Varësia nga LSD renditet e treta, menjëherë pas heroinës dhe kokainës.
Hulumtimet e fundit tregojnë që popullsia botërore është në krizë. Përveç shumë çështjeve ekzistenciale, stresit, mungesës së resurseve materiale, njerëzimi është nën presion të vazhdueshëm të rrethit. Duke u përpjekur që të ikin nga realiteti i ashpër, njerëzit po kërkojnë mënyra të ndryshme të relaksimit. Për fat të keq, njëra prej tyre është përdorimi i drogave.
Problemi thellohet edhe më tej me lëvizjen e moshës. Duke menduar që ekziston dallimi i qartë në mes të drogave të lehta dhe të rënda fëmijët qysh në shkollë fillore takohen me marihuanën. Ajo është vetëm stacioni i nisjes, e cila shumë shpejtë bëhet varësi.
LSD është aktualisht droga më e popullarizuar në mesin e të rinjve. Pa të nuk kalon pothuajse asnjë ndejë, koncert apo dalje.
Varësia nga LSD nuk është e ditëve të sotme
LSD, e njohur si trip, është drogë sintetike haluçinogjene. Atë e ka zbuluar më 16 nëntor të vitit 1938 Albert Hofmann. Ky kimist zviceran, në kuadër të programit të madh hulumtues, kërkonte derivatet e ergotit që mund të kishin rëndësi mjekësore, dhe ka sintetizuar LSD-25, që paraqet shkurtesën nga gjuha gjermane “Lysergsäure-diethylamid”, derivati i 25-të me radhë i sintetizuar. Pasi nuk ka treguar cilësitë e dëshiruara, Hofmann e la substancën anash, për të zbuluar 5 vite më vonë efektin e tij të vërtetë.
Në të vërtetë, një ditë, kimisti rastësisht, para se të niset për në shtëpi, e futi në organizëm LSD-në. Së shpejti, ndjeu marramendje dhe një trazim të çuditshëm, dhe para tij radhiteshin fotografi kaleidoskopike me ngjyra të gjalla. Eksperimentin e përsëriti të nesërmen me dozë shumë më të fortë, dhe efekti ishte më i fortë. U ndjente se gjendje jashtë trupit të tij, të cilin e kishte pushtuar një demon, duke e kontrolluar çdo lëvizje. Edhe pse përpiqej të lirohej, nuk arriti.
Në fillim të viteve të 50-ta CIA kishte iniciuar një hulumtim të fshehtë, në të cilin varësinë nga LSD e përdori si mjet për të kontrolluar mendjen. Publiku vetëm në vitin 1975 e morri vesh këtë projekt, që ndikoi negativisht në përdorimin e saj. Përkundrazi! Me ardhjen e lëvizjes hipi, LSD u zhvillua në subkulturë të veçantë. Vlerësohet se në atë kohë më shumë se 10 për qind të banorëve të Amerikës dhe Evropës përdornin pikërisht këtë substancë ilegale.
Me kalimin e kohës, rritje popullariteti i saj, duke u bërë kështu, pjesë përbërëse e njerëzve anembanë botës.
Varësia nga LSD nuk mund të parashikohet!
LSD zakonisht futet në trup në formë tabletash, masë xhelatine apo pluhur. Jo rrallëherë edhe duke lëpirë letrat e njomura. pas gjysmë ore fillon efekti, i cili mund të zgjat 12 orë pandërprerë.
Efekti varet nga karakteristikat personale, si dhe nga doza e marrë. Kështu, në sasi të vogla “sillet” si marihuana. Derisa në sasi të mëdha shkakton probleme serioze në perceptim dhe shqisa, që shoqërohen me iluzione dhe halucinacione. Në masë shumë të madhe vjen deri tek ndryshimi i plotë i identitetit personal dhe imazhit rreth vetes.
Këtë lloj udhëtimi, d.m.th. tripi, e karakterizon edhe frymëmarrja e parregullt, ndryshimet në punën e zemrës, rritja e tensionit të gjakut dhe nivelit të sheqerit në gjak.
Pasojat e përdorimit të LSD
Varësia fizike nga LSD nuk është regjistruar, por ekziston varësia e fuqishme psikike. Në fakt, përdorimi i saj afatgjatë, sikur edhe tek varësia nga metadoni, kokaina dhe opiatet tjerë, ndikon në qendrat e trurit, duke rritur nivelin e serotoninës. Kjo ka për pasojë ndikim negativ në funksionet konjunktive, duke përfshirë përqendrimin, sjelljen e vendimeve dhe sjelljet sociale.
Në të njëjtën kohë, flashback-et e shpeshta, gjegjësisht, efektet e halucinacioneve pa përdorim të narkotikëve, mund të sjellin probleme psikike. Fillimisht shfaqen sulmet e panikut, fobitë e ndryshme, para së gjithash nga vdekja, e më pas ankthi, depresioni, por edhe psikoza dhe skizofrenia, që shpesh çojnë në vetëvrasje.
Pasi që varësia nga LSD nuk tregon simptoma sikur narkotikët tjerë, shumica mendojnë që në çdo moment mund të lirohen nga kjo shprehi. Megjithatë, LSD nuk duhet të konsiderohet aq e lehtë, sidomos nëse kihet parasysh dëmtimi i kromozomeve. Prandaj, është i domosdoshëm trajtimi adekuat.
Klinika VIP Vorobjev posedon kushtet më të mira për trajtimin e varësisë, që plotësojnë standardet ndërkombëtare. Për këtë arsye, nuk habit fakti që e vizitojnë pacientë nga të gjitha anët e Evropës. Duke filluar nga aeroporti apo stacioni, nëpërmjet akomodimit në dhoma luksoze, deri tek ushqimi me cilësi të lartë – stafi i klinikës kujdeset për dëshirat e çdo pacienti, duke respektuar privatësinë e tyre.
Ajo që e dallon në veçanti klinikën VIP Vorobjev janë teknikat më bashkëkohore të trajtimit të cilat zbatohen nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të mjekëve specialistë dhe psikiatërve të njohur botëror. Detoksifikimi pa dhimbje nga opiatet, largimi i varësisë psikike me Ibogainë, si dhe metodat rigjenerative garantojnë rezultate të shpejta dhe maksimale. Derisa mbështetja e plotë pas trajtimit jo vetëm që lehtëson rikthimin në jetë normale, por edhe jep siguri shtesë që nuk do të shfaqen recidivët.
Çlirohuni nga varësia nga LSD, kontaktoni klinikën VIP Vorobjev.