore të trajtimit të sëmundjeve të varësisë e dallojnë klinikën VIP Vorobjev nga qendrat tjera të rehabilitimit.
Edhe në aspektin e trajtimit të varësisë psikike, ekipi profesional i mjekëve specialistë dhe psikoterapistëve aplikon një terapi unike revolucionare me Ibogainë. Nën efektin e saj, jo vetëm që largohet dëshira për vetëm një trajtim, por vjen edhe deri tek rikuperimi i qelizave nervore.
Trajtimi i varësisë psikike me Ibogainë në klinikën VIP Vorobjev e karakterizon aplikimi ekskluzivisht i Ibogainës mjekësore, si dhe përcjellja e të gjitha parametrave vitale tl pacientit.
Çlirohuni nga varësia nga heroina me ndihëm e metodave më të mira të trajtimit, pajisjeve më bashkëkohore dhe stafit mjekësor me përvojë disa dekadash. Në klinikën VIP Vorobjev ju presin edhe privatësia e plotë në akomodim luksoz, ku përfshihen përdorimi i palestrës, pishinës dhe jacuzzit.