Varësia nga tabletat është problem specifik duke marr parasysh disponueshmërinë e lartë të ilaçeve dhe çmimet e përballueshme në raport me substancat ilegale. Edhe pse legale ato mund të shkaktojnë varësi fizike dhe psikike të rëndë. Pikërisht për këtë shkak abuzimi me tableta shkakton pasoja të shumta në organizëm.
Si lind varësia nga tabletat?
Sot pothuajse të gjithë njerëzit janë me stres. Problemet në punë apo në familje mund të çojnë në paqëndrueshmëri emocionale, depresion, sulme të panikut, çrregullime në sjellje, pagjumësi dhe gjendje tjera të shumta. Ndonjëherë duket se duke përdorur tableta mund të qetësohemi dhe të stabilizohemi, por efekti është pothuajse gjithnjë i kundërt dhe në këtë mënyrë nuk zgjidhim problemet as në punë as në shtëpi.
Në fillim, tabletat ndihmojnë që trupi dhe truri jonë të pushojnë, por pas një kohe, shfaqet ankthi, dhe shumë pengesa tjera psikike.
Benzodiazepinat nuk janë zgjidhje e menjëhershme
Benzodiazepinat janë ilaçe që bëjnë pjesë në qetësues. Ata janë lehtësisht të disponueshëm, dhe kështu shpesh vjen tek abuzimi i tyre.
Lidhen me një vend të caktuar në receptorin për GABA (acidi gama-aminobutirik) dhe potencojnë veprimin e tij. GABA është neurotransmetuesi kryesor frenues në sistemin nervor qendror. Aktivizimi i tij çon në ndryshime të aktiviteteve të neuroneve që bëhen frenues dhe ndalojnë së kryeri funksionin e tij.
Me ndihmën e tyre arrihet efekti qetësues, por gjithashtu sjellin edhe gjumin në sasi të mëdha. Edhe një anë negative është që ndikojnë në tru, dhe mund tl shkaktojnë dhimbje koke dhe çrregullime të koordinimit, lëvizje të rënduar dhe çorientim, dhe në këtë mënyrë ndikojnë në aftësinë e drejtimit të automjetit. Tek disa shkaktojnë edhe agorafobinë apo ngazëllim dhe sjellje agresive, që sigurisht që janë e kundërta e efekteve themelore.
Benzodiazepinat nuk duhet përdorur më shumë se 10 ditë, sepse përveç që shkaktojnë varësi, kanë edhe efekte tjera të shumta të padëshiruara.
Disa prej tyre janë:
- rreziku i shtuar për infarkt të miokardit;
- pengesat në rrugët e frymëmarrjes;
- gastriti;
- sëmundja e mëlçisë dhe veshkave;
- ndikojnë negativisht në sistemin nervor qendror dhe periferik;
- ngadalësojnë procesin e të menduarit;
- amnezioni anterograd;
- simptoma e depersonalizimit – humbja e ndjenjës së identitetit personal;
- çojnë në paranojë, halucinacione, psikozë, depresion, ide vetëvrasëse …
Kombinimi i ilaçeve për qetësim me alkool, është veçanërisht i rrezikshëm, sepse ai rrit fuqinë e tyre.
Shumë shpesh njerëzit provojnë që të largohen të pavarur, por pothuajse çdo përpjekje përfundon pa sukses. Ndërprerja e menjëhershme e konsumimit të ilaçeve nga grupi i benzodiazepinave mund ë jetë i rrezikshëm për shëndetin tuaj, sepse çon në sulme epileptike, gjendje delirante dhe hipertension.
Varësia nga tabletat dhe kriza e abstinencës
Kriza e abstinencës lind kur vjen deri tek ndërprerja e menjëhershme e përdorimit të tabletave. Manifestohet me simptoma të pakëndshme fizike dhe psikike:
ndryshimet e disponimit;
- ankthi;
- zvogëlimi i përqendrimit;
- problemet me kujtesën;
- apatia, rënia e energjisë;
- djersitja;
- mendime obsesive, intruzive;
- gjumë i çrregulluar;
- mosfunksionim seksual …
Periudha kritike zgjat deri në dy javë, por simptomat e numëruar mund të kthehen kohë pas kohe edhe në muajt e ardhshëm, dhe ndikojnë në çrregullimet e funksioneve mentale.
Si pasojë e pamundësisë për të kapërcyer krizën, ndodh që personat të rikthehen në përdorim të tabletave dhe në këtë mënyrë hyjnë në një rreth vicioz.
Kriza e abstinencës trajtohet më me sukses në klinikën tonë sepse në të punojnë ekspertë eminent që kanë përvojë shumëvjeçare në trajtimin e sëmundjeve të varësisë dhe çrregullimeve mentale.
Si të identifikoni varësinë nga tabletat dhe si të ndihmoni atë?
Nëse dyshoni që anëtari i familjes tuaj po bëhet i varur nga tabletat, keni kujdes në këto simptoma:
- përdorim i vazhdueshëm i tabletave pavarësisht vetëdijes për pasojat e dëmshme;
- dëshirë e papërmbajtshme për të marrë tableta;
- rritja e dozës;
- paraqitja e krizës së abstinencës;
- disinibicioni dhe humbja e kontrollit.
Është e qartë që sëmundjet e varësisë janë komplekse dhe trajtohen me efikasitet më të madh në mjedis të mbrojtur, siç jemi ne. Në klinikën VIP Vorobjev e dimë që varësia nga tabletat është e shërueshme dhe kemi plan të trajtimit i cili është dëshmuar si shumë efektiv.
Në fillim, grumbullohen informacionet dhe zbulohet shkaku i fillimit të përdorimit të ilaçeve. Me ndihmën e pajisjeve më bashkëkohore mjekësore ekzaminohet gjendja e organizmit, me EKG, EEG, rezonancë magnetike e cila është veçanërisht e përshtatshme për monitorimin e aktiviteteve bioelektrike të trurit.
Detoksifikimi ndihmon që organizmi shpejtë dhe pa rreziqe të përballet me varësinë fizike. Përdoren neurometabolikë me funksione qetësuese, agonistë GABA, neuro-komplekse vitaminash që mundësojnë rigjenerimin e sistemit nervor qendror. Pas kësaj kalohet në qëndrueshmëri psikike, me ndihmën e farmakoterapisë, psikoterapisë dhe terapisë N.E.T. E gjithë kjo i ndihmon pacientit që të jetë i vendosur në vendimin për të filluar një jetë të re pa ilaçe. Më në fund, pacienti duhet t’i përmbahet këshillave dhe rekomandimeve të mjekëve dhe pasi të largohet nga spitali të ndryshojë stilin e jetës, të marrë terapinë e përshkruar dhe rregullisht të vijë në kontrollime.
Për suksesin tonë në këtë fushë flet numri i madh i pacientëve të shëruar të cilët kanë qëndruar në klinikën tonë dhe kanë arritur që të lirohen nga ky lloj i varësisë. Si me çdo gjë tjetër, janë thelbësore vullneti dhe dëshira e pacientit që me të vërtetë të largohet nga kjo substancë dhe të dëshirojë të jetojë pa të në të ardhmen.
Me ndihmën tonë, shëndeti mental nuk duhet të jetë ideal i paarritshëm por pjesë e përvojës suaj jetësore!