Edhe një vit i shkëlqyeshëm për ne është drejtë fundit, dhe këtë rast e shfrytëzuam të festojmë sukseset e shumta që e shënuar këtë vit. Kemi arritur rezultate të shkëlqyeshme dhe kemi shëruar shumë njerëz që na u drejtuan për ndihmë. Prioriteti jonë është që me ritëm të njëjtë të vazhdojmë edhe në vitet në vazhdim.
Festimi i Vitit të Ri në restorantin Filmski Grad
Ky ka qenë një vit jashtëzakonisht i frytshëm gjatë së cilit kemi shëruar me sukses numër të madh të pacientëve. Për këtë rast, vendosëm të organizojmë një festë në restorantin Filsmki Grad, i cili gjendet në lagjen Koshutnjak dhe i rrethuar me natyrë shumë të bukur. Për ne ishte shumë e rëndësishme që gjithçka të jetë në nivelin më të lartë, sepse ekspertët tanë eminent kanë merituar një atmosferë maksimale, pushim, por edhe stimulim të vazhdojnë me trajtime të suksesshme.
Në festë ishin të pranishëm të punësuarit e dy klinikave në Beograd: Dr Vorobjev dhe VIP Vorobjev. Drejtori i klinikës mbajti një fjalim jashtëzakonisht frymëzues i cili i ngazëlloi të gjithë të pranishmit në këtë ngjarje festive. Ai i uroi të punësuarve për një vit të suksesshëm dhe i dëshiroi të gjitha të mirat në të ardhmen së në planin personal ashtu në punë. Ai iu drejtua të pranishmëve në gjuhën serbe dhe me këtë edhe më shumë kontribuoi në krijimin e një atmosfere të ngrohtë dhe të këndshme.
Çmimi prestigjioz për kualitet në vitin 2018
Arsyet për festë ishin me të vërtetë të shumta. Njëra prej tyre ishte edhe fitimi i çmimit prestigjioz për kualitet (International Quality Summit) në New York në vitin 2018. Ky çmim erdhi si një konfirmim tjetër i sukseseve dhe përkushtimit tonë, e ai ndahet për inovacione dhe aspirata të vazhdueshme për avancim të kualitetit në punë. Duke marr parasysh që kjo është ajo që ne vazhdimisht e bëjmë, nuk ishim të befasuar por kjo nuk zvogëloi ndjenjat e krenarisë dhe lumturisë. Të gjithë duan të shohin rezultatet finale të asaj çfarë punon, e kështu edhe ne.
Fitimi i këtij çmimi prestigjioz paraqet një stimulim të vërtetë për të avancuar kualitetin e trajtimit dhe ne kërkojmë edhe metoda avancuese në trajtimin e sëmundjeve të varësisë. Ne e dimë që jemi në rrugë të drejtë dhe i gëzohemi ditëve që vijnë sepse besojmë fortë që edhe viti i ardhshëm do të jetë plotë me suksese në punë, me shërime të shumta dhe momente të lumtura.